• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Çmimet e aprtamenteve janë shtrenjtuar 70% nga…/ Ndërtuesit, pritshmëri rekord për rritjen e çmimeve në vrojtimin e gushtit

by Java News
13/09/2021 07:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërtuesit parashikojnë që rritja e çmimeve do të vazhdojë, madje pritshmëritë e tyre janë më të lartat që nga viti 2016, kur raportohen të dhënat.

Në anketimin që Banka e Shqipërisë zhvillon në kuadër të vrojtimit të bizneseve dhe konsumatorëve, subjekteve të ndërtimit iu drejtua pyetja e mëposhtme: 5. Si prisni të ndryshojnë çmimet që ju do të vendosni gjatë 3 muajve të ardhshëm?

Do të rriten
S’do të ndryshojnë
Do të bien
Balanca e përgjigjeve për këtë pyetje ishte pozitive, në nivelin 12.4, nga 8.6 dhe 10.2 përkatësisht në dy muajt e mëparshëm dhe njëkohësisht niveli më i lartë që nga maji i vitit 2016, kur Banka e Shqipërisë ka filluar të publikojë indeksin. (Sipas metodologjisë së Bankës së Shqipërisë treguesi i balancës merr vlera midis -100 dhe +100. Një tregues mbi 0 tregon për një numër më të madh të përgjigjeve pozitive sesa negative, në një tremujor të caktuar.)

Që prej fillimit të vitit 2020, ndërtuesit presin më shumë rritje të çmimeve sesa ulje të tyre, ndryshe nga periudha e mëparshme, kur balanca ishte negative (shih grafikun: Ndërtimi/Si prisni të ndryshojnë çmimet që ju do të vendosni gjatë 3 muajve të ardhshëm?)

Çmimet e aprtamenteve janë shtrenjtuar 70% nga 2005-a

Të dhënat e tjera tregojnë se vitet e fundit, çmimet e apartamenteve në vend, kryesisht kryeqytet, janë shtrenjtuar vazhdimisht.

Çmimi mesatar i një metri katror në kryeqytet në fund të 6-mujorit të parë 2021 arriti në 1102 euro/metër katror, sipas indeksit të “Keydata Albania”, një publikim nga Çelësi Media Group.

Në krahasim me 2005-n, viti më i hershëm kur ka filluar llogaritja, ky indeks është rritur me rreth 70%. Shtrenjtimi ka vijuar dhe në 6-mujorin e parë të vitit 2021, ku tregtuesi tjetër, ai i çmimeve mesatare reale të shitjes së apartamenteve në Tiranë (që përllogariten në proporcion me numrin e apartamenteve që janë në shitje në një periudhë të caktuar) u rrit me 4.22%, në raport me fundin e 2020-s.

Çmimet rriten, por fuqia blerëse bie

Ndërsa çmimet e apartamenteve janë rritur me ritme shumë më të larta sesa pagat vitet e fundit, (https://www.monitor.al/ne-6-vjet-pagat-u-rriten-me-5-ndersa-apartamentet-me-43-cmimet-e-shtepive-ne-tirane-njesoj-si-ne-milano-te-matura-sipas-fuqise-blerese/ ) konsumatorët pjesa më e madhe e konsumatorëve deklarojnë se nuk kanë në plan që të blëjnë një shtëpi.

Po në vrojtimin e bizneseve dhe konsumatorëve, Banka e Shqipërisë i pyet individët: “A keni në plan të blini ose të ndërtoni një shtëpi gjatë 12 muajve të ardhshëm (për të jetuar vetë ju, një anëtar i familjes, si shtëpi pushimi, për ta dhënë me qira etj.”? dhe mundësitë e zgjedhjes janë : Po, me siguri; E mundshme; Ka shumë mundësi që jo; Jo; Nuk e di.

Balanca e përgjigjeve është për këtë pyetje është -86, për tremujorin e dytë 2021 (nga -88 në tremujorin e parë), afër nivelit maksimal negativ (prej -100), që tregon një pamundësi të lartë për blerjen e një shtëpie (shiko grafikun e dytë). Nga të 15 pyetjet që bën Banka e Shqipërisë për të matur besimin e konsumatorëve, (ku përfshihet vlerësimi i situatës financiare, papunësisë, pritshmërisë për blerjet e mëdha, prirjet e kursimit, papunësisë etj) kjo është përgjigja që ka balancën më të lartë negative./Monitor

g.,kosovari

Next Post
Nesër në Shqipëri, sot në Serbi/ Merkel pasdite takim me Vuçiç, zyrtarët: Kosova temë e pandarë

Nesër në Shqipëri, sot në Serbi/ Merkel pasdite takim me Vuçiç, zyrtarët: Kosova temë e pandarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Mbrojtjes flet për rrezikun nga Irani: Shqiptarët duhet të jenë të qetë! Siguria garantohet nga NATO dhe…

Ministri i Mbrojtjes flet për rrezikun nga Irani: Shqiptarët duhet të jenë të qetë! Siguria garantohet nga NATO dhe…

April 2, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

“Të mblidhet Këshilli i Sigurisë!”, Hoxha replikon me opozitën: S’ka vend për shqetësim! Njoftimi i SHBA është për..

April 2, 2026
Nafta rritet me rreth 7% pas fjalimit të Trump! Frikë për përshkallëzim të konfliktit…

Nafta rritet me rreth 7% pas fjalimit të Trump! Frikë për përshkallëzim të konfliktit…

April 2, 2026
“Po mbrojmë vendin tonë”, Presidenti iranian- amerikanëve: Nuk kemi armiqësi ndaj SHBA-ve

“Po mbrojmë vendin tonë”, Presidenti iranian- amerikanëve: Nuk kemi armiqësi ndaj SHBA-ve

April 2, 2026
Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

April 2, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

April 2, 2026
Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

April 2, 2026
Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

April 2, 2026
“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

April 2, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

“Korrupsioni më i madh në perceptim se sa në realitet”, Rama: Nuk çlirohemi prej tij vetëm duke dënuar të korruptuarit

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In