Nuk i mbarojnë telashet “grindavecit” Costa.
Tashmë Diego Costa nuk do të ftohet edhe nga Spanja për Euro 2016.
Sulmuesi i Chelsea-t pësoi një dëmtim dhe, sipas “AS”, 27-vjeçari është në dyshim nëse do të jetë gati për startin në Euro 2016.
Sipas raportimit, nëse Costa mungon ai do të zëvendësohet nga sulmuesi i Atletico Madridit, Fernando Torres. Costa ka shënuar 1 herë në dhjetë ndeshjet për kombëtaren. (b.an)