• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Covid-19, fondet publike dhe zgjedhja e anëtarëve të rinj, Fuga sulmon ashpër Akademinë e Shkencave

by A R
02/07/2020 18:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Artan Fuga ka dalë kundër pranimit të Pëllumb Xhufit dhe Mimoza Hafizit në Akademinë e Shkencave.

Ai thotë se pranimi i tyre ishte skandaloze dhe e pandershme.

Akademiku thotë se janë falsifikuar dokumente dhe janë tjetërsuar shkresa për të pranuar Xhufin dhe Hafizin.

Ndër të tjera Fuga shkruan:

“Të nderuar,

Në shërbim të transparencës dhe të informimit të opinionit publik të vendit, theksoj sa më poshtë vijon :

Kisha vendosur të mos shprehesha publikisht lidhur me pranimet e reja në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë që u kryen përpara dy ditësh. As për procesin që çoi atje. Kjo sepse nuk dëshiroja ta ngarkoja më shumë publikun gjithmonë me një çështje të dështuar dhe që ripërsërit dështimin sakohë nuk përqafoi reformimin.

Mirëpo kolegë, miq, të panjohur, aktivistë shoqërorë jo vetëm pyesin, por në një farë mënyre edhe kërkojnë llogari se përse nuk kam reaguar.

Arsyeja më e madhe që më ka bërë të qendroj i rezervuar në shprehjen publikisht është sepse janë pranuar në Akademinë e Shkencave individë, kolege e kolegë për të cilët në asnjë mënyrë nuk më lejohet etikisht të shpreh qendrime subjektive.

Megjithatë, meqë më kërkohet me insistim dhe vihem përpara kërkesës publike të përsëritur, deklaroj se edhe pranimet e reja, pa hyrë sikurse thashë në profilin dhe arritjen e personave që kandiduan, u kryen në pjesën dërmuese, me ndonjë përjashtim të rrallë, me shkelje të rënda proceduriale, me shmangje dhe shkelje të ligjeve dhe statutit të Akademisë të Shkencave, me përzgjedhje krejt arbitrare dhe duke shmangur garën e ndershme, pa transparencë.

Sipas shqyrtimeve të mia deklaroj me përgjegjësi të plotë se dy prej vendeve u zunë nga kandidatë duke u mohuar në mënyrë te antiligjshme pjestarëve të tjerë të komunitetit shkencor të vendit për të marrë pjesë në garë, me fshehtësi dhe me vende të destinuar si monopol personave të veçantë brenda Akademisë të Shkencave. Në një rast u shkelën hapur formulimet në ligj duke i kundërvenë ligjit statutin e Akademisë të Shkencave, i cili është një amalgamë qendrimesh autoritariste dhe monopolizuese. Për katër kandidatë u shkelën rëndë procedurat e pranimit duke u zëvendësuar ato me lojra manipuluese politike të njohura tashmë si me autorësi të dikujt të ditur publikisht. Po ashtu pati edhe raport të ndonjë komisioni që është « fake » dhe aspak autentik duke përbërë edhe falsifikim dokumenti. Po numuroj vetëm shkeljet kryesore !

Të gjitha këto, theksoj jashtë çdo gjykimi për personat që kandiduan, janë denoncuar nga unë me shkrim në të gjitha nivelet e Akademisë të Shkencave si edhe në asamblenë e saj, por kanë rënë si gjithmonë në vesh të shurdhër.

Unë ripohoj se nuk përjashtoj dyshimin tim se dikush me qëllim kërkon të përhapi paligjshmërinë brenda radhëve të Akademisë të Shkencave, për ta bërë gjithnjë e më shumë të paligjshmen gjendjen normale të saj. Për ta fiksuar paligjshmërinë në dokumentat, vendimet, strukturat institucionale të Akademisë të Shkencave.

Sikurse ka shkruar filozofi dhe sociologu i njohur amerikan Ervin Goffman, njerëzit që ndjejnë se kanë stigmate kërkojnë të shkrihen në bashkësi me këto stigmate për t’u gjendur në një ekosistem që nuk i ve re ato!

Për të gjitha këto shkelje përgjegjësinë e plotë e mbajnë edhe antarët e tjerë të kryesisë të Akademisë të Shkencave, kryetarët e seksioneve përkatëse, sekretari shkencor, si edhe drejtuesi i komisionit teknik, i burimeve njerëzore, dhe specialistët teknikë që janë bërë pjesë e këtij procesi.

Pa dyshim, asambleja e Akademisë të Shkencave si gjithmonë vazhdon të mbetet inerte dhe bashkëpunuese me këtë paligjshmëria nga koka në këmbë dhe që ripërsëritet dhe ripërtërihet jo vetëm në kësi rastesh, por edhe në planin financiar çka është vendosur në dukje edhe nga institucionet përkatëse, në planin organizativ, atë shkencor ku Akademia e Shkencave ndërmori hapat e fallcët duke tentuar të bënte prognoza krejt të gabuara dhe fallcifikuara metodologjikisht për ecurinë e pandemisë të Covidit 19; duke gabuar kështu dhe futur në qorrsokak të gjithë opinionin publik të vendit !

