Shefi ekzekutiv i kompanisë Apple, Tim Cook, tha se vendimi i Komisionit Evropian që gjiganti amerikan i teknologjisë t’i paguajë miliona euro taksa Irlandës, është “i çmendur” dhe “politik”. Ai i tha transmetuesit irlandez RTE se Apple nuk ka pasur përfitime tatimore në Irlandë.
Sipas Komisionit Evropian, Irlanda ka favorizuar kompaninë Apple, duke i mundësuar asaj të paguajë shumë më pak taksa se bizneset e tjera. Me rregullat e BE-së, është e paligjshme t’iu jepen përfitime tatimore kompanive të zgjedhura. Cook tha se “është shumë i bindur” se vendimi do të shfuqizohet pas apelit.
ma.me