• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Covid-19/ Dilemat e Kishës Ortodokse në Shqipëri për vaksinimin dhe një paralelizëm me atë që po ndodh në Greqi

by Java News
28/07/2021 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ajo që ndodhi pak ditë më parë në protestat masive në Athinë kundër vaksinimit të detyrueshëm, ku pjesë kryesore e saj ishin qarqe të Kishës Ortodokse, nuk ishte rastësore.

Ajo ishte pasqyrë e një përplasje të vazhdueshme mes shkencës dhe fesë, fiks në vendin ku feja ka ndikim edhe mbi vetë shtetin.

Kisha Ortodokse Greke zyrtarisht e mbështet vaksinimin. Por mediat kanë raportuar se disa kryepeshkopë me ndikim në vend, në mënyrë të përsëritur u thonë besimtarëve që të mos vaksinohen dhe, në disa raste, refuzojnë të lejojnë që njerëzit të mbajnë maskë apo të kenë bërë vaksinën në kishë.

Një debat që për besimin në Greqi nis që nga pyetja nëse duhet apo jo të bëhet vaksinimi e më tej tek debati tjetër edhe më delikat nëse duhet të jetë i detyrueshëm.

Në Greqi rreth 93% e popullatës i përket besimit ortodoks

…Në Shqipëri ky fenomen nuk është aq dominues, edhe pse nga përfaqësues të klerit ortodoks në prononcimet e tyre për gazetën “Si” u vërejt se ata ende nuk ishin vaksinuar.

“Kisha Ortodokse nuk ka qenë asnjëherë në luftë me shkencën, as përpiqet ta konkurrojë apo ta hedhë poshtë atë, por ajo vazhdon që prej zanafillës së saj të ruajë pozicionin e vet të pazëvendësueshëm, që ka të bëjë me shpëtimin e gjendjes njerëzore me destinacionin përfundimtar të njeriut.  Ne shpresojmë dhe lutemi që pandemia Covid -19 të largohet prej njerëzimit dhe të gjithë t’i kthehemi normalitetit.

Mesazhet e Kishës gjatë gjithë kësaj kohe me mospasjen e frikës, larg dëshpërimit, agresivitetit, por të dhënë pas dashurisë për njëri-tjetrin, respektit të ndërsjellë, kreativitetit pozitiv, solidaritetit janë antidoti më i duhur ndaj kësaj situate!  Shkenca po na thotë sot se e vetmja mënyrë që të shpëtojmë nga kjo fatkeqësi, që ka pllakosur botën është të vaksinohemi. Po shohim në vendin tonë, por edhe në mbarë botën se interesimi për tu vaksinuar ka qenë i lartë, duke iu bindur kështu autoriteteve shëndetësore!”,- shprehet për gazetën “Si”, At Grigor Pelushi.

Sa i përket vaksinimit të detyrueshëm,  At Pelushi pohon se një mendim i tillë nuk mund të jetë personal, por institucional.

“Unë personalisht jam shumë konfuz. Nuk jam shumë i qartë në këtë drejtim dhe ende nuk jam vaksinuar, por besoj se do të vaksinohem. U munduam të ishim të qartë kur foli kryepeshkopi, që tha nuk mund të dalim kundër shkencës, se na bien ndërmend vitet e mesjetës. Nuk di ç’të them. Shpresojmë në ndershmërinë e atyre njerëzve, që i kanë përgjegjësitë e këtyre gjërave. Pastaj, teori konspirative e të tjera dëgjojmë pafund. Janë tema që i dëgjojmë çdo ditë dhe i bisedojmë edhe me besimtarët”,- vijon At Pelushi.

Foto gjate protestes se fundit ne Athine kunder vaksinimit te detyrueshem

“Autoritetet e kishës refuzojnë të detyrojnë vizitorët e kishave të mbajnë maska apo të vaksinohen, duke respektuar personalitetin e besimtarëve”. Kështu lexon një tabelë e vendosur në hyrjen kryesore të Kishës së Shën Nikollës në Athinë, sipas Politico.eu në një artikull të pak ditëve më parë .

Brenda kishës së mbushur plot, njerëzit që mbanin maska numëroheshin me gishta. Prifti, Vasileios Voloudakis, përdori predikimin e tij për të goditur qeverinë dhe mjekët.

“Ata duan të trajtojnë kishat në të njëjtën mënyrë siç bëjnë me palestrat, por ne besojmë se këtu jemi në parajsë,” i tha ai besimtarëve. “Shkencëtarët nuk mund të shpjegojnë disa gjëra, kështu që ata preferojnë të na nënshtrojnë”, citonte Politico.eu

Në Shqipëri, kisha tregohet shumë më e kujdesshme në këtë drejtim.

