Ne daten 9 kur degjova per zoterine, pacienti zero, nje miku im, u interesova dhe po ate dite bera tamponin. Te nesermen ne mengjes kam dale pozitiv. U tremba sepse ishte semundje e padegjuar, shume panik ne te gjithe boten.
Ne momentin qe dola pozitiv jam vetekarantinuar ne shtepi. Ka ardh doktori nga ISHP me nje staf tjeter dhe gjej rastin t’i pershendes. Nuk kam dale fare.
Ditet e para kisha vetem djerse, ditet e trete filloi temperatura jo shume e larte, 38 grade dhe diten e peste ka vazhduar mungesa e frymemarrjes por jo e papermbajtshme, jo e pamundur.
Jam ndihmuar nga mjeket me ane te telefonit edhe me urgjencen kombetare. Kur kisha temperature kam pire paracetamol, lengje, uje.
Eshte ceshtje paniku me shume, nuk eshte nje gje e pamenaxhueshme. Eshte me pak se nje grip normal. Une sot jam ne diten e tete. Nga e hena tjeter bej tamponin e pare. Sot jam shume mire, temperatura ishte 36 e gjysem. Kam vetem pak kolle. Kolle e thate por jo e bezdisshme. Eshte me pak se grip. Eshte nje grip shume i menaxhueshem. Nuk ka asgje per t’u shqetesuar, as per frymemarrjen, as per temperaturen. Kur pi paracetamolin temperatura bie. Nuk kam infektuar asnje familjar deri tani. Jam 42 vjec. Open











