• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Çmimet e banesave, nis korrektimi

by A R
29/03/2016 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zhvillimet e fundit në çmimet e banesave sugjerojmë se rreziku i një flluske në treg është zvogëluar pasi vlerat aktuale janë kryesisht në nivelet e parashikuara nga vlerat themelore.

Një studim në nivel ekspertësh i Bankës së Shqipërisë që në fakt nuk përfaqëson qëndrim zyrtar të Bankës Qëndrore nxjerr në dukje se, çmimet aktuale të banesave u janë afruar vlerave të tyre themelore gjatë viteve të fundit, duke treguar ekzistencën e një mekanizmi korrektimi.

Ekspertët e BSH në kërkimin e tyre shkencor pohojnë se në kushtet e një ekuilibri tregu, çmimet dhe qiratë duhet të lëvizin së bashku. Por raporti çmime qira tregon se ka shkuar në drejtim të kundërt në 2004 dhe 2011, teksa cmimet e banesave janë rritur dhe q indikatorëve ka evoluar. Megjithëse një rritje e vazhdueshme ka qenë prezente që nga fillimi i serive të të dhënave, kjo ecuri është shumë më e theksuar nga fillimi i vitit 2004 deri në fillim të 2011-ës. Këto zhvillime justifikojnë një ekzaminim më të plotë të dinamikës në tregun e banesave.

Nga viti 2009 deri në vitin 2005 çimet e qirave kanë qenë më të larta se çmimet e shtëpive. Dy indekset janë bashkuar në fund të vitit 2005 dhe më pas teksa cmimet e banesave nisën të ofrohen në euro dhe u u rriten dukshëm në krahasim me cmimet e qirave. Kur çmimet e banesave janë sukshëm të larta se qiratë kjo trego se trgu është në mbinxjehje.

Shumë ekonomistë e interpretuan krizën globale financiare të vitit 2008 si rezultatin përfundimtar të një flluske asetesh financiare që ishte materializuar në tregjet e zhvilluara gjatë pjesës së parë të dekadës. Elementi kyç i cili e përkeqësoi krizën ishte një mbinxehje e tregut të banesave.

Megjithëse ishin ndikuar nga një ekonomi në rritje, çmimet e banesave në Shqipëriu rritën me një ritëm shumë më të shpejtë në krahasim me treguesit e tjerë ekonomikë si p.sh. të ardhurat familjare. Çmimet e banesave luajnë një rol të rëndësishëm në vendimet financiare të familjes. Banesa përfaqëson blerjen më të madhe që do të bëhet nga një familje gjatë jetës së saj. Ato janë gjithashtu pjesë e kapitalit të familjes dhe përdoren gjerësisht si kolateral për të marrë hua.

Historikisht, raportet statistikore qira-çmim dhe të ardhurat familjare-çmim janë parë si tregues të mundshëm që mund të zbulojnë mbinxehje në tregun e banesave.

Çmimet e banesave në Shqipëri përjetuan një rritje të shpejtë gjatë dekadës së fundit. Megjithëse ato u ndikuan nga disa faktorë themelorë siç ishin rritja e shpejtë ekonomike dhe zhvillimi i sektorit financiar, një tregues tradicional si raporti qira-çmim tregon se ka pasur periudha kur niveli i çmimit të banesave tregoi shenja të mbinxehjes.

Rezultatet e përftuara tregojnë se ekzistojnë shenja të një largimi të çmimit të banesave nga vlerat themelore të tyre pas vitit 2006.

Sipas serive të përftuara nga modeli, çmimet e banesave në Shqipëri kanë shfaqur disa tendenca mbivlerësimi gjatë gjysmës së dytë të viteve 2000./Monitor

Next Post

Ja kush do të punojë në kabinetin presidencial të Thaçit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti Donald Trump i vendos kushte Kinës: Ndihmoni në Hormuz ose shtyhet takimi me Xi Jinping

Presidenti Donald Trump i vendos kushte Kinës: Ndihmoni në Hormuz ose shtyhet takimi me Xi Jinping

March 16, 2026
Analiza e New York Times: Lufta në Lindjen e Mesme vë në provë fuqinë ushtarake të Evropës

Analiza e New York Times: Lufta në Lindjen e Mesme vë në provë fuqinë ushtarake të Evropës

March 16, 2026
Foshnja 2-muajshe ndërroi jetë, prindërit akuzojnë mjekët: E dërgova në spital pasi nuk pinte qumësht, ata thanë…

Foshnja 2-muajshe ndërroi jetë, prindërit akuzojnë mjekët: E dërgova në spital pasi nuk pinte qumësht, ata thanë…

March 16, 2026
“Lufta SHBA-Izrael kundër Iranit e paligjshme”, Spanja: Nuk marrim pjesë në asnjë mision ushtarak në Hormuz

“Lufta SHBA-Izrael kundër Iranit e paligjshme”, Spanja: Nuk marrim pjesë në asnjë mision ushtarak në Hormuz

March 16, 2026
“Ishte e lumtur për jetën e re që kishte nisur”/ Flet kushërira e Xhuana Nikollit, hedh dyshime mbi vetëvrasjen

“Ishte e lumtur për jetën e re që kishte nisur”/ Flet kushërira e Xhuana Nikollit, hedh dyshime mbi vetëvrasjen

March 16, 2026
Vritet në Gjakovë xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother Vip Kosova, në kërkim pronari i një lokali

Vritet në Gjakovë xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother Vip Kosova, në kërkim pronari i një lokali

March 16, 2026
Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

Shembja e aksit Librazhd-Përrenjas, Prokuroria i kërkon ARRSH tenderin për mirëmbajtjen e rrugës

March 16, 2026
Sulmi me dron paralizoi përkohësisht Aeroportin e Dubait, rifillojnë fluturimet me orar të kufizuar

Sulmi me dron paralizoi përkohësisht Aeroportin e Dubait, rifillojnë fluturimet me orar të kufizuar

March 16, 2026
“Neni 46 nuk mund të anashkalohet”, Salianji reagon për ndryshimet e statutit të PD: Opozita nuk mund të sillet si Rama

“Neni 46 nuk mund të anashkalohet”, Salianji reagon për ndryshimet e statutit të PD: Opozita nuk mund të sillet si Rama

March 16, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e martë 17 mars 2026

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In