• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘’Ç’ndodh sot në Itali do jetë këtu pas një jave’’, profesori shqiptar rrëfehet nga Madridi: Do e vuajë më shumë ekonomikisht

by Java News
23/03/2020 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Profesori shqiptar Albert Pelari ka rrëfyer situatën me koronavirusin në Madrid duke ditur se Spanja është vendi i dytë më i goditur në Europë.

Duke folur për News24 Pelari tha se ajo që po ndodh sot në Itali do të ndodhë pas në jave në Spanjë dhe se Spanja ndryshe nga Italia apo Gjermania do e vuajë më shumë ekonomikisht. Kjo ndodh sepse Spanja ekonominë e ka të bazuar tek turizmi dhe Pelari shprehet se nëse mbyllen hotelet dhe s’ka turistë atëhere ekonomika e Spanjës vdes.

Po ashtu ai rrëfen se në Spanjë ka një karantinë shumë të rreptë teksa vetëm një person nga një familje lejohet të dalë nga shtëpia vetëm për nevoja kryesore dhe se në rast të kundërt gjobat janë të majme nga 600- 100 mijë euro.

“Numri i të infektuarve më duket se është 32 mijë. Masat nga Spanja është një karantinë e fortë, del vetëm një person për të blerë. Nëse do të jenë dy duhet të kenë një justifikim të madh, për të shkuar në spital pasi gjoba shkon nga 600 euro deri në 100 mijë euro.

Qytetarët janë ndërgjegjësuar pasi frika është shumë e madhe. Në rastin e familjes sime kur shkoj për të blerë nuk sheh asnjë njeri në rrugë. Masat u morën 10 ditë më parë, Më pas u vendos karantina për të gjithë Spanjën, u shty deri më 12 prill. Ka zëra që të bëhet më e rreptë karantina. Vetëm për dyqanet dhe industritë e mjekësisë apo të ushqimit.

Numri më i lartë është në Madrid, më pas Katalonja, Valencia. Vendet që janë më të populluara dhe turistike. Sistemi shëndetësor po I afrohet kolapsit. Në Madrid sidomos shtretërit në reanimacion janë plotësuar. Po i afrohemi një kolapsi të plotë. Janë disa hotele që janë bërë të medikalizuara. Në një vend ku bëhen panaire ndërkombëtare e kanë bërë karantinë.

Pamë që në Madrid të ishin shtrirë në dysheme në spitale. Është një situatë dramatike, më shumë si luftë. Europa dhe asnjë vend nuk jep ndihmë pasi kanë frikë se epidemia do të shkojë në vendet  e tyre. Priten ndihma nga Kina, maska dhe costume. Pronari i Zara-s do të dhurojë 300 mijë maska për mjekësinë. Asnjë vend nuk guxon të japë ndihmë pasi prêt t’i vijë epidemia në vendin e vet.

Isha duke thënë që shtetet nuk japin ndihmë, e pamundur. Kanë filluar të gjitha industritë ndihmëse, ushtarake, farmaceutike, alkoolike po punojnë vetëm për personelin mjekësor.

Spanja do vuajë më shumë nga të gjitha vendet e Europës, është një vend që ekonominë e vet e bazon në turizëm. Hotelet janë të mbyllura veç atyre që janë bërë spitale. Spanja nuk është vend industrial, është turistik. Nëse turistët nuk të vijnë atëhere ekonomia vdes këtu.

Sipas kryeministrit spanjoll, do të vendosin 200 miliardë euro janë paketë ndihmë ekonomike nga të cilat 100 miliardë euro për biznesin e vogël.

Ushtria ka dalë komplet në rrugë. Të gjitha i ka marrë ushtria për t’i dezinfektuar. Dje gjithashtu u mobilizuan dhe për 25 mijë spanjollët që kishin mbetur jashtë territorit. Populli po i kalon me humor. E kanë marrë me shumë humor. Preokupuese por humori nuk i mbaron. Optimizëm ka që do ta hedhim por duhet parë perspektiva e Italisë. Kemi frikën që do arrijmë një nivel me Italinë”, tha Albert Pelari. / BW

g.kosovari

Next Post
“Është rikthyer në jetë, por është rëndë!”/ Mjeku Pipero jep detaje për 61-vjeçarin që pësoi vdekje klinike

“Është rikthyer në jetë, por është rëndë!”/ Mjeku Pipero jep detaje për 61-vjeçarin që pësoi vdekje klinike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com