• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Çmimet dhe linjat, shqiptarët braktisin Rinasin për Shkupin

by A R
07/02/2017 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mungesa e linjave të fluturimit me kosto të ulët dhe e aeroporteve dytësore i ka detyruar shqiptarët që t’i drejtohen fqinjëve për të realizuar udhëtime të volitshme.

Destinacione europiane që arrihen nga Prishtina, Shkupi e Podgorica me një çmim më të ulët krahasuar me atë që mund të merrej nga Tirana, shtoji kësaj edhe faktin se për një pjesë nuk ka fluturime direkte.

Edhe agjencitë e udhëtimit që ofrojnë ture kulturore, apo edhe bileta i programojnë ato me nisje nga aeroporti i Prishtinës, Shkupit madje edhe Podgoricës.

Sipas drejtuesve të këtyre agjencive bëhet fjalë për udhëtime që zgjasin nga 4 -5 ditë.

Në rastet kur klientët dëshirojnë të marrin transport nga agjencia çmimi i ofertës rritet me 25 euro për person.

Janë kryesisht ture kulturore që përfshijnë disa destinacione.

Po ju sjellim disa shembuj:

Barcelona

Ky destinacion ofrohet nga agjencitë e udhëtimit përmes linjës direkte nga Shkupi. Aeroporti mund të arrihet me autobuz Tiranë – Shkup.

Madridi

Edhe ky destinacion ofrohet nga agjencitë e udhëtimit nga aeroporti i Shkupit me linjë direkte.

Suedia

Kryeqyteti i Suedisë, Stokholmi është një tjetër vend turistik që mund të arrihet lehtësisht sërish nga aeroporti i Shkupit me linjë direkte.

Zvicra

Nëse dëshironi të vizitoni Cyrihun, një nga qytetet e Zvicrës atëherë do t’ju duhet të shkoni në Prishtinë. Aeroporti “Adem Jashari” ofron fluturime direkte.

Rusia

Shën Petërburgu, një nga qytet e mrekullueshme të Moskës është vënë në axhendën e agjencive turistike si propozim për festën e 14 Shkurtit dhe udhëtimet e pranverës.

Për të mbërritur në Shën Petërburg do t’ju duhet të udhëtoni tranzit përmes Stokholimit, nga Shkupi.

Dubai

Vendi i mrekullueshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Dubai, një destinacion i cili ka filluar të jetë ndër tendencat turistike të këitj vitit ofrohet nga agjencitë shqiptare me fluturime direkte nga Shkupi. Nga ky aeroport fluturimet mundësohen dy herë në javë.

Nga Shqipëria e lirë vetëm Italia

Nga aeroporti “Nënë Tereza”, kompania me kosto të ulët Wizz Air do të nisë fluturimin e parë në datë 5 prill. Prenotimet, sipas agjencive turistike kanë kohë që janë bërë. Por në krahasim me Shkupin, Wizz Air është shumë më i shtrenjtë në Tiranë.

Të vetmet destinacione që tashmë janë shumë më të lira se një vit më parë janë drejt Italisë, ku shtimi i konkurrencës dhe hyrja e operatorëve të rinj ka ndikuar në uljen e çmimeve dhe një udhëtim vetëm vajtje drejt Milanos e gjen edhe me 35 euro. (Monitor)

Next Post
Elbasan/ Vjedh postën e fshatit, arrestohet 30 vjeçari

Vlorë/ Babai denoncon djalin në polici: ‘Më dhunon’. Prangoset 23-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

March 9, 2026
PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Frrok Çupi: Qëndrimi i Ramës, si burrë shteti

PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Frrok Çupi: Qëndrimi i Ramës, si burrë shteti

March 9, 2026
Rritja e çmimeve të naftës, vendet e G7 mblidhen në takim urgjent, çfarë pritet

Rritja e çmimeve të naftës, vendet e G7 mblidhen në takim urgjent, çfarë pritet

March 9, 2026
Ofendime në Kuvend, Sekretariati i Etikes përjashton me 10 ditë Bardhin dhe Balliun

Ofendime në Kuvend, Sekretariati i Etikes përjashton me 10 ditë Bardhin dhe Balliun

March 9, 2026
Paguhen më pak, por shqiptarët kanë orët më të gjata të punës në Europë

Inflacioni rritet me 2.5 % në muajin shkurt, ekspertët parashikojnë rritje të mëtejshme të çmimeve

March 9, 2026
Pastronte para, arrestohet 67-vjeçari në Berat! I sekuestrohen mbi 50 mijë euro, paund e dollarë

Pastronte para, arrestohet 67-vjeçari në Berat! I sekuestrohen mbi 50 mijë euro, paund e dollarë

March 9, 2026
Elisa e Çudirave

Zoti Trump

March 9, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

“Korrupsioni është i strukturuar”, raporti i SPAK për 2025: Zbuluam lidhjet mes vrasjeve me pagesë dhe trafikut të kokainës

March 9, 2026
‘Perandoria’ sekrete në Londër! Djali i Khamenei-t kontrollon 250 mln € prona pranë ambasadës së Izraelit?

‘Perandoria’ sekrete në Londër! Djali i Khamenei-t kontrollon 250 mln € prona pranë ambasadës së Izraelit?

March 9, 2026
Me të zeza dhe kapuç në kokë, publikohen imazhet e autorit të shpërthimit në ambasadën e SHBA

Me të zeza dhe kapuç në kokë, publikohen imazhet e autorit të shpërthimit në ambasadën e SHBA

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In