• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

by A R
04/04/2026 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar këtë të shtunë, më 4 prill, një bashkëbisedim virtual me qytetarët, ku ka komentuar shqetësimet e tyre lidhur me rritjen e çmimeve të karburanteve, të cilat janë të diktuara nga konflikti në Lindjen e Mesme.

Në fjalën e tij, Berisha theksoi se çmimi i naftës ka arritur në 224 lekë për litër, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me taksimin më të lartë të karburanteve në botë. Ai e konsideroi këtë situatë si një “ndëshkim të vërtetë” për qytetarët shqiptarë, duke fajësuar qeverinë dhe duke argumentuar se vendi ynë mban rekordin në Europë dhe botë për nivelin e lartë të taksimit të naftës.

“Së pari, një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ju qytetare dhe qytetarë, miq të rrjeteve të mia sociale që ndiqni këtë bisedë me ju. Java që lamë pas u karakterizua nga një goditje e re për buxhetet tuaja familjare, për xhepat tuaj. Çmimi i naftës arriti në 224 lekë, një çmim ndër më të lartit në botë. Nuk ka dyshim se lëvizja e çmimit të naftës diktohet nga kriza energjetike e krijuar për shkak të luftës në Lindjen e Mesme dhe goditjes së vendeve të Gjirit nga Irani. Por një rritje të tillë çmimi nuk e ka asnjë vend tjetër në botë. Shqiptarët duhet ta dinë se qeveria shqiptare ka vendosur taksën më të lartë në botë mbi naftën.

Asnjë vend tjetër nuk takson kaq rëndë naftën në shkallën 60 përqind të çmimit të saj. Shqipëria është rekord në Europë dhe në botë në taksimin e naftës, çka detyron kompanitë të mbajnë çmime stratosferike.

Por së dyti dua të theksoj se në qoftë se e bëjmë me proporcion rrogash apo të ardhurash ditore, Shqipëria rezulton, shqiptarët rezultojnë se duhet të paguajnë për naftën që blejnë 6-8 herë më shumë se qytetarët e vendeve të tjera në raport me të ardhurat e tyre. Pra, nafta është një ndëshkim i vërtetë dhe kjo është një taksë çnjerëzore, absurde, të cilën e paguajnë çdo qindarkë qytetarët shqiptarë. Edi Rama taton naftën 1.1 euro për litër sa asnjë vend tjetër në botë, 60 përqind të çmimit.”, tha Berisha.

Berisha kritikon qeverinë për masat që ka shpallur, duke i cilësuar si të pamjaftueshme dhe qesharake, dhe propozoi përgjysmimin e taksës së naftës nga 1.1 euro për litër në 0.55 euro, në mënyrë që të barazohet me vendet e Bashkimit Europian.

“Masat që ka shpallur janë qesharake. Nuk kanë dhe nuk mund të kenë asnjë ndikim. Masa të vërteta janë ato që i shpalli Australia dhe po i shpallin vende të tjera. Përgjysmim i taksave të naftës. Me fjalë të tjera, në qoftë se Shqipëria merr 1.1 euro për litër të naftës, qeveria këto taksa duhet t’i ulë në një shumë të përbashkët 0.55 euro për litër naftë. Dhe me këtë nuk bën gjë tjetër veçse barazon taksën me shumicën e vendeve anëtare të BE. Në pamje të parë, taksa e naftës rëndon në xhepat e atyre që kanë vetura, dhe sigurisht rëndon në xhepat e tyre më shumë, por e vërteta është se ata që kanë më pak rëndohen më shumë. Dhe ata që kanë më pak janë ata që nuk kanë vetura sepse nafta ndikon direkt në transportin e të gjitha llojeve.

Nafta ndikon direkt tek çmimi i bukës, tek çmimi i ushqimeve, tek prodhimet bujqësore, pra ka ndikime të shumëllojta dhe dhimbje më shumë krijon tek ata që nuk kanë makina.

Kështu që është emergjente përgjysmimi i taksave. Me specialistët më të mirë të fushës jemi marrë në mënyrë intensive për të parë çdo variant të mundshëm dhe absolutisht nuk ka asnjë mundësi tjetër për të ndihmuar qytetarët përveç përgjysmimit të nivelit absurd të taksës 1.1 euro që nuk ekziston askund në botë.”, tha kryedemokrati.

Berisha përsëriti gjithashtu akuzat ndaj qeverisë për kontrabandë të naftës dhe përfitime personale përmes ndërmarrjeve shtetërore.

Ai e përfundoi fjalën e tij duke ftuar qytetarët shqiptarë të bashkohen në protestën e Partisë Demokratike: “Ndaj dhe ftoj qytetarët shqiptarë të bashkohen në revoltën e PD kundër këtij regjimi sepse vështirësitë ekonomike sa më gjatë ta mbajmë, aq më të mëdha do jenë për ta.”

Berisha: Jo 9, por 13 vende Europiane do e bllokojnë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Një nga pyetjet që iu drejtua kryedemokratit, ishte nëse 9 vende të BE-së kanë votuar vërtet për ngrirjen e negociatave për integrimin e Shqipërisë. Berisha u përgjigj që jo 9, por 13 vende do të jenë që do ta bllokojnë integrimin e Shqipërisë në BE për shkak të korrupsionit në vend.

“Kam dijeni për këtë sepse me datën 1 prill, kur pritej të diskutohej për raportin e vlerësimit të standardeve të shtetit ligjor në Shqipëri dhe luftës kundër korrupsionit, numri i vendeve që u shpreh kundër votimit të tij, i mbidyfishua, nga 4 u bënë 9. Dhe ne ju kishim paralajmëruar për këtë. Nuk mund të kapërdihet, ju garantoj se herën tjetër do të jenë 13. Pse do të jenë 13? Sapo të marrin vesh të vërtetën Balluku. E vërteta e dosjes Balluku dhe AKSHI, janë bërë dokumente të pakundërshtueshme të korrupsionit në Shqipëri dhe të bllokimit të luftës ndaj korrupsionit nga Edi Rama.“, tha Berisha, duke shtuar se Shqipëria nuk plotëson “absolutisht” asnjë kriter përveç kriterit gjeostrategjik.

Next Post
Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

April 4, 2026
Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In