• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Edhe Jugo-nostalgjia pengon tregun e përbashkët Kosovë-Shqipëri

by Ben Andoni
08/01/2018 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Përgjigjet e një anketimi me votat e qytetarëve të ish-Federatës, të organizuar nga Gallup në vitin 2016, ku duhej të evidentoheshin të mirat e të këqijat e vendeve të ish-Jugosllavisë pas shkërmoqjes së kësaj strukture shtetërore, nuk është se krijuan ndonjë çudi të madhe. Përveç faktit se në republikat