Kurse shkeljet në çështjet financiare, tejkalime ligjore që janë vërtetuar edhe nga ministria e financave, dhe shpenzimet e pambështetura në asnjë ligj apo edhe shpenzimet e tjera i kam konsideruar abuzim me paranë publike !

Duke kryer detyrën time, denoncuar në vazhdimësi gjithçka shkruaj tani brenda Akademisë të Shkencave, theksoj me forcë se është detyra e komunitetit shkencor të vendit, e autoriteteve shtetrore, e opinionit publik dhe e institucioneve të specializuara për të vepruar!”, shkruan Artan Fuga.

Ndërkohë, dy ditë më parë Akademia e Shkencave njoftoi:

“Asambleja e Akademisë së Shkencave, në mbledhjen e saj të datës 29 qershor 2020, zgjodhi anëtarët e rinj akademikë e akademik i asociuar. Pas paraqitjes së kandidaturave nga Kryetari i Akademisë, Asambleja zgjodhi komisionin e votimit për administrimin statutor të procesit zgjedhor, me këtë përbërje: akad. Neki Frashëri (kryetar), akad. Floran Vila (anëtar), akad. Jorgaq Kaçani (anëtar) dhe akad. emeritus Gjovalin Shkurtaj (anëtar).

Referuar rezultatit të shpallur nga komisioni i posaçëm pas numërimit të votave Asambleja vendosin që fitojnë titullin akademik anëtarët e Asamblesë me titull të mëparshëm akademik i asociuar Arjan Durrësi e Ilirian Malollari. 

Njëherësh u zgjodhën anëtarë të Asamblesë duke fituar titullin akademik Genc Sulçebe, Ilia Mikerezi dhe Pëllumb Xhufi. 

Po dje, u zgjodhën anëtarë të Asamblesë duke fituar titullin akademik i asociuar Adrian Civici, Artan Boriçi, Kristina Jorgaqi, Mimoza Hafizi dhe Rajmonda Bualoti. 

Ndërkaq, si anëtarë të jashtëm të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë u zgjodhën Ardian Ndreca e Ardian Vehbiu”. 

Next Post
Tragjike në Tiranë, 36-vjeçarja hidhet nga pallati, ndërron jetë në vend

Tragjike në Tiranë, 36-vjeçarja hidhet nga pallati, ndërron jetë në vend

Comments 1

  1. Lili says:
    6 years ago

    Ti zhgarravine nuk i vjen ne maje te thoit Hafizit dhe Xhufit.Je i degjeneruar

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KQZ shpall rezultatet përfundimtare, procesi vijon me certifikimin nëse ka mungesë ankesash

KQZ shpall rezultatet përfundimtare, procesi vijon me certifikimin nëse ka mungesë ankesash

June 27, 2026
Goditje e rëndë për Spanjën, Yeremy Pino humbet pjesën e mbetur të Botërorit

Goditje e rëndë për Spanjën, Yeremy Pino humbet pjesën e mbetur të Botërorit

June 27, 2026
“Liverpool Echo”: Lumi i Shalës: Mes Alpeve Shqiptare, ku natyra shfaqet në formën e saj më magjike

“Liverpool Echo”: Lumi i Shalës: Mes Alpeve Shqiptare, ku natyra shfaqet në formën e saj më magjike

June 27, 2026
“Omega” përvëlon Europën, 94 milionë njerëz përballen me temperaturat ekstreme

“Omega” përvëlon Europën, 94 milionë njerëz përballen me temperaturat ekstreme

June 27, 2026
Zjarri në kodrat e Vlorës, flakët afrohen pranë banesave, detajet e para

Zjarri në kodrat e Vlorës, flakët afrohen pranë banesave, detajet e para

June 27, 2026
Bllokimi i rrugëve, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen një automjet dhe dy celularë

Bllokimi i rrugëve, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen një automjet dhe dy celularë

June 27, 2026
Berisha: Edhe Rama u takua me Ahmadinejad disa herë në Iran! Të japë dorëheqjen sepse durimi po soset

Berisha: Edhe Rama u takua me Ahmadinejad disa herë në Iran! Të japë dorëheqjen sepse durimi po soset

June 27, 2026
Temperaturat e larta sjellin fluks pushuesish, trafik në aksin Lezhë–Milot dhe Shëngjin

Temperaturat e larta sjellin fluks pushuesish, trafik në aksin Lezhë–Milot dhe Shëngjin

June 27, 2026
Uji i pishinave rrit shanset për infeksione të ndryshme, ja si të mbroheni

Kontrolle nëpër pishina, ISHSH: Në gatishmëri për çdo ankesë nga qytetarët apo referimi nga mjekët

June 27, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Hoxha në forumin e Dubrovnikut: Anëtarësimi në BE, i vetmi drejtim për të ardhmen e Shqipërisë

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In