Jeffrey Epstein është përpjekur që të komunikonte me presidentin rus Vladimir Putin, shkruan CNN. Në një artikull të fundit, CNN risjell disa dokumente duke pasqyruar momentet kur Epstein ka tentuar të kontaktojë zyrtarët ruse.
Ishte qershori i vitit 2018, rreth një vit pasi ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin kishte vdekur papritur Churkin ishte dikush me të cilin Epstein takohej rregullisht në Nju Jork, sipas dokumenteve të reja të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë dhe Epstein madje i ishte ofruar të ndihmonte djalin e Churkin , Maxim të gjente një punë në një firmë menaxhimi pasurie në Nju Jork. Tani Epstein po kërkonte të fliste me një zyrtar tjetër rus që bëhej fjalë sipas CNN për ministrin e Jashtëm Sergey Lavrov.
Më 24 qershor 2018, Epstein i dërgoi një email politikanit norvegjez Thorbjørn Jagland, atëherë sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, “Mendoj se mund t’i sugjeroni Putinit, që Lavrov të marrë informacion duke folur me mua, Vitaly Churkin e bënte më parë, por vdiq. ?!”
Jagland u përgjigj se do të takohej me asistentin e Lavrovit të hënën e ardhshme dhe do tja sugjeronte këtë.
Epstein nga ana tjetër u përgjigj: “Churkin ishte i shkëlqyer. Ai e kuptoi Trumpin pas bisedave tona. Nuk është komplekse. Ai duhet parë për të kuptuar diçka që është kaq e thjeshtë.”
Ndërsa interesi i Epstein për të zbuluar modele nga Rusia dhe pjesë të tjera të Evropës Lindore kishte dalë në dritë më parë. Publikimi i fundit i dokumenteve që lidhen me financierin ofron një pasqyrë të re mbi përpjekjet e tij për t’u afruar me zyrtarë të lartë rusë, përfshirë Putinin, të cilin Epstein u përpoq ta takonte ose të fliste disa herë, shkruan CNN.
Dokumentet e reja që tregojnë më shumë komunikime të Epstein me politikanë ndërkombëtarë, përfshirë zyrtarë rusë, kanë çuar në më shumë spekulime rreth motiveve të miliarderit.
Kryeministri polak Donald Tusk tha në një takim të kabinetit këtë javë se vendi i tij do të nisë një hetim mbi lidhjet e mundshme të Epstein me inteligjencën ruse.
“Gjithnjë e më shumë pista, gjithnjë e më shumë informacione dhe gjithnjë e më shumë komente në shtypin global lidhen me dyshimin se ky skandal i paparë pedofilie është bashkëorganizuar nga shërbimet e inteligjencës ruse”, tha Tusk.
“Nuk kam nevojë t’ju tregoj se sa serioze është për sigurinë e shtetit polak mundësia gjithnjë e më e mundshme që shërbimet ruse të inteligjencës të kenë bashkëorganizuar këtë operacion”, shtoi Tusk, duke nënvizuar: “Kjo mund të nënkuptojë vetëm se ata gjithashtu posedojnë materiale kompromentuese kundër shumë udhëheqësve që janë ende aktivë sot”.
Kremlini hodhi poshtë sugjerimet se Epstein ishte spiun për Rusinë.
“Teoria se Epstein kontrollohej nga shërbimet e inteligjencës ruse mund të merret në çdo mënyrë, por jo seriozisht”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Peskov shtoi se gazetarët “nuk duhet të humbasin kohë” duke hetuar akuzat se Epstein kishte lidhje me inteligjencën ruse.
Analistët i paralajmëruan CNN-së se dokumentet sugjerojnë pak më shumë sesa përpjekjen e Epstein për të bashkëpunuar me figura me ndikim dhe për ta pozicionuar veten si një lloj lojtari me pushtet gjeopolitik.
Megjithatë, dokumentet nuk tregojnë nëse Epstein ka arritur ndonjëherë të lidhet me udhëheqësin rus.
