• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Covid-19/ FDA miraton dozën përforcuese të Pfizer-it për fëmijët mbi 12 vjeç

by Java News
03/01/2022 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Miratimi, që vjen ndërsa nxënësit rifillojnë shkollën pas pushimeve, nuk është hapi përfundimtar. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) duhet të japin miratimin e tyre, para se të fillojë përdorimi i dozës së tretë tek fëmijët 12 vjeç.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave, FDA miratoi sot dozën e tretë, përforcuese, të vaksinës Pfizer, për fëmijët në moshën 12 vjeç e lart, ndërsa vendi ndeshet me një shtim të lartë të rasteve me Omicron. Deri tani doza përforcuese rekomandohej për moshat 16 vjeç e lart.

Miratimi, që vjen ndërsa nxënësit rifillojnë shkollën pas pushimeve, nuk është hapi përfundimtar. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) duhet të japin miratimin e tyre, para se të fillojë përdorimi i dozës së tretë tek fëmijët 12 vjeç.

Dr. Rochelle Walensky, drejtoresha e CDC-së, tha se vendimi pritet të merret këtë javë. FDA-ja tha gjithashtu se të gjithë fëmijët 12 vjeç e lart që kualifikohen për një dozë përforcuese mund ta marrin atë pesë muaj pas dozës së fundit, në vend të gjashtë muajve.

Vaksinat ende ofrojnë mbrojtje të fortë kundër sëmundjeve të rënda nga çdo lloj COVID-19. Por autoritetet shëndetësore po u bëjnë thirrje të gjithë atyre që kualifikohen, që të marrin dozën përforcuese, pasi ajo ofron shansin më të mirë për të shmangur infeksionet më të rënda nga varianti shumë ngjitës Omicron.

Fëmijët zakonisht e kalojnë më lehtë COVID-19 sesa të rriturit. Por shtrimet e tyre në spital po rriten gjatë valës së Omikronit, shumica e tyre të pavaksinuar.

Vaksina e prodhuar nga Pfizer dhe partneri i saj BioNTech është opsioni i vetëm në SHBA për fëmijët e çdo moshe. Sipas CDC-së, rreth 13.5 milionë fëmijë 12 deri në 17 vjeç, pak më shumë se gjysma e asaj grupmoshe, kanë marrë dy doza të vaksinës Pfizer.

Kompania Pfizer ndërkohë, po studion një formë vaksine me doza më të vogla, për fëmijët nën 5 vjeç.

Shqiptarja.com
Next Post
Babai bën për spital vajzën e mitur, 28-vjeçari skizofren kanos infermieren/ 10 të arrestuar në Tiranë për vjedhje, kokainë dhe dhunë

A është kjo ‘diktatura’ e vërtetë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

November 8, 2026
Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In