• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Çmimet e festave, a po abuzojnë tregtarët?

by A R
27/12/2024 21:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Aurora Sulçe

Rritja e çmimeve për festat e fundvitit është tashmë traditë. Familjet shtojnë ndjeshëm shpenzimet për tryezën e festave dhe kjo çon në shtrenjtim të produkteve, kryesisht atyre ushqimore. Ndërkohë që nuk mungojnë dhe abuzimet e tregtarëve, si pjesë e pandarë e shithblerjeve të përditshme.

Rritja e çmimeve stimulohet edhe nga fluksi i madh i emigrantëve që kthehen në atdhe për të kaluar festat e fundvitit me të afërmit. Me mijëra janë të kthyerit edhe këtë vit, që padyshim kanë ndikimin e tyre në rritjen e kërkesës për mallra dhe produkte, duke ushtruar presion edhe në rritjen e çmimeve.

Por, a po konstatohen abuzime me çmimet këtë vit, kryesisht në tregjet e fruta-perimeve apo edhe dyqanet e produkteve ushqimore?

Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se ka nisur monitorimin në terren lidhur me çmimet e produkteve të shportës, në prag të festave të fundvitit. Ky institucion bën të ditur se do të monitorojë subjektet tregtare, pasi synon parandalimin e abuzimit me çmimet. Ndërkohë që paralajmërohen penalizime ndaj bizneseve që do të abuzojnë: “Autoriteti i Konkurrencës siguron qytetarët se do të identifikojë dhe ndëshkojë çdo fenomen të mundshëm të ngritjes artificiale të çmimeve që mund të shkaktohet nga praktikat jo të drejta të konkurrencës”.

Edhe në vitet e kaluara, në këtë periudhë të vitit janë ndërmarrë aksione të tilla, jo vetëm nga Autoriteti i Konkurrencës, por edhe nga administrata tatimore, por abuzimet nuk janë frenuar.

Për të përballuar rritjen e çmimeve, por edhe për të ndihmuar pensionistët me festat e fundvitit qeveria ndau për ta një bonus, me vlerë 10 mijë deri në 15 mijë lekë në varësi të pensionit. Bonusi është dy deri në tre herë më i lartë se ai i dhënë vitet e kaluara.

Dhënia e këtij bonusi ndodh në një kohë kur rritja e pensioneve është shndërruar në debatin e ditës, me premtime si nga qeveria, ashtu edhe nga opozita, duke lënë qartazi të kuptohet se pensionistët do të jenë një ndër faktorët që do të përcaktojnë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Por, pensionistët nuk do të jenë të vetmit që do të marrin ndihmë këtë fundvit.

Një bonus prej 15 mijë lekësh do të shkojë për familjet me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuar dhe kujdestarët e tyre. Në total, fondi për këtë kategori arrin në 2.2 miliardë lekë. Ndërkohë që një fond shtesë prej 1,4 miliardë lekë do të jepet edhe për femerët, si dhe 1,6 miliardë lekë për të mbështetur bashkitë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, si dhe në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve për qytetarët.

Shqiptarët po përballen me rritjen e çmimeve, jo vetëm në periudhën festive të fundvitit, por tashmë prej mëse tre vitesh. Që prej vitit 2022, e gjithë bota u përball me shtrenjtimin e produkteve bazë të konsumit, si pasojë e luftës në Ukrainë, ajo që rëndom u quajt si kriza e çmimeve. Vitin e fundit, situata është stabilizuar dhe inflacioni, treguesi që dëshmon për koston e jetesës në vend ka zbritur në 2%, duke qenë brenda objektivit të parashikuar.

Por në Shqipëri, për shkak edhe të mungesës së prodhimit vendas dhe varësisë së madhe nga importi, çmimet e produkteve ushqimore janë shumë më të larta se zërat e tjerë të konsumit.

Rrjedhimisht, edhe inflacioni i çmimeve ka qenë gjatë gjithë periudhës gati dyfish më i lartë se inflacioni i përgjithshëm. Në nëntor, rritja e çmimeve tek produktet ushqimore arriti në 3,2% ose 1,2% më shumë se inflacioni.

Rritja e çmimeve ka rënduar buxhetin e të gjitha familjeve shqiptare, të cilat i përdorin pjesën më të madhe të të ardhurave që kanë për ushqim.

Të dhënat tregojnë se rreth 40% e totalit të të ardhurave mujore të një familjeje shkon pikërisht për t’u ushqyer. Në shtresat e varfra, ku përfshihen pensionistët dhe familjet me të ardhura të ulëta, pesha që zë ushqimi në buxhetin mujor është edhe më e lartë dhe e kalon 50% të totalit. Ndërkohë që mesatarja e rajonit është 32% dhe ajo europiane 18%. Sa më i varfër të jetë një vend, aq më e madhe është pesha që ushqimi zë në buxhetin mujor.

Qeveria ka premtuar një tjetër bonus për pensionistët, i cili do të jepet në pranverë. Për pensionet deri në 20 mijë lekë do të jepen 10 mijë lekë bonus, ndërsa për pensionet mbi 20 mijë lekë, bonusi do të jetë 5 mijë lekë.

Ekspertët sugjerojnë rritjen e të ardhurave të disponueshme të qytetarëve, si e vetmja mënyrë për të përballuar shtrenjtimin e çmimeve. Paralelisht, sugjerojnë zhvillimin e prodhimit vendas, kryesisht atij bujqësor, me qëllim uljen e varësisë nga importi. Një sfidë që kërkon më shumë punë dhe më shumë kohë sesa thjesht rritja e pagave, duke pasur parasysh se bujqësia është futur tashmë në një cikël rënës.

Edhe këtë fundvit, frutat dhe çdo gjë tjetër do t’i blejmë më shtrenjtë. Por ky nuk është një problem që shqiptarët e kanë vetëm për festa. Është shqetësimi më i madh i pjesës dërrmuese të familjeve e mëse 700 mijë pensonistëve, e ky hall nuk zgjidhet me bonus.

(A2 Televizion)

Next Post
Kosova pa drita për festa, operatori zbulon arsyet

Kosova pa drita për festa, operatori zbulon arsyet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In