Kryeministri Edi Rama u shpreh se në tregun e naftës do të ketë kompani publike.
Në Asamblenë e PS në njësinë nr.4 në kryeqytet, Rama u shpreh se ligji për rezervat është në proces konsultimi.
Rama shtoi se për naftën do të ketë çmim real duke u bazuar te bursa.
“Ne do të hyjmë në tregun e naftës me një kompani publik, për të garantuar që qytetarët, nuk detyrohen të paguajnë më shumë se ç’ju takon. Ligji për rezervën, ligji i ri është në proces konsultimi. Kemi pasur një naftë që markohej, për të indentifikuar naftën që vjen në mënyrë legale. U munduam ta rregullonim. Kemi krijuar kompani publike, do nxjerrim për 1 ose 2 muaj do nxjerrim një tjetër ngjyrues që është i manipulueshëm. Do formalizojë tregun e naftës. Ne duam që kompania publike të arrijë në pikën që të jetë furnizues në treg, të përcaktojë rregullat e lojës, duke vendosur një çmim real duke u bazuar te bursa”, theksoi ai.











