• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Çmimet e karburantit në BE arrijnë nivele rekord, nafta ngjitet në 2,23 euro për litër, reagojnë qeveritë dhe tregjet

by A. Q
24/09/2026 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çmimet e karburantit në stacionet e Bashkimit Evropian kanë shënuar një rritje të ndjeshme, duke arritur një nivel të ri rekord prej 2.23 eurosh për litër (krahasuar me 2.16 euro javën e kaluar).

Sipas një analize të bazuar në të dhënat e Komisionit Evropian, nivele historike janë regjistruar në 19 vende anëtare, përfshirë Italinë, Gjermaninë dhe Francën, të ndikuara nga goditjet energjetike të lidhura me konfliktet në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë.

Kriza e çmimeve ka vënë në lëvizje qeveritë evropiane dhe ka ngjallur debate mbi ndërhyrjet e mundshme institucionale. Ministri i Ekonomisë i Italisë, Giancarlo Giorgetti, njoftoi se ekzekutivi do të diskutojë hapat e ardhshëm.

“Në ditët në vijim, do të duhet të diskutojë përdorimin e klauzolës mbrojtëse”, u shpreh Giorgetti, duke shtuar se qeveria ka ndërhyrë më parë me fonde të konsiderueshme dhe se po vlerësohet përdorimi i rregullave të jashtëzakonshme.

Nga ana e tij, Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Matteo Salvini, mbajti një qëndrim më realist gjatë një aktiviteti publik.

“Është e qartë se as kostot e karburantit, as kostot e energjisë, as kostot për bizneset dhe as kostot për familjet, nuk do të ulen së shpejti.“, tha ai.

Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron pritet t’i kushtojë një vëmendje të veçantë kësaj çështjeje gjatë një interviste televizive ku do të trajtohen çmimet e karburantit dhe sfidat e sigurisë.

Sipas të dhënave të shoqatës së mbrojtjes së konsumatorëve Codacons, çmimet e larta kanë filluar të transformojnë tregun e automjeteve në Evropë. Ndërsa shitjet e makinave me benzinë dhe naftë kanë rënë ndjeshëm (respektivisht me 17.5% dhe 19% në tetë muajt e parë të vitit), automjetet elektrike dhe hibride kanë shënuar rritje të ndjeshme, siç është rritja prej 38.8% e makinave elektrike.

Përballë këtij ndryshimi, Codacons i bën thirrje qeverisë italiane të introduktojë stimuj të rinj për blerjen e automjeteve alternative, duke qenë se çmimet në pikat e karburantit vështirë se do të kthehen në nivelet e mëparshme.

Tensioni në tregje mbetet i lartë, i ushqyer edhe nga zhvillimet gjeopolitike. Nafta e papërpunuar e llojit Brent i ka kapërcyer 103 dollarë për fuçi, e ndikuar nga debatet mes Shteteve dhe Iranit në OKB, ndërkohë që bursat kryesore evropiane (Milano, Paris, Frankfurt dhe Londër) kanë regjistruar ulje të lehta në hapje të tregjeve.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

November 24, 2026
Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

November 24, 2026
Vance hedh poshtë zërat se SHBA u tërhoq: Administrata e Trump është optimiste për negociatat për paqe në Ukrainë

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

November 24, 2026
“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

November 24, 2026
Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

November 24, 2026
Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

November 24, 2026
Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

November 24, 2026
Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

November 24, 2026
Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

November 24, 2026
Panik në ajër, avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë! Kthehet me urgjencë në Londër, rrëfimi i pasagjerit

Lufta hibride? Kaos në qiellin britanik, bllokohen lokalizuesit për 140 avionë pasagjerësh në një ditë!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In