Kompania Coca-Cola duket se nuk do të shihet më në tregun iranian. Ministri iranian i Industrisë, Energjetikës dhe Tregtisë Mohamed Reza Nematzadeh ka ndaluar importet e mallrave të konsumit nga SHBA-të. Ministri shpjegoi vendimin e tij në atë se është i bazuar në udhëzimet e dhëna nga udhëheqësi iranian suprem Ali Khamenei.
Sipas Khamenei , marrëveshja bërthamore e arritur në muajin korrik , pritet të ndihmojë ekonominë e Iranit që të bëhet e pavarur. Kjo përfshin forcimin e prodhimit kombëtar dhe kontrollin e mallrave të prodhuara në Shtetet e Bashkuara.