• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

CONCACAF i kërkon Infantinos që të mos marrë pjesë në turneun e Republikës Dominikane: Prania juaj…

by A. Q
22/08/2026 15:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i CONCACAF, Victor Montagliani, i ka kërkuar presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, të mos marrë pjesë në një turne futbolli për të rinj në Republikën Dominikane këtë fundjavë, duke argumentuar se prania e tij do ta errësonte ngjarjen mes kritikave në rritje ndaj lidershipit.

Infantino po përballet me presion nga tre konfederata për të dhënë dorëheqjen, përfshirë UEFA-n, AFC- në e Azisë dhe CONCACAF-in, e cila përfaqëson Amerikën e Veriut dhe Qendrore dhe Karaibet, pas përpjekjes së tij të dështuar për të shitur një pjesë të Kupës së Botës.

Presidenti i FIFA-s, i cili mund të përballet me një mocion censure nga organet drejtuese të futbollit botëror, ndodhet në Republikën Dominikane këtë fundjavë dhe thuhet se planifikonte të merrte pjesë në një aktivitet të organizuar nga Unioni i Futbollit të Karaibeve (CFU).

Në një letër dërguar Infantinos të premten (21/8) dhe të parë nga Reuters, Montagliani përmendi “krizën e qeverisjes që rrethon FIFA-n” dhe i kërkoi presidentit të konfederatës botërore të futbollit të rishqyrtojë pjesëmarrjen e tij në Serinë CFU U-14.

“Siç ndoshta jeni në dijeni, prania juaj e propozuar ka tërhequr interes të konsiderueshëm mediatik”, shkroi Montagliani, i cili është gjithashtu nënkryetar i Këshillit të FIFA-s.

“…media do të përqendrohet në këtë situatë, e cila për fat të keq do të shkëpusë ndjeshëm vëmendjen nga natyra konkurruese e ngjarjes rinore të CFU-së. Prandaj, ju kërkoj me respekt, në emër të futbollit, të rishqyrtoni praninë tuaj, pasi për fat të keq do të dëmtojë natyrën sportive të këtij veprimi të rëndësishëm për zhvillimin e futbollit në një moshë të re”.

Reuters kontaktoi FIFA-n për koment mbi letrën. Infantino mbërriti në Punta Cana, ku u prit nga Ministri i Sportit dhe Rekreacionit i Republikës Dominikane, Kelvin Cruz.

“Ne e vlerësojmë thellësisht vizitën tuaj në Republikën Dominikane. Nuk ka dyshim se prania juaj në vendin tonë e vendos futbollin tonë në hartën ndërkombëtare dhe hap perspektiva të mëdha për zhvillimin dhe evolucionin e tij”, tha Cruz.

Presidenti i FIFA-s u prit gjithashtu nga presidenti i Federatës së Futbollit të Republikës Dominikane, José Deschamps, komisioneri kombëtar i futbollit, Benny Metz, dhe presidenti i Komitetit Olimpik, Garibaldi Bautista Lorenzo.

Infantino po kërkon një mandat të katërt deri në vitin 2031, por disa federata kombëtare dhe zyrtarë me ndikim tani kanë tërhequr mbështetjen e tyre për figurën zvicerane.

Next Post
Elhaida Dani sërish në krahët e balerinit të saj, çifti pajtohet për pushime! Lediani publikon foton “misterioze” (FOTO)

Elhaida Dani sërish në krahët e balerinit të saj, çifti pajtohet për pushime! Lediani publikon foton misterioze (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

November 9, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

November 9, 2026
Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

November 9, 2026
VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

November 9, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Pas heqjes së taksës së qarkullimit nga nafta, mazhoranca propozon vinjetën për automjetet me targa të huaja! Ja si do të funksionojë

November 9, 2026
Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Berisha premtoi se do ikë kur ta lërë mendja, po kush guxon t’ia thotë?!

November 9, 2026
Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

November 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 9, 2026
Kërkoi verifikim të fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 Majit, KQZ i kthen përgjigje PD-së

Zgjedhjet vendore 2027, KQZ kërkon Kuvendit 265 milionë lekë shtesë: Mungesa e fondeve ndikon në sigurinë e sistemeve dhe logjistikën!

November 9, 2026
“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

Dritarja online e dialogut “Fol me Kryeministrin”, mbi 971 shqetësime nga qytetarët deri tani! Ja cilat janë ankesat kryesore

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In