• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Çmimet e shtëpive në Tiranë si në Milano/ Të matura sipas fuqisë blerëse, në 6 vjet apartamentet u rritën me 43%, pagat me 5%,

by Java News
06/09/2021 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çmimet e apartamenteve në Tiranë po shtrenjtohen vazhdimisht, ndërsa pagat nuk po rriten me të njëjtin ritëm. Sipas Bankës së Shqipërisë, që nga viti 2013-2014, çmimet mesatare të apartamenteve janë rritur me rreth 43% deri në fund të vitit 2020.

Çmimi mesatar i një metri katror në kryeqytet në fund të 6-mujorit të parë 2021 arriti në 1102 euro/metër katror, sipas indeksit të “Keydata Albania”, një publikim nga Çelësi Media Group. Çmimet luhaten nga rreth 700-800 euro/m2 në periferi deri në 4 mijë euro/m2 në kullat në qendër të qytetit.

Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se për të njëjtën periudhë (2014-2020) paga mesatare në vend është rritur me rreth 18% në vlerë nominale (nga 45.5 mijë lekë në muaj në 2014-n, në 53.7 mijë lekë në muaj për 2020-n). Por e indeksuar me inflacionin mesatar vjetor, rritja reale e pagave është rreth 5% (sipas përllogaritjeve të Monitor, bazuar në të dhënat zyrtare për inflacionin nga INSTAT).

Teksa pagat mesatare mujore reale janë rritur me vetëm 5% në 6 vitet e fundit, ndërsa çmimet e apartamenteve u shtrenjtuan me 40%, kjo ka ulur ndjeshëm fuqinë blerëse, duke bërë që një familjeje apo një individ shqiptar të duhet të punojë shumë më tepër se më parë, në mënyrë që të arrijë të blejë një shtëpi.

Një individ me pagën mesatare 45.5 mijë lekë në vitin 2014 i duhej të punonte rreth 50.6 vjet për të blerë një shtëpi 90 metra katror, e llogaritur me çmimin mesatar të vitit përkatës. Gjashtë vite më vonë, një individ me pagën mesatare 53.7 mijë lekë do të duhet të punojë rreth 69.3 vjet, ose gati 19 vjet më shumë[1] (pa llogaritur marrjen e një kredie, krahasimi është bërë për të treguar se sa ka rënë fuqia blerëse nga shtrenjtimi i lartë i banesave në raport me ritmet e rritjes së pagës reale).

Në vitin 2014, paga më e lartë në vend ishte ajo e një drejtuesi komercial, me rreth 123 mijë lekë në muaj, ndërsa apartamenti më i shtrenjtë ishte rreth 2500 euro/m2. Për të blerë një banesë 100 metra katror, këtij drejtuesi do t’i duheshin 62 vjet punë. Në fund të 2020-s, paga më e lartë në vend ishte 152 mijë lekë, ndërsa apartamentet më të shtrenjta kanë arritur në rreth 4 mijë euro/m2. Si rrjedhojë, ky drejtues do të duhet të punojë 90 vjet për të blerë apartamentin më të shtrenjtë në kryeqytet, ose rreth 28 vjet më shumë[2]!

Vitet e fundit, rritja e shpejtë e çmimeve të apartamenteve është amortizuar disi nga zhvlerësimi i monedhës së përbashkët (shtëpitë kuotohen kryesisht në euro, që ka rënë nga rreth 138 lekë në 123 lekë) dhe nga ulja e normave të interesave për kredinë hipotekare në banka (nga 5.5%, në rreth 3.6%).

Apartamentet në Tiranë, njësoj si në Milano

Indeksi i pasurive të paluajtshme i publikuar nga Numbeo, sistemi i të dhënave (database) më i madh në botë për koston e jetesës, që mat raportin e çmimeve ndaj të ardhurave për pasuritë e paluajtshme, e vendos Tiranën ndër më të shtrenjtat në Europë. https://www.numbeo.com/property-investment/rankings_current.jsp

Numbeo rendit 267 qytete në botë, sipas raportit të çmimit mbi të ardhurat, që është treguesi më i mirë për të matur përballueshmërinë për blerjen e një apartamenti (sa më i ulët ky indeks, aq më mirë është).

Për kryeqytetin shqiptar, ky indeks është 16.2, njësoj si në Milano. Ndërsa apartamentet në Tiranë, sipas standardit të fuqisë blerëse janë më të shtrenjta se në Vjenë (12.9), Madrid (12.5), Stamboll (12.1), Zagreb (12.5), Stokholm (13.3) etj.

Më e shtrenjta në Europë është Moska (21.8), Parisi (19.7), Beogradi (19.3) etj./ monitor

g.kosovari

Next Post
Italia vazhdon të jetë “e dehur” nga Europiani, Gjermani e ‘frikshme’ nën drejtimin e Flick, Spanja dhe Anglia bëjnë detyrën. Polonia luan ‘tenis’

Italia vazhdon të jetë “e dehur” nga Europiani, Gjermani e ‘frikshme’ nën drejtimin e Flick, Spanja dhe Anglia bëjnë detyrën. Polonia luan ‘tenis’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ironizon gazetarja: Shpjegojani strategjistëve që i paguani me miliona se çdo poezi për bufin veç se i jep kredite Ramës

Review-t e rreme nuk rrëzojnë regjime. Vetëm e largojnë protestën nga beteja e saj e vërtetë

July 10, 2026
Pret votën finale të Senatit/ Eric Wendt nuk është shpallur ende ambasador i ri amerikan në Tiranë

Pret votën finale të Senatit/ Eric Wendt nuk është shpallur ende ambasador i ri amerikan në Tiranë

July 10, 2026
Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

Mikel Merino sërish hero, Spanja në gjysmëfinalet e Botërorit

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

Deputeti i PS-së: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë

July 10, 2026
Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In