• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 7, 2023
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çmimi “Opera Omnia – për autorë të huaj” për shkrimtarin Arian Leka

Java News by Java News
24/05/2022 16:42
Çmimi “Opera Omnia – për autorë të huaj” për shkrimtarin Arian Leka
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkrimtari shqiptar Arian Leka vlerësohet me çmimin e lartë letrar “Tudor Arghezi” për vitin 2022, dhënë në Festivalin Ndërkombëtar të Letërsisë në Rumani. Veprimraria e rëndësishme letrare u zhvillua në qytetin rumun Târgu Jiu  mes datave 19 dhe 22 maj 2022, si pjesë e edicioni 42 të Festivalit.  Përveç vlerave letrare të lidhura me poezinë, ky qytet është mjaft i njohur, pasi “strehon” Ansamblin Monumental  “Tryeza e Heshtjes”, “Porta e Puthjes” dhe “Kolona e Pafundme”, krijuar nga patriarku i modernizmit në skulpturë Constantin Brâncuși.

Këtë vit fitues i Çmimit “Opera Omnia – Autorë të Huaj”  ishte shkrimtari shqiptar Arian Leka, të cilit iu vlerësua vepra poetike dhe ajo eseistike, botuar tashmë me sukses në disa gjuhë të huaja e veçmas në rumanisht (me vëllimin “Anija e Gjumit” / “Nava Somnului” dhe “Biblioteka lundruese” /  “Biblioteca plutitoare” – antologji autori).

Në vlerësimin e saj për çmimin ndërkombëtar “Tudor Arghezi” juria, Juria, e kryesuar nga Horia Gârbea (poet, dramaturg dhe përkthyes i mirënjohur i veprës së Shakepeare) çmoi lart risitë stilistike e tematike, si dhe thellësinë befasuese të poetikës së Arian Lekës, jo vetëm si përfaqësues i letrave shqipe, por edhe i atyre europiane.  Përveç librave të Arian Lekës, botuar më herët në gjuhën rumune,  juria vlerësoi shumë edhe publikimet e shpeshta të shkrimtarit shqiptar gjatë viteve 2020-2021 në revistat më të rëndësishme rumune, si NEUMA (Pionieri, gabeli, si traficanti de femei), ROMÂNIA LITERARĂ (Mai presus de cuvinte), CONVORBIRI LITERARE (Auschwitz maritimo; De unde a venit Lumina?; ) LUCEAFĂRUL DE DIMINEAŢĂ (Poetul în piaţă)  etj, në të cilat Arian Leka botoi ese nga libri “Në kërkim të këmishës së humbur” dhe poezi nga libri “Hartë memece për të mbyturit”.

Festivali “Tudor Arghezi” organizohet nga Lidhjen e Shkrimtarëve të Rumanisë dhe në ceremoninë e çmimeve mori pjesë e Akad. Nicolae Manolescu, president i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë. Festivali mban emrin e njërit prej klasikëve të letërsisë rumune, Tudor Arghezi (pseudonim letrae i Ion Nae Teodorescu-t, 21 maj 1880-14 korrik 1967). Poet, prozator, dramaturg dhe gazetar gjenial, Arghezi  vlerësohet si njëri ndër tre autorët rumunë që e e sprovuan rumanishten deri në skajet e saj shprehimore, duke i zbuluar mundësi e fuqi metaforike të panjohura më parë (bashkë me Eminescu-n dhe Nichita Stănescu-n). Autor i një vepre poetike me thekse moderniste e simboliste, i një proze tejet të pasur, i disa librash tashmë mitologjikë për fëmijë, i mjaft pamfletesh të shndërruar në pika referimi, por edhe zbulues e botues talentesh të reja, Arghezi ndikoi mbi mjaft autorë të shquar dhe në jetën letrare rumune për mbi gjysmë shekulli. Ishte akademik, kandidat për Çmimin Nobel, por edhe prani e fuqishme në hapësirën anekdotike të bohemës rumune.

Falë përkushtimit të organizuesve ndaj vlerave estetike e artistike, laureatët e Çmimit Arghezi gjatë këtyre 42 edicioneve janë emra të mëdhenj të letërsisë rumune, mes të cilëve edhe Ana Blandiana, Nichita Stănescu dhe të disa letërsive të tjera europiane.

