• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Teknologji

CMG-ja: Inovacioni i Kinës do t’i sjellë botës energji zhvillimi

by A R
01/11/2020 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kina angazhohet për zhvillimin me cilësi të lartë dhe për t’u kthyer në një vend të fuqishëm në fushën e shkencës dhe teknologjisë”; “Plani i ri pesëvjeçar i Kinës është shumë ambicioz për krijimin e një fuqie në fushën tekniko-shkencore”… Ditët e fundit, mediat ndërkombëtare, si “Bloomberg News”, revista “Fortune” etj., u fokusuan në fjalën kyçe “inovacion” të komunikatës së plenumit të 5-të të Komitetit të 19-të Qendror të PKK-së. Në propozimet mbi Planin e 14-të Pesëvjeçar të miratuar në këtë plenum, sugjerohet që duhet të këmbëngulet në vendin thelbësor të inovacionit në procesin e modernizimit të Kinës dhe që pavarësia shkencore e teknologjike të jetë një mbështetje strategjike për zhvillimin kombëtar dhe të vendoset në plan të parë të detyrave të ndryshme të planifikimit. Kjo ndodh për herë të parë në historinë e hartimit të planit pesëvjeçar, gjë që tregon rëndësinë e madhe të inovacionit tekniko-shkencor për zhvillimin e ardhshëm të Kinës.

Në fakt, objektivi i inovacionit shkencor dhe teknologjik nuk është vetëm përmbajtja e planit të ardhshëm pesëvjeçar të Kinës, por edhe është drejtimi afatgjatë i zhvillimit në të ardhmen. Duke u nisur nga forca e tanishme e inovacionit shkencor dhe teknologjik të Kinës, mund të gjykohet se ka shumë kushte të favorshme për realizimin e këtij objektivi.

Në pesë vjetët e fundit, përqindja e kontributit të përparimit shkencor dhe teknologjik të Kinës është rritur nga 55.3 % në 59.5%. Kina ka pasur vazhdimisht arritje të mëdha tekniko-shkencore dhe është ngjitur në vendin e 14-të në renditjen e aftësive inovative të 131 ekonomive botërore. Sipas të dhënave të fundit, treguesi i inovacionit i Kinës vjet arriti në 228.3, duke u rritur me 7.8 % në krahasim me vitin 2018, ndërsa studimi e zhvillimi zënë 2.23% të PBB-së, duke kaluar nivelin mesatar të 15 vendeve anëtare të BE-së në vitin 2018. Duke hedhur sytë në të kaluarën, shikon se zhvillimi shkencor dhe teknologjik i Kinës nuk është bërë vetëm për veten, por qëllimi ka qenë shtimi i mirëqenies së të gjithë njerëzimit. P. sh., një kontribut i rëndësishëm i sistemit të navigacionit satelitor të Kinës “Beidou” është ndërkombëtarizimi, që u ka mundësuar vendeve të ASEAN-it, Pakistanit etj., të ndajnë teknologjinë, prodhimet dhe zbatimet e sistemit “ Beidou”. Kina planifikon ta përfundojë ndërtimin e stacionit të vet hapësiror rreth vitit 2022 dhe ka ftuar vendet e ndryshme ta përdorin atë për të kryer eksperimente.

CMG-ja shprehet në komentin e saj se të gjitha këto janë kontributi real i Kinës përballë sfidave globale dhe për nxitjen e ndërtimit të bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit.

Next Post
Ja 10 mitet e rreme mbi “Paketën Antishpifje”!

Kush e ka ngujuar Lulzim Bashën brenda SHQUP-it

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In