• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Çmimet skandaloze për bileta në Rinas, Tiranë-Romë kushton më shumë se Romë-New York

by A R
09/07/2016 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çmimet e biletave për fluturimet nga Tirana drejt vendeve të tjera dhe anasjelltas, jo vetëm që nuk po njohin ulje, por dita ditës po prekin nivele rekord.

Mjafton një klikim në internet për të parë sa shtrenjtë u kushton shqiptarëve apo të huajve, të fluturojnë drejt Tiranës. Sipas të dhënave online, të udhëtosh të shtunën nga Roma në Tiranë, vetëm vajtje të kushton rreth 500 euro ose siç është publikuar në web, 633 dollarë ose 597 dollarë, në varësi të orarit më ekonomik.

Por çfarë ndodh, të qëndrosh në të njëjtin destinacion nisje, nga Roma, por me destinacion tjetër mbërritje, Berlinin, çmimet kanë një ndryshim drastik. Çmimi i biletës është afro 110 euro, 5 herë më lirë se në drejtim të Tiranës. Skandali thellohet më tej pasi, nëse dëshiron të udhëtosh nga Roma në Tiranë, ditën e diel, në datën 10, mesatarisht bileta kushton për person 745,8 euro më shtrenjtë se një rrugë vajtje-ardhje Romë – New York, ku bileta mesatarisht kushton 671 euro për person.

Edhe nëse mendon të rezervosh me përpara, për të udhëtuar fundjavën e ardhshme, sërish çmimet janë super të larta. Të vish nga Roma në Tiranë fundjavën që vjen, vajtje-ardhje me ekonomik, kushton mesatarisht  654 dollarë afërsisht njëlloj si të shkosh në Kinë. Këto çmime të kripura bëjnë që të stepen jo vetëm shqiptarët emigrantë që duan të vijnë në vendin e tyre të kalojnë pushimet, por edhe për turistë të ndryshëm në botë, të cilët duan të përzgjedhin Shqipërinë në minutë të fundit për të kaluar pushimet.

Çmimet e larta të biletave sipas përfaqësuesve të agjencive turistike, vijnë për shkak të aeroportit të vetëm që ka sot Shqipëria, i cili është kthyer në monopol, pavarësisht heqjes së ekskluzivitetit. Taksat e larta aeroportuale kanë bërë që asnjë kompani e mirëfilltë “low cost” të mos vijë në Shqipëri për të bërë që të përfitohen çmime më të ulëta biletash. Përqëndrimi në pak duar i fatit të biletave po i kushton çdo ditë e më shumë xhepave të qytetarëve. Qeveria ndërhyri pak muaj më parë në marrëveshjen me Koncesionarin e Rinasit, por nuk arriti dot të ndërhyjë në problemin e çmimit të lartë të biletave, duke e lënë një problem të pazgjidhur./Klan/a.m.

Next Post

Masakra në Srebrenicë, rrëfehet gruaja që qëndroi mes kufomave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Është më shumë se e rrënuar”, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

Është më shumë se e rrënuar, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

October 3, 2026
Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

October 3, 2026
22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

October 3, 2026
Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

October 3, 2026
K*rvat e vërteta të një shoqërie!

K*rvat e vërteta të një shoqërie!

October 3, 2026
Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: “Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

October 3, 2026
Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

October 3, 2026
Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

October 3, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Policia zbardh detajet e helmimit të 6 fëmijëve në një kopsht në Korçë, nën hetim për shpërdorim detyre drejtoresha e institucionit dhe një mjeke

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com