Arian Leka është i pari autor shqiptar që fiton këtë çmim të rëndësishëm ndërkombëtar.

Në këtë edicion të Festivalit, poeti Arian Leka u paraqit me librin “Hartë memece për të mbyturit”, libër ky i përkthyer në mjaft revista letrare në gjermanisht, frëngjisht, italisht, spanjisht si dhe në disa gjuhë të rajonit i vlerësuar veçanërisht për poemën  “Auschwitw detar”, përuruar në tetor të vitit 2021 në Coruña në një nga skenat më të rëdësishme të përfaqësimit të poezisë në botë “Poetas Di(n)versos”.

Çmimi “Opera Omnia – për autorë të huaj” për shkrimtarin Arian Leka

Çmimi “Tudor Arghezi” është çmimi i tretë ndërkombëtar për poetin Arian Leka, i cili më parë është vlerësuar me “Skepri poetik”, dhënë nga Shoqata e Shkrimtarëve të Maqedonisë së Veriut (Shkup, 2019) dhe çmimin “Poet i kryeqytetit poetik të Rumanisë” (Çmim i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Rumanisë (Iasi, 2019). Ndërkohë, libri “Hartë memece për të mbyturit” do të botohet brenda vitit 2022 në greqisht (përkthyer nga Andrea Zarballa), serbisht (përkthyer nga Merima Kriezi) dhe e maqedonisht (përkthyer nga Ilir Ajdini).

Veç këtyre, Arian Leka kumtoi edhe mbi një studim të vitit 1944, me autor Mitrush Kutelin, kushtuar poetit kombëtar të Rumanisë, Mihai Eminescu dhe “fenomenit Eminescu” , të cilin Kuteli e vlerëson si “poet, shkrimtar e luftëtar në sheshin e ideologjive”, krijues të gjuhës letrare rumune së cilës i fali kryevepra, duke shkaktuar “një tërmet të math, vazhduar prej një vepre krijonjëse edhe më të madhe…. Sikur të kish ngjarë një gjë e tillë në fushën e jetës shoqërore edhe politike, fushë në të cilën Eminescu hodhi shumë shkëndija nga gjeniu i vet, pa fjalë se gjendja e vëndit të vet do ish krejt e ndryshme nga e sotmja,” thekson Kuteli. Në takim Arian Leka foli edhe mbi një botim të veçantë në revistën rumune “Convorbiri Literare” të vitit 1939 ku, veç studimit të Kutelit mbi Eminescu-n, poezi të poetit të madh janë publikuar edhe në versionin shqip.

Sipas traditës, fotot e fituesve të çmimit letrar ndërkombëtar “Tudor Arghezi – Opera Omnia” vendosen në një dhomë të veçantë të Muzeut të poetit më të shquar rumun të shekullit XX: një shtëpi e fshehur mes qetësisë së natyrës në Târgu Cărbuneșt, larg zhurmës dhe trafikut ë të rënduar, në sallat e të cilës ruhet skrivania, dorëshkrime, letërkëmbimi, një pjesë e bibliotekës, pikturat e skica grafika të realizuara nga Arghezi ndër vite si dhe sende të përdorimit vetjak, që i japin vlerë të jashtëzakonshme kësaj shtëpie muze.

 

Next Post
Abuzimi me pronat në bregdet/ U arrestua për shpërdorim detyre, lirohet ish-drejtori i Kadastrës në Sarandë

Abuzimi me pronat në bregdet/ U arrestua për shpërdorim detyre, lirohet ish-drejtori i Kadastrës në Sarandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJMET E FUNDIT

FOTO/ Ky është pallati për të cilin përfundoi në burg Vangjush Dako

FOTO/ Ky është pallati për të cilin përfundoi në burg Vangjush Dako

June 6, 2023
Plagosi me thikë gruan e tij, dorëzohet në polici Aleko Myrtollari

Plagosi me thikë gruan e tij, dorëzohet në polici Aleko Myrtollari

June 6, 2023
Shtëpia e Bardhë: Nuk e kemi përcaktuar ende kush e shkatërroi digën në Ukrainë

Shtëpia e Bardhë: Nuk e kemi përcaktuar ende kush e shkatërroi digën në Ukrainë

June 6, 2023
Artan Hoxha zbulon prapaskenat: SPAK e ka firmosur të premten urdhrin për Vangjush Dakon

