• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ç’mund bëjë opozita në kushtet e sotme? A ka ndonjë mundësi vërtet?

by Fitim Zekthi
06/08/2025 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fitim Zekthi

Një nga gjërat më të rënda sot, që shfaqet me gjithë fuqinë e vet në Shqipëri dhe sidomos në opozitë, është fakti që njerëzit nuk janë të trajnuar ose të përgatitur që të mendojnë për të mirën e përbashkët, për të mirën e vendit dhe shoqërisë, por janë të aftë të mendojnë vetëm për mënyrën se si preket apo fiton grupi tyre.

Mark Lilla, një mendimtar amerikan shkruan gjerësisht se kjo është një formë pushteti e injorancës, e padijes dhe madje e dëshirës për të mos ditur dhe mos mësuar.

Njerëzit, edhe qëllimisht, për shkak të interesit të tyre dhe interesit te grupit të tyre humbin aftësinë të njohin dhe kuptojnë të vërtetën. Kjo sigurisht që shkatërron jo vetëm interesin e vendit dhe të mirën e shoqërisë, por edhe interesin e tyre dhe të grupit të tyre.

Forcat e djathta apo konservatore gjatë gjithë historisë i janë trembur kësaj rruge, i janë friguar kësaj sjelljeje dhe kanë folur për maturi, për kujdes, për vetëkufizim, për largim dhe tërheqje nga emocioni dhe epshi.

Bash këtu tek këto koordinata është themeluar e djathta. Në Shqipëri, PD-ja, e cila ka pretenduar për vite me radhë se përfaqëson të djathtën, nuk ka qenë kurrë një forcë që u udhëhoq nga kujdesi, maturia, vetëpërmbajtja, vetëkufizimi, largimi nga epshi dhe emocionet e inatit apo zemërimit dhe për pasojë nuk arriti të mendojë dot përtej mënyrës se si pushteti apo realiteti politik prek atë dhe njerëzit e saj në një kohë kur duhet të mendonte (si forcë e djathtë për mënyrën se si preket shoqëria dhe vendi).

Tani gjendja është shumë e vështirë. Duke lejuar që vit pas viti, madje dekadë pas dekade, të thellohet kjo mënyrë të ekzistuari dhe kjo mënyrë të kuptuari e politikës gjërat kanë shkuar në një pikë shumë të largët, aq sa PD-ja përkufizohet  plotësisht, i merr vendimet dhe sillet pikërisht duke bërë vetëm të kundërtën e asaj që do të duhet të bënte një forcë e djathtë.

Edhe i gjithë debati, ose gjithë diskutimet brenda saj sot bëhen për gjëra të kota, bëhen nëse duhet të ikin disa drejtues apo të ikë kryetari, nëse duhet të bëhen analiza degë pas dege apo të bëhen seksion pas seksioni, nëse duhet hyrë në parlament apo duhet bojkotuar, nëse fajin e kanë disa deputetë, disa drejtues apo kryetari, nëse kanë infiltruar sorosianë, nëse kishte tradhti nga brenda etj.

Sado e vështirë, sa do tmerrësisht e vështirë, është e mundur që opozita të transformohet në një forcë të djathtë dhe konservatore që i brendëson realisht parimet e maturisë, vetëfkufizmit, kritikës ndaj vetes, mosfajësimin e armikut apo kundërshtarit për gjithçka, decensës, respektit për dinjitetin e kujtdo qenieje njerëzore, besimin tek liria politike, liria ekonomike, liria fetare.

Është e mundur që të kuptohet që nuk ka asgjë të mirë për opozitën si diçka e tillë në vetvete. E mirë për opozitën është gjthçka që është e mirë për vendin dhe për shoqërinë. Këtu nis dhe në fakt këtu edhe mbaron roli dhe detyra e të djathtës.  Nuk ka zgjidhje tjetër. Është e kotë po e kotë fare fare.

Next Post
DETAJE / Zbulohet skema: Eksportonin çipet drejt Kinës nën hundën e SHBA, arrestohen dy kinezë

DETAJE / Zbulohet skema: Eksportonin çipet drejt Kinës nën hundën e SHBA, arrestohen dy kinezë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-të i refuzojnë vizën, një prej europianëve të ndaluar dërgon administratën e Trump në gjyq

SHBA-të i refuzojnë vizën, një prej europianëve të ndaluar dërgon administratën e Trump në gjyq

December 26, 2025
Studimi, hyrja e Shqipërisë në SEPA kursen 71 milionë euro në vit

Studimi, hyrja e Shqipërisë në SEPA kursen 71 milionë euro në vit

December 26, 2025
Analizë | Amerika, “luftë të ftohtë” ndaj Europës për teknologjinë

Analizë | Amerika, “luftë të ftohtë” ndaj Europës për teknologjinë

December 26, 2025
Ish-sekretarja e Ministrisë së Mbrojtjes rrëfen implikimin e djalit të Berishës në masakrën e Gërdecit (DOKUMENTI)

‘Gërdeci’, prova e SPAK për Shkëlzen Berishën/ Juristja: Të gjitha tentakulat të çojnë te familja Berisha

December 26, 2025
Ethet e “Boxing Day”, miliona njerëz dynden në dyqane. Çfarë është kjo ditë?

Ethet e “Boxing Day”, miliona njerëz dynden në dyqane. Çfarë është kjo ditë?

December 26, 2025
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Mbi gjysma e të majtëve simpatizojnë Ramën dhe mbi gjysma e të djathtëve Berishën, por…

December 26, 2025
SHBA sulmon nga ajri Shtetin Islamik në Nigeri, Trump: I kam paralajmëruar më parë

SHBA sulmon nga ajri Shtetin Islamik në Nigeri, Trump: I kam paralajmëruar më parë

December 26, 2025
Reshje të pakta shiu/ Parashikimi i motit për sot, 6 shtator 2023

E premte me vranësira në mëngjes dhe kthjellime pas mesditës

December 26, 2025
SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com