Edicioni i 100-vjetorit të Copa America do të ketë të njëjtën finale si ai i kaluari, zhvilluar vjet në Kili. Ky i fundit, kampion në fuqi, fitoi 2-0 kundër Kolumbisë, me gola të shënuar brenda 11 minutave, nga Aranguiz dhe Fuenzalida.
Në finalen që do të zhvillohet në New York, duke u gdhirë e hëna, e pret Argjentina, e gatshme për hakmarrje për humbjen e pësuar vjet në Santiago.
d.i.