• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çnjerëzore! E dëbon vajza nga shtëpia, e moshuara jeton në kushte primitive në hyrje të pallatit

by A R
26/02/2025 21:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Merita Taollari prej 3 muajsh jeton në shkallët e pallatit pasi vajza e saj e nxori nga shtëpia që kishte në të njëjtën ndërtesë. Merita tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se fle aty në hyrje të ndërtesës në të ftohtë. Vajzat nuk i flasin, por ajo shprehet se e ka marrë malli për fëmijët e nipërit. Banorët tregojnë se gjendja është Meritës është e keqe, pasi ajo edhe nevojat personale i kryen aty në hyrje dhe nuk ka as ku lahet.

“Stop” shkon fillimisht tek zyra e Shërbimit Social në bashkinë e Vlorës ku thanë se është bërë vlerësimi i rastit dhe pritet zgjidhje nga Shërbimi Social Rajonal dhe Bashkia. Drejtori i zyrës së strehimit në bashki tha se procedura e parashikon që zonja të gjejë një banesë me qira, të lidhë një kontratë dhe të përfitojë bonus pasi bashkia nuk ka banesa dhe e ka të pamundur të gjejë një të tillë.

Në kushtet kur zonja vuan edhe nga probleme të shëndetit mendor, Shërbimi Social i ka bërë shkresë spitalit psikiatrik, por ky i fundit nuk ofron kurim me shtrim të gjatë por vetëm kurim ambulator. Vlora nuk ka qendra sociale dhe konviktet janë në rikontruksion. Gjithashtu në azil nuk mund të strehohej, pasi nuk ka mbushur moshën.

Drejtori: Në qoftë se zonja ka një kontratë me një apartament, me një subjekt, me një apartament që jep me qira, Bashkia e Vlorës të lidh bonus qiraje. Por mesa di unë, zonja jeton në katin e parë të pallatit dhe në katin e tretë jeton çupa e vet që nuk e lejon të futet në shtëpi. Dhe në kontaktet me çupën, pretendohet që nëna ka probleme mendore dhe nuk e lejon të futet në shtëpi.

Gazetarja: Pra nuk keni që të çoni në një konvikt apo në një strehë…

Drejtori: Drejtoria që përfaqësoj unë nuk ka apartamente për të sistemuar njerëz.

Gazetarja: Ku i strehoni zakonisht, vetëm gjeni shtëpi me qira?

Drejtori: Po pra, me bonus qiraje.

Gazetarja: Po mirë në kushtet kur ajo nuk mund ta gjejë dot vetë një shtëpi, ju nuk e gjeni dot një strehë për të?

Drejtori: Nuk është ofruar askush t’i japë një banesë bashkisë me qira për të strehuar persona që kanë nevojë.

Gazetarja: Po mirë e kupton sa kohë marrin këto procedura në rastin e zonjës?

Drejtori: Jo, nuk do vonojë asnjë procedurë në momentin që ka një banesë.

Gazetarja: Po duhet t’i kishit bërë pra, ta kishit ndihmuar ju që t’i bënte këto procedura sepse ajo e ka të pamundur t’i bëjë sepse është gjynah që ajo të vdesë nga i ftohti atje!

Drejtori: E kam unë të pamundur që t’i gjej një banesë zonjës sepse nuk kam kujt t’ia marr këtë banesë që t’ia jap zonjës.

Gazetarja: Paska mbetur Vlora për një banesë me qira!

Drejtori: Po s’ka lidhje, më ka ngel Vlora…

Gazetarja: Po se kjo është, vetëm një person momentalisht që ju keni më shumë se 10 ditë dhe s’ia  keni gjetur dot një strehë.

Drejtori: Drejtoju Shërbimit Social!

Gazetarja: Ju nuk bëni dot gjë?

Drejtori: Do mundohem të gjej një strehë për zonjën në fjalë, privatisht nga ana ime dhe në qoftë se do ta arrij këtë pjesë, do ju njoftoj dhe juve.

Gazetarja: Duhet ta kishit bërë më parë, nga ana njerëzore.

Pas shumë përpjekjeve, emisioni “Stop” e strehon Meritën në qendrën komunitare Vlorë derisa të gjendet një banesë për të. Ajo shkoi të marrë kujdesin e duhur shëndetësor dhe do të rrijë në qendër derisa t’i gjendet një banesë.

Next Post
Tentoi të zhytej në Fontana di Trevi, skena e “La Dolce Vita” i kushton shtrenjtë turistit

Tentoi të zhytej në Fontana di Trevi, skena e “La Dolce Vita” i kushton shtrenjtë turistit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

August 24, 2026
Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

Putin i jep shtetit kompetenca të reja! Rusia mund të marrë nën kontroll bizneset e pambrojtura ndaj sulmeve me dronë

August 24, 2026
E rëndë në Tiranë, 84-vjeçari i jep fund jetës

DETAJE/ Autori i krimit në Lushnjë vuante nga probleme të shëndetit mendor, u konfliktua me të vëllanë, më pas vrau nënën dhe plagosi babain

August 24, 2026
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

August 24, 2026
Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

August 24, 2026
Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

August 24, 2026
Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

August 24, 2026
E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain

E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain

August 24, 2026
Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

August 24, 2026
Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com