Artan Hoxha zbulon prapaskenat: SPAK e ka firmosur të premten urdhrin për Vangjush Dakon

June 6, 2023
Pastronte paratë e pista të kriminelëve më të mëdhenj në botë, shqiptari që xhironte 250 mln euro

Pastronte paratë e pista të kriminelëve më të mëdhenj në botë, shqiptari që xhironte 250 mln euro

June 6, 2023
Fenomeni Albin Kurti

Kosova në mes të “Proamerikanizmit” të opozitës dhe “Antiamerikanizmit” të Kurtit

June 6, 2023
Zbulohen emrat e propozuar për ambasador ë Londër, Berlin, Tel Aviv e Ankara

Zbulohen emrat e propozuar për ambasador ë Londër, Berlin, Tel Aviv e Ankara

June 6, 2023
Rama takim me ambasadoren Kim në rezidencën amerikane pas arrestimit të Dakos

Rama takim me ambasadoren Kim në rezidencën amerikane pas arrestimit të Dakos

June 6, 2023
BE zgjat mandatin e EULEX-it, trupa ligjzbatuese evropiane në Kosovë deri në 2025

BE zgjat mandatin e EULEX-it, trupa ligjzbatuese evropiane në Kosovë deri në 2025

June 6, 2023
Avokati i Vangjush Dakos: SPAK nën trysnin e ndërkombëtarëve, masa e nxituar

Avokati i Vangjush Dakos: SPAK nën trysnin e ndërkombëtarëve, masa e nxituar

June 6, 2023
“Babi tha mos trego”, fëmija zbulon vrasjen makabre në Durrës. Si e liruan gjyqtarët të dyshuarin kryesor

“Babi tha mos trego”, fëmija zbulon vrasjen makabre në Durrës. Si e liruan gjyqtarët të dyshuarin kryesor

June 6, 2023
Reagon qytetari që çoi pas hekurave Vangjush Dakon: Arrestimi është për bujë politike, për asgjë tjetër

Reagon qytetari që çoi pas hekurave Vangjush Dakon: Arrestimi është për bujë politike, për asgjë tjetër

June 6, 2023
“E çova nuse dhe e mora të vdekur”, denoncimi i babait: Vajzën e vrau dhëndri dhe e hodhi nga ballkoni

“E çova nuse dhe e mora të vdekur”, denoncimi i babait: Vajzën e vrau dhëndri dhe e hodhi nga ballkoni

June 6, 2023
Dorëhiqet Helidon Bushati, Basha pa drejtues politik në Shkodër në prag të zgjedhjeve

Thirrja e deputetit opozitar: Të tërhiqemi dhe t’i hapim rrugë figurave të reja në PD

June 6, 2023
Benzema përfundon transferimin në klubin saudit, do të përfitojë 200 mln euro në sezon

Benzema përfundon transferimin në klubin saudit, do të përfitojë 200 mln euro në sezon

June 6, 2023
Vuçiç takohet me Escobar dhe Lajçak: Kosova duhet të përmbushë detyrimet

Vuçiç takohet me Escobar dhe Lajçak: Kosova duhet të përmbushë detyrimet

June 6, 2023
Arrestimi i Dakos/ Koçi: Kush është përfshirë në korrupsion, të ndëshkohet. SPAK të mos druhet. ‘Peshk i madh’ është Berisha dhe…!

Arrestimi i Dakos/ Koçi: Kush është përfshirë në korrupsion, të ndëshkohet. SPAK të mos druhet. ‘Peshk i madh’ është Berisha dhe…!

June 6, 2023
Përfshihet nga flakët ish-godina e Hipotekës në Durrës, dalin detajet e para

Përfshihet nga flakët ish-godina e Hipotekës në Durrës, dalin detajet e para

June 6, 2023
SHBA sfidon Kurtin, Minxhozi: Vuri Kosovën përballë krijuesve të saj, po “sharron degën ku është ulur”

SHBA sfidon Kurtin, Minxhozi: Vuri Kosovën përballë krijuesve të saj, po “sharron degën ku është ulur”

June 6, 2023
PD sulmon Berishën: Aleanca ‘Non grata’ mbron Dakon dhe mashtron demokratët. “Shtëpia e Ilirit”…!

Më shumë se sa i gëzoi, arrestimi i Dakos i trembi Berishën dhe “Rithemelimin”

June 6, 2023
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com