Më 9 maj 2013, sipas dokumenteve, Epstein i shkroi ish-kryeministrit izraelit Ehud Barak se Jagland “do të takohet me Putinin në Soçi” më 20 maj dhe se Jagland e pyeti nëse Epstein do të ishte i disponueshëm për t’u takuar me presidentin rus “për të shpjeguar se si Rusia mund të strukturojë marrëveshjet në mënyrë që të inkurajojë investimet perëndimore”.
«Nuk e kam takuar kurrë, doja që ta dije», shtoi Epstein në emailin e tij drejtuar Barakut.
Disa ditë më vonë, Jagland i tha Epstein më 14 maj 2013 se planifikonte t’i përcillte Putinit një mesazh në emër të Epstein se Epstein mund të ishte i dobishëm.
Nga ana tjetër përmes një zëdhënësi, miliarderi Bill Gates e ka përshkruar publikisht takimin me Epstein si një “gabim serioz në gjykim”, por mohoi çdo sjellje të papërshtatshme .
Por në një email tjetër drejtuar Barakut më 21 maj 2013 , Epstein pretendoi pa dhënë prova se kishte mohuar një kërkesë nga Putini për t’u takuar gjatë një konference ekonomike ruse në Shën Petersburg.
Epstein tha se nëse Putini donte të takohej me të, ai do të “duhej të linte mënjanë kohën reale dhe privatësinë”. (Nuk është e qartë nëse Putini me të vërtetë ka kërkuar ndonjëherë të takohet me Epsteinin.)
CNN i është drejtuar Kremlinit për të marrë komente mbi korrespondencën e Epstein me Barakun.
Më shumë se një vit më vonë, në korrik 2014, një email drejtuar Epstein sugjeron se ai kishte një takim të planifikuar së shpejti me Putinin dhe e kishte ftuar themeluesin e LinkedIn të bashkohej. Joi Ito, atëherë drejtor i MIT Media Lab, i shkroi Epstein: “Nuk arrita ta bindja Reid të ndryshonte axhendën e tij për të shkuar të takohej me Putinin me ty. ;-)”
Ito më parë kërkoi falje për lidhjen e tij me Epstein dhe për pranimin e fondeve për MIT Media Lab.
Disa nga komunikimet e Epstein me rusë të shquar ndodhën në një kohë delikate në marrëdhëniet SHBA-Rusi – pasi komuniteti i inteligjencës amerikane akuzoi Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, të cilat i fitoi Donald Trump.
Në qershor 2018, Jagland i dërgoi një email Epsteinit se shpresonte të qëndronte në rezidencën e tij në Paris dhe se do të vinte nga Moska, ku planifikonte të takohej me Putinin, Lavrovin dhe Dmitry Medvedevin, atëherë kryeministrin e Rusisë.
«Më vjen keq që nuk jam me ty për të takuar rusët», u përgjigj Epstein.
Të enjten, njësia hetimore e Norvegjisë, Økokrim, njoftoi se kishte hapur një hetim ndaj Jagland bazuar në informacionin në dokumentet e Epstein.
Në një deklaratë, avokati i Jagland, Anders Brosveet, tha se klienti i tij do të bashkëpunonte me hetimin dhe do t’i ofronte agjencisë “gjetjet kryesore dhe dokumentacionin përkatës”. “Bazuar në atë që kemi zbuluar deri më tani, ne mbetemi të sigurt për rezultatin”, tha Brosveet.
Jagland ka mohuar çdo shkelje që lidhet me Epsteinin.
Dokumentet sugjerojnë se Epstein kishte një marrëdhënie të ngushtë me të paktën një rus që kishte lidhje me FSB-në – shërbimin kryesor të sigurisë së Rusisë dhe pasardhësin e KGB-së.
Epstein iu referua Sergey Belyakov, i cili, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, u diplomua nga Akademia FSB në Moskë në vitin 1999, si “miku im shumë i mirë” në një email të vitit 2015 drejtuar kapitalistit miliarder Peter Thiel.
Dokumentet gjithashtu tregojnë se Epstein i ishte ofruar ta prezantonte atë me Belyakov, i cili në atë kohë drejtonte Fondacionin e Forumit Ekonomik të Shën Petersburgut, përgjegjës për organizimin e konferencës më të madhe ekonomike të Rusisë.











