• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tiranë, publikohen çmimet e shitjes së apartamenteve sipas zonave

by Aalison Pearse Stevens
30/05/2016 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas një periudhe disavjeçare, çmimet e banesave, të cilat të paktën për qytetin e Tiranës kishin mbetur thuajse të pandryshuara, kanë shënuar rritje të menjëhershme. Ky ndryshim është paralajmëruar më herët nga ndërtuesit, teksa lajmin e keq për qytetarët nuk e jep vetëm Banka e Shqipërisë në raportin e saj të fundit të politikës monetare, por edhe agjentët imobilarë në kryeqytet. Sipas ndërtuesve, arsyet e rritjes së çmimeve lidhen tërësisht me shtimin e ngarkesës fiskale (taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe ajo e banesës për stokun e pa shitur) dhe jo me faktorë të kërkesës.

Kostot e ndërtuesve janë rënduar nga aplikimi i taksës së banesës mbi inventarët. Tani ndërtuesit paguajnë taksën e banesës për objektet e përfunduara, të cilat ende nuk janë shitur. Në Tiranë, ndërtuesit posedojnë stok për shkak të kërkesës të dobët, ndaj tatimin e kanë përfshirë në çmimet finale të banesave. Përpos kësaj takse, në fillim të këtij viti, taksa e ndikimit në infrastrukturë është rritur në 8 për qind të çmimit të shitjes nga 4 për qind e kostos që ishte më parë.

Dyfishimi nga 4 në 8 për qind, por edhe ndryshimi i bazës së llogaritjes nga kosto në çmimin e shitjes ka rritur ndjeshëm barrën fiskale. Për shembull, një ndërtues, i cili shet apartamente me 900 euro/m² dhe ka kosto ndërtimi prej 500 euro/m², më parë paguante taksë infrastrukture 20 euro/m² (500 euro/m²*0.04), ndërsa tani do të duhet të paguajë 72 euro/m² (900 euro/m²*0.08), apo 3.6 herë më shumë. Ende nuk ka ndërtime të reja këtë vit, pohojnë ndërtuesit, por stoku që do të vijë, do të sjellë rritje të menjëhershme të çmimit, faturë të cilën e merr blerësi në kryeqytet. Por, ndërtuesit paralajmërojnë se paralelisht do rriten dhe çmimet e banesave të ndërtuara tashmë, ndonëse me ritme më të ulëta se ato të reja.

Raporti

Përpos lajmeve dhe llogarive që vijnë nga ndërtuesit, raporti i Bankës së Shqipërisë për 3-mujorin e parë të këtij viti referoi se indeksi i çmimit të banesave u rrit 11.3 për qind. Përkundër kësaj, qiratë kanë shkuar me ulje në vazhdimësi, edhe pas 3 muajve të fundit të vitit 2015. Sipas raportit të politikës monetare, sektori i ndërtimit u zgjerua me ritme të larta edhe gjatë tremujorit të katërt të vitit 2015. Vlera e shtuar e sektorit u rrit me 12.7 për qind në terma vjetorë në tremujorin në analizë, pas zgjerimit me 24.7 për qind dhe 16.7 për qind, përkatësisht gjatë tremujorëve të dytë dhe të tretë të vitit.

Banka e Shqipërisë tregon se, analiza e të dhënave të tërthorta të vlerës së përafërt të lejeve të ndërtimit tregon për rritje të tyre, të drejtuar kryesisht nga shtimi i punimeve inxhinierike, me kontribues kryesor sektorin publik, si edhe në një masë më të vogël nga ndërtesat për qëllime banimi.

Niveli ndjeshëm më i ulët i treguesit të besimit në ndërtim, si edhe rënia e normës së shfrytëzimit të kapaciteteve sugjerojnë ngadalësim me ritme më të shpejta të aktivitetit në sektorin e ndërtimit gjatë tremujorit të parë të vitit 2016. Ndërkohë, sa i përket kreditimit, të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se ka pasur rritje të vazhdueshme të kredisë për pasuri të paluajtshme për individë, e dukshme kjo në monedhën vendase. Stoku i huas për shtëpi arriti në 41.8 miliardë lekë në shkurt 2016, me një rritje prej 8 për qind me bazë vjetore.

