• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çmontimi i gënjeshtrës për “frikën” nga zgjedhjet!

by Mero Baze
05/05/2017 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Oferta e kryeministrit Edi Rama për opozitën, lidhur me administrimin e zgjedhjeve prej një zëvendëskryeministri të opozitës, me gjithë strukturën deri në bazë, ka çmontuar përfundimisht gënjeshtrën se opozita nuk ka garanci për zgjedhje të lira dhe ka forcuar arsyen reale që mendojnë të gjithë, e cila ka të bëjë me një strategji të Sali Berishës për të përdorur bojkotin e zgjedhjeve, si fazën e parë të një plani destabilizues për marrje të pushtetit në tavolinë.

Në takimin e sotëm mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, duket se është ezauruar çështja  e sigurisë së zgjedhjeve, duke i ofruar praktikisht opozitës një qeveri zgjedhjesh të drejtuar prej saj. Propozimi i Edi Ramës që një zëvendëskryeministër i opozitës, të drejtojë gjithë procesin e monitorimit të zgjedhjeve, është një propozim përtej asaj çfarë ka ofruar paketa McAllister në këtë drejtim, dhe duket se është bërë vetëm për të çmontuar këtë gënjeshtër.

Lulzim Basha hodhi poshtë paketën McAllister, duke refuzuar fillimisht votimin e Veting-ut, ndërsa tani nuk pranon propozimin e Edi Ramës pikërisht për të mos lënë zbuluar arsyen reale, që nuk ta bëjë me zgjedhjet e lira. Arsyeja përse opozita nuk hyn në zgjedhje, gjendet tek strategjia e saj politike, e cila ka zgjedhur të krijojë një situatë destabiliteti në vend përmes bojkotit të zgjedhjeve dhe pas kësaj, të shpresojë se  do të bllokojë procesin e reformës në drejtësi dhe do të tentojë të kthehet në pushtet përmes pazareve në tavolinë.

Kjo është strategji dhe si e tillë ajo nuk jep shanse për pritshmëri nga bisedimet me Edi Ramën. Kjo strategji e ka përjashtuar pjesmarrjen në këto zgjedhje. Kushdo që lodhet në këtë drejtim është i dështuar, edhe pse është dëshirëmirë. Opozita e ka bojkotin e zgjedhjeve, betejën e parë në këtë strategji, dhe nuk mund ta dorëzojë atë betejë, ende pa filluar. I vetmi rast kur Basha do ta dorëzonte këtë betejë, do të ishte rrëzimi i qeverisë në tavolinë, e cila mund ta justifikonte. Në rast të kundërt, çdo përpjekje për ta zgjatur këtë telenovelë do të shkojë kot.

Ajo që duhet të mendojnë të gjitha palët e tjera të interesuara, është se si të zbusin dëmin që po tenton të shkaktojë kjo strategji, e cila ka të bëjë mbi të gjitha me krijimin e një kulture antidemokratike dhe paligjshmërie në funksionimin e sistemit demokratik. Ajo që po ndodh sot në Shqipëri dhe në Maqedoni, është pikërisht vendimi i dy opozitave politike për të mos pranuar rregullat e lojës dhe për të përdorur destabilizimin me ushtarë të paguar, si mjet presioni për të arritur qëllimet e tyre.

Lulzim Basha ndoshta është i pafuqishëm për të dalë nga kjo strategji vetë. Ai është nën presionin e Sali Berishës për ta çuar deri në fund këtë lojë, për interesat e vet Berishës. Dhe ndoshta atij i duhet të sakrifikohet për shkak të të qenit peng i kësaj strategjie. Qëndrimet e tij nga fillimi i krizës më 18 shkurt deri tani, janë shumë të ndryshme. Ato kanë filluar nga refuzimi i dialogut me Edi Ramën pasi nuk e pranonte si kryeministër në bisedime e deri tek oferta e fundit, që ai të qëndrojë kryeministër, por të ketë qeveri teknike dhe të bëhen zgjedhjet në vjeshtë. Por vetëm nje gje nuk ka ndryshuar, vendimi që të mos bëhen zgjedhje.

Tani është e qartë se bojkoti i Partisë Demokratike do plagosë zgjedhjet e 18 qershorit, por nuk do t’i vrasë ato. E vetmja që mund të vritet nga ky bojkot, është vetë Partia Demokratike. Dhe vrasësit e saj po e kryejnë krimin në sytë e të gjithëve. /Tema

Next Post
Ironia e kreut të Komisionit Europian: Humbasim dy vite, ndërsa presim që Trump të njohë botën

Juncker: Brexit është një tragjedi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si “Agjenti 007” personal i tij

Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si Agjenti 007 personal i tij

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com