Covid-19/ Edhe Kim Jong Un i uron shërim të shpejtë Presidentit Trump

Mes shumë urimeve nga lider botëror për shërim sa më të shpejtë, Donald Trummp ka marr një sms edhe nga lideri i Koresë së Veriut.

Kim Jong Un i ka dërguar një “përshëndetje të ngrohtë” dhe një mesazh kortezie kreut të Shtëpisë së Bardhë. Sipas medias publike koreano-veriore, KCNA, Kim thotë se shpreson sinqerisht që Trump dhe Zonja e Parë të shërohen sa më shpejt të jetë e mundur.

“Ai sinqerisht shpreson që ata të shërohen sa më shpejt që është e mundshme. Ai shpreson se ata sigurisht do ta kalojnë këtë”, thuhet në njoftimin e kësaj agjencie.

Ndërkohë, urime të tilla i janë dërguar çiftit presidencial amerikan edhe nga liderë të shumtë botërorë. Nga kryeministri britanik, Boris Johnson, te presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, të gjithë i kanë uruar shërim sa më të shpejtë.

Më pak se 24 orë pasi pohoi se ai dhe Zonja e Parë, Melania Trump, ishin diagnostikuar me COVID-19, Presidenti amerikan, Donald Trump, doli ngadalë nga Shtëpia e Bardhë për t’u ngjitur në një helikopter që e çoi në qendrën mjekësore ushtarake “ Walter Reed”.

Pak para mesnatës, mjeku i Presidentit, Dr. Sean Conley, dha detaje mbi gjendjen shëndetësore të Trump, duke thënë se ai po ia dilte mirë, nuk po merrte oksigjen shtesë dhe si masë paraprake kishte përdorur dozën e parë të Remdesivir, e cila ka përshpejtuar kohën e rikuperimit për disa pacientë me koronavirus.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.