• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kush e ka ngujuar Lulzim Bashën brenda SHQUP-it

by Alfred Peza
01/11/2020 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Ai mund të jetë i vetmi Kryetar opozite, që kërkon të bëhet Kryeministër, duke qëndruar i mbyllur brenda kullës së partisë së tij. Nuk e pengon që të dali prej aty as qeveria, as mazhoranca, as policia, as shërbimi sekret, as ndonjë kërcënim i panjohur, e rrezik i vërtetë a imagjinar i çfarëdolloj natyre qoftë.

Lulzim Basha është një qytetar i lirë, i një vendi ku është i lirë të ushtrojë nëse dëshiron të gjitha liritë e tij. Qofshin ato edhe të natyrës politike, partiake dhe elektorale. Por ai nuk e bën. Nuk hedh qoftë edhe një hap të vetëm jashtë zyrës së tij. Jashtë sallës së konferencave për shtyp të PD. Jashtë selisë së saj. Apo jashtë gardhit rrethues të SHQUP në Tiranë. Duke mos e marë fare mundimin për ta bërë këtë.

A e mban mend ndokush sa kohë ka kaluar, nga takimi i fundit i Lulzim Bashës jashtë Tiranës, kudo qoftë nëpër Shqipëri? Po me kë është takuar herën e fundit, me petkun e Kryetarit të PD, a e kujton kush? Po si lider opozite, a ju kujtohet se për çfarë ka folur në takimin e tij të fundit, me popullin opozitar?

Po si kandidat për Kryeministër,- siç ka shumë dëshirë që të vetprezantohet,- kur është takuar për herë të fundit me qytetarët? Po me votuesit e tij? Me simpatizantët? Përkrahësit? Mbështetësit? Apo me të gjithë ata që mezi presin,- siç thotë propaganda opozitare,- që ta votojnë në zgjedhjet e 25 prillit 2021?

Pakkush kujton diçka tjetër gjatë javëve e muajit që sapo kaloi, nga veprimtaria politike e Lulzim Bashës, përveç konferencave për shtyp nga SHQUP-i, që komentohen më shumë për gafat, sesa për idetë e tij. Ose ndonjë dalje televizive përmes telefonit, skype-s apo bisedës në ndonjë studio të debatit politik.

Ndokush që kërkon ta justifikojë, mund të thotë se Lulzim Basha këtë e ka një strategji, për të mos u konsumuar. Se ai i ka rujatur forcat, energjitë, takimet, tubimet dhe gjithçka tjetër, për në janar. Atëherë kur do të na çudisë të gjithëve, duke i rënë Shqipërisë, pash më pash. Për të ndaluar vetëm në mëngjesin e 26 prillit, kur të shpalli fitoren e ëndërruar dhe veten, njeriun që do të na qeverisë deri në vitin 2025.

Ky është thjeshtë ai momenti, kur dikush duhet ta tundë, që ti thotë atë frazën që tashmë e dijnë të gjithë shqiptarët për të: “Luli, çohu. Se mjaft fjete. Boll pe ëndrra me pushtet dhe Kryeministër!”

Sapo kemi hyrë në nëntor dhe jemi vetëm 2-3 muaj përpara se të nisë zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e pranverës. Ndaj kushdo sheh jo vetëm liderin e PS, që ti bjerë kryq e tërthor Shqipërisë, për të promovuar kantieret e punës. Por edhe kryetarët e partive të tjera, sado të vogla a periferike qofshin në skenën tonë politike, që të kenë ndezur motorrët e fushatës elektorale për zgjedhjet e reja.

Po kush e pengon edhe Lulzim Bashën që të dalë nga ngujimi ku ndodhet brenda SHQUP-it?

E para, është ai vetë pengesa kryesore, që nuk del dot fillimisht as nga lëkura e tij prej lideri që e pret pushtetin që ti bie në prehër, në formën e një dhurate nga qielli.

E dyta, mungesa e projektit të tij politik dhe elektoral, të cilin do të duhej tua shpjegonte fshat më fshat e qytet më qytet, të gjithë shqiptarëve duke kërkuar përkrahjen dhe mbështetjen e tyre.

E treta, e vetmja e mirë e kësaj të keqe prej “të urti”, është se ajo e ekspozon keq Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, që po shfaqen shumë agresivë këto kohë, duke bërë kontrast të fortë publik me ta.

Dhe e fundit, pengesa e tij vazhdon të mbetet mungesa e kontrollit të plotë mbi PD, për sa kohë që u desh vetëm një deklaratë e Sali Berishës në media, për të hedhur poshtë gjithë punën e komisionit të ngritur prej tij, për përzgjedhjen e listës së kandidatëve për deputetë.

Pa energjitë e një lideri karizmatik që turbullon ujërat politike të venedit, pa dëshirë për fitore, pa vullnetin e një udhëheqësi që i çon përpara projektet e tij elektorale, pa program dhe pa ekip, Lulzim Basha ka zgjedhur edhe këtë radhë që të vegjetojë. Të mbyllet. Të kyçet brenda. Të ngujohet në kullën e tij të fildishtë.

I paaftë për të bashkuar gjithë të ikurit e 30 viteve nga PD, i pamundur për të bashkuar të gjithë aktorët dhe faktorët opozitarë përballë Edi Ramës dhe PS, i pazoti për të krijuar frymën e madhe të ndryshimit që paraprin rrotacionet e pushtetit përpara zgjedhjeve, Lulzim Basha vazhdon të bëjë atë që ka ditur që të bëjë gjithnjë më mirë. Të presi, që dikush ti dhurojë siç ka bërë deri më sot, edhe karriken e Kryeministrit të Shqipërisë. Mundësisht, tia çojë pak, deri tek zyra e tij në SHQUP!

Next Post
Sa është Kina fajtore për COVID-19? Shërbimet sekrete: Ka fshehur informacione të rëndësishme për virusin

Sekreti i metodës kineze kundër valës së dytë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In