• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Çmenduritë për azil nuk kanë fund, shqiptarja braktis 2 fëmijët në Gjermani

by A R
08/01/2018 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Braktisja e fëmijëve në vendet e Bashkimit Evropian me qëllim final fitimin e azilit është kthyer në një fenomen mjaft shqetësues. Shumë fëmijë shqiptarë janë braktisur nga prindërit në vende si Gjermania, Franca etj, të cilët kanë mbetur të vetëm pasi prindërit janë kthyer në atdhe, me shpresën se do të sigurojnë dokumentet.

Lidhur me këtë fenomen janë ashpërsuar masat nga ana e strukturave ligjzbatuese si dhe është intensifikuar bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit me vendet e BE. Së fundi është proceduar një grua nga Policia Kufitare e Durrësit. Ajo ka braktisur dy fëmijët e saj 11 dhe 12-vjeç në Gjermani dhe është kthyer në atdhe.

“Është proceduar penalisht  një shtetase për “Braktisja e fëmijëve të mitur”, pasi kjo shtetase  pasi ka kaluar për në Itali,  ka udhëtuar në drejtim të Gjermanisë dhe aty ka braktisur të dy fëmijët  e mitur 11 vjeç e 12 vjeçe”, raporton policia.

Policia Kufitare ka dhënë detaje lidhur me intesifikimin e masave kundër paligjshmërive:

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës gjatë ditëve të para të vitit 2018, janë intensifikuar masat për  parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Në këtë kuadër, janë evidentuar dhe goditur 21 raste të paligjshmërisë, në fushën e falsifikimit të dokumentave, kalimit të paligjshëm të kufirit, kontrabandës, trafikimit të mjeteve motorrike, apo të braktisjes së fëmijëve.

Më konkretisht, janë arrestuar 2 shtetas si dhe janë proceduar 11 shtetas të tjerë, për “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”,  pasi janë  kapur në flagrancë nga forcat e Policisë Kufitare në terminalin e përpunimit të pasagjerëve, në Portin e Durrësit, duke tentuar për të  kaluar kufirin në mënyrë të kundraligjshme për në Itali, me dokumenta të falsifikuara ose   duke shfrytëzuar ngjashmërinë .

Po gjatë kësaj jave, janë evidentuar dhe proceduar penalisht 3 shtetas, të cilët kanë tentuar të kalojnë  për në Itali , duke ju shmangur kontrollit në terminal, por janë kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare   në Terminal në tentativë për tu larguar me traget.

Gjithashtu është proceduar penalisht  një shtetase për “Braktisja e fëmijëve të mitur”, pasi kjo shtetase  pasi ka kaluar për në Itali,  ka udhëtuar në drejtim të Gjermanisë dhe aty ka braktisur të dy fëmijët  e mitur 11 vjeç e 12 vjeçe.

Po nga Sektori i Hetimit në DVKM Durrës është evidentuar dhe goditur një rast për “Trafikim të mjeteve motorrike”, ku është proceduar  penalisht një shtetas, pasi në hyje në protin e Durrësit, automjeti tip “Renault”, rezultoi i vjedhur në Francë.

Si dhe janë  evidentuar dhe goditur edhe tre raste të kontrabandës me cigare, ku janë proceduar penalisht tre shtetas, pasi në automjetet e tyre janë gjetur të feshura në tavanet dhe dyert e automjeteve steka me cigare të llojeve të ndryshme.

Po bashkërendohet dhe bashkëpunohet ngushtësisht me autoritetet doganore në Port, dhe me DVP.Durrës  me qëllim kontrollin sa më efikas për të parandaluar, evidentuar dhe goditur  trafikun e lëndëve narkotike.

Masa janë marrë edhe në kufirin detar ku janë shtuar patrullimet si dhe kordinohet me QNOD e DVP.Durrës, për të evidentuar dhe parandaluar në kohë çdo tentativë të mundshme për ushtrim të veprimtarisë kriminale qoftë nëpërmjet kufirit detar.

Një vëmëndje e veçantë i është kushtuar ofrimit për qytetarët të një shërbimi sa më cilësor dhe në kohë.

Në këtë kuadër gjatë kësaj jave është punuar me sportele të shtuara në dalje, me qëllim eleminin e vonesave.

Gjatë kësaj periudhe kanë hyrë 6 517 shtetas dhe 1652 automjete , si dhe kanë dalë 20 562 shtetas dhe 5 734 automjete.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës fton cilindo që evidenton apo has në shpërdorim detyre nga punonjësit e policisë , të telefonojnë në numrat pa pagësë 129 e 0800 90 90, duke ju siguruar një reagim të shpejtë e të paanshëm./a.m.

Next Post
Reforma në Drejtësi, a po na përshfaq si vend “kolonial”!

Edhe Jugo-nostalgjia pengon tregun e përbashkët Kosovë-Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In