Stoku

Edhe pse muajt e parë të vitit u shoqëruan me një rritje të shpejtë të çmimeve, sektori i ndërtimeve, duket se do të vijojë të vuajë mungesën e fuqisë blerëse, pasi numri i apartamenteve të pashitura mbetet në shifra të frikshme, duke numëruar afro 10 mijë të tillë. Kjo krizë, e cila e ka përfshirë këtë industri prej afro një dekade, për ndërtuesit mund të ketë një zgjidhje. Ata mendojnë se zgjidhja mund të jetë blerja dhe shitja e tyre enteve të pushtetit lokal për banesa sociale. Sidomos në zonat periferike të Tiranës, në zonat e Golemit, Vlorës, janë një sasi e madhe stoku që vazhdon të mbetet sepse janë bërë investime të gabuara në zona të gabuara. Krahasuar me vitet 1995-2005, kërkesa e klientëve ndaj ndërtuesve duket se ka ndryshuar dhe është tendenca për ndërtime më cilësore që ka lënë në mëshirë të fatit ato që shoqatat e ndërtuesve i konsiderojnë si investime të gabuara. “Në periferi, çmimet po barazojnë kostot, kështu që ndoshta shteti mundet të hyjë në tregun e banesave që industria të mos rëndohet më tej”, orientojnë ndërtuesit.

Çmimet sipas zonave, rritje deri në 40 mijë lekë/m²

Një metër katror në zonën e ish-bllokut, sipas vendimit në fuqi të këshillit të Ministrave është 190 mijë lekë, ndërsa sipas të dhënave agjencive imobilare çmimi ka shënuar rritje deri në 20 mijë lekë,  duke arritur deri në 210 mijë lekë/m². Po kështu, çmimi në m² për një apartament në rrugën e Kavajës, sipas agjencive, në muajin prill, shënoi maksimalisht vlerën e 182 mijë lekëve, nga 140 mijë lekë/ m² që shënon çmimi referencë i miratuar nga qeveria. Gazeta boton më poshtë çmimet mesatare në tregun e lirë të apartamenteve, për të cilat qytetarët do të duhet të shtojnë nga 10 mijë lekë deri 40 mijë lekë për çdo m², me ndryshimet e reja që ka pësuar tregu për shkak të taksave.

Neritan Gjergo

ma.me

Next Post

Coca Cola, ja çfarë efektesh jep një orë pas futjes në organizëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Ministria e Mbrojtjes: ‘SHOTA’, automjeti i parë i blinduar ‘Made in Albania’, simbol i fuqisë dhe inovacionit

VIDEO / Ministria e Mbrojtjes: ‘SHOTA’, automjeti i parë i blinduar ‘Made in Albania’, simbol i fuqisë dhe inovacionit

March 18, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 19 Mars 2026

March 18, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Protestat i shërbejnë vetëm Berishës”, Shehi: Kush pret kryetar tjetër në PD, është budalla!

March 18, 2026
Raketat balistike iraniane drejt Turqisë, NATO vendos sistem shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot

Raketat balistike iraniane drejt Turqisë, NATO vendos sistem shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot

March 18, 2026
“E pranoj gabimin”, 46-vjeçari zbërthehet para policisë: Ja pse i trafikoja armët

“E pranoj gabimin”, 46-vjeçari zbërthehet para policisë: Ja pse i trafikoja armët

March 18, 2026
Përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, Izraeli: Kemi vrarë ministrin e Inteligjencës së Iranit

Përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë, Izraeli: Kemi vrarë ministrin e Inteligjencës së Iranit

March 18, 2026
“Kemi 7 muaj që e presim ditën e sotme”, GJKKO jep vendimin: Dosja Meta kalon për gjykim

“Kemi 7 muaj që e presim ditën e sotme”, GJKKO jep vendimin: Dosja Meta kalon për gjykim

March 18, 2026
Ranë prej skelës në Vjenë, kush janë 3 shqiptarët që humbën jetën nga aksidenti tragjik

Ranë prej skelës në Vjenë, kush janë 3 shqiptarët që humbën jetën nga aksidenti tragjik

March 18, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Rezoluta për Iranin, Zogaj: Shqipëria duhet të ruajë orientimin perëndimor mes krizave globale

March 18, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

GJKKO vendos sot kalimin ose jo për gjykim të dosjes Meta, avokati: Mua më dalin bastet!

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In