• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Covid-19 dhe vapa, çfarë rreziqesh pritet të sjellë vera në Evropë? Parashikimi i ekspertëve

by Java News
13/04/2020 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për shkak të pandemisë pasojat e ndryshimit të klimës sikur kanë rënë në harresë. Por Evropa pret përsëri temperatura rekord këtë vit? Ekspertët shpjegojnë se çfarë rreziqesh shohin.

Ngrohtësi, qiell pa re dhe kopshte që lulëzojnë – në shumë vende të Evropës pranvera po shfaqet me një pamje jashtëzakonisht fantastike. Por bujqit dhe fermerët nuk i gëzojnë këto pamje. Ata shpresojnë të bjerë më në fund shi, sepse nëse thatësira është shumë e madhe ekziston rreziku i dëmtimit të bimëve dhe humbjeve gjatë të korrave. Një problem ky me të cilin Evropa mund të përballet – paralelisht me pandeminë – gjatë verës. Deri tani nuk po flitet shumë për këtë problem. Fermerët gjermanë ende duket se janë më të shqetësuar për mungesën e punëtorëve sezonalë, të cilët nuk mund të vijnë në Gjermani për shkak se kufijtë janë të mbyllur për të luftuar virusin e Coronës.

Për shkak të pandemisë dhe masave të karantinës aktualisht të gjitha çështjet e tjera, përfshirë edhe pasojat e ndryshimit të klimës, sikur kanë rënë në harresë.

Ngrohja globale nuk është zhdukur
Andreas Becker, meteorolog pranë Shërbimit Metereologjik Gjerman (DWD) thotë se nuk ka asnjë tregues se ngrohja globale është ngadalësuar apo pakësuar. Sipas tij prej mungesës së reshjeve niveli i lumit Rin prej mesatarisht 3,5 metrash është në rënie. Gjatë muajit mars reshjet në Gjermani kanë qenë vetëm në masën 50-75 përqind të mesatares.

Thatësira sidomos në Evropën Lindore
Andreas Marx, specialist pranë zyrës për klimën në Qendrën Helmholtz për Kërkime Mjedisore në Leipzig (EZMW) thotë se në tre vitet e fundit ka pasur një deficit jashtëzakonisht të lartë reshjesh në mjaft vende. Në Gjermaninë veriore, në pjesë të mëdha të Polonisë, të Ukrainës, të Bjellorusisë, të Rusisë dhe të Rumanisë mungesës së reshjeve i shtohet nga ana tjetër fakti që edhe temperaturat e larta kanë arritur nivele të pazakonta, periudhat me ditë të nxehta mbi 30 gradë janë më të gjata dhe në dimër nuk ka pasur shumë reshje dëbore.

Sa e thatë do të jetë vera e vitit 2020?
Meteorologët nuk kanë dëshirë t’i përgjigjen pyetjes sesi do të jetë vera, sepse dhe parashikimet për një ose dy javë tashmë konsiderohen si të pasigurta. Becker dhe Marx thonë se moti në Evropë është më pak i parashikueshëm për shkak të maleve, deteve dhe Atlantikut, ndryshe për shembull, nga Australia, e cili është e rrethuar nga ujëra nga të gjitha anët. Por të dy ekspertët mendojnë se edhe kjo verë do të jetë më e ngrohtë se zakonisht. Sipas parashikimeve të DWD temperatura në Gjermani mund të rritet mesatarisht me 0.5 deri në 1 gradë.

Marx shton se kohëzgjatja e periudhave me ditë të nxehta mbi 30 gradë pritet të ketë pasoja shumë të gjera si për shëndetësinë edhe për bujqësinë.

Probleme në rritje
Nëse parashikimet e ekspertëve do të bëhen realitet, evropianët do të vuajnë këtë verë nga temperatura të nxehta të vazhdueshme. Kufizimet për të dalë nga shtëpia do të jenë të rënda sidomos për të moshuarit – grupi kryesor i rrezikuar nga COVID 19 – të cilët vuajnë nga nxehtësia edhe në kushte normale moti. Temperaturat e larta vështirësojnë po ashtu edhe mbajtjen e maskave. Dhe mbi të gjitha zjarret e pyjeve që mund të shkaktohen nga thatësira mund të çojnë në emetime të forta tymi. Kjo do të ishte një ngarkesë tjetër për mushkëritë e njerëzve të infektuar me Coronë. Gjithsesi për shkak të klimës dhe afërsisë me Oqeanin Atlantik Andreas Becker i përjashton për Evropën zjarret apokaliptike si ato në Australi. /DW/

Next Post
Këto janë shenjat me frikacake të zodiakut

Një ditë me emocione dhe surpriza për këto shenja! Çfarë parashikojnë yjet për sot, 13 prill 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In