“Nuk mund të jap një mendim timin, sepse sipas meje kjo i takon mjekësisë. Edhe në Kishë mendimet janë të ndara: ka nga ata që mendojnë se vaksina duhet bërë, ka nga ata që thonë: të presim njëherë dhe të tjerë që janë kategorikisht kundër. Unë vetë nuk jam për këtë të fundit dhe do të shkoj ta bëj vaksinën. Kryepeshkopi nga ana e tij e ka dhënë shembullin: ai shkoi dhe e bëri vaksinën. Por nëse themi që vaksina të bëhet me detyrim, mendoj se me detyrim nuk është mirë asgjë. Zoti na krijoi të lirë. Ku janë të drejtat e njeriut në këtë situatë?”, – shprehet për gazetën “Si”, At Nikolla Koledhi, duke theksuar se, “Kisha ende nuk ka dalë me një vendim”

Më i qartë në gjithë debatin e vaksinimit pro apo kundër, apo asaj të detyrueshëm është  Miron Çako, drejtor i Katekizmit në Kishën Orthodokse.

“Nuk kemi gjë kundër vaksinave. Kisha flet në emër të Zotit . Kisha e përgëzon shkencën, por ka sens kritik kur ajo shkel etikën dhe cenon lirinë e individit. Kisha nuk del kundër mjekësisë, por çështja është imponimi. Nuk jemi dakord kur gjërat bëhen të imponuara.”,- vëren ai për gazetën “Si”.

Greqia kohët e fundit ka një rritje të rasteve të reja me Covid-19 kryesisht për shkak të mbërritjes së variantit Delta.

Në fund të qershorit, numri mesatar i rasteve të raportuara çdo ditë ishte rreth 400, ndërsa kohet e fundit ka arritur deri edhe ne 3000 raste në ditë.

Rreth 44% e popullsisë së vendit është plotësisht e vaksinuar, pak më shumë se mesatarja e BE-së. Por klima e tensionit mbi vaksinën ka ngadalësuar fushatën e imunizimit. Prandaj edhe alarmi i disa ekspertëve, sipas të cilëve vetëm 55-58% e popullsisë do të përfundojë plotësisht e vaksinuar, mbetet alert sa kohë që objektivi eshte deri në  75%.

…Në Shqipëri situata është edhe më e zbehtë. Deri më tani është vaksinuar rreth 25% e popullatës vetëm me një dozë, por ndryshe nga vendi fqinj Greqia, në vendin tonë ajo po varet më shumë tek ndërgjegjia e gjithësecilit sesa ndikimi nga kisha, aty ku përpos opinioneve personale, po e predikojnë procesin e vaksinimit si një obligim etik. Tjetër gjë pastaj nëse flasim për vaksinimin e detyrueshëm, aty shumëkush mund të bëhet palë. /m.j

Next Post
Bylykbashi publikon videon e qytetarëve në Durrës: Kjo është fytyra e qeverisjes vendore

“ODIHR i dha të drejtë opozitës”, Bylykbashi këmbëngul: U konfirmua masakra elektorale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Kredi të favorshme dhe garanci sovrane për bizneset

Rama ndan videon e Durrësit: Deti, historia dhe mikpritja krijojnë një përvojë të veçantë për çdo vizitor!

August 10, 2026
Ndahet nga jeta legjenda e NBA-së, Don Nelson! Trajneri që ndryshoi basketbollin

Ndahet nga jeta legjenda e NBA-së, Don Nelson! Trajneri që ndryshoi basketbollin

August 10, 2026
Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime

August 10, 2026
Vendi përfshihet sot nga reshjet, ulen temperaturat. Erë e fortë në zonat bregdetare

Diell dhe vranësira të pakta gjatë ditës së sotme, shtrëngata të izoluara në jug

August 10, 2026
Ksamil/ Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohen 5 turistë

Ksamil/ Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohen 5 turistë

August 10, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Më me qejf do të kisha votuar për zonjën nga India sesa për “emigrantin Agron nga Shqipëria”

August 10, 2026
Zelensky përsëriti në Beograd mosnjohjen e Kosovës, në Tiranë protestuesit i kthehen kundër Ukrainës, mblidhen para ambasadës

Zelensky përsëriti në Beograd mosnjohjen e Kosovës, në Tiranë protestuesit i kthehen kundër Ukrainës, mblidhen para ambasadës

August 10, 2026
Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje -

Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje –

August 9, 2026
Hamasi bën thirrje për zbatimin e plotë të planit 15-pikësh të Trumpit -

Hamasi bën thirrje për zbatimin e plotë të planit 15-pikësh të Trumpit –

August 9, 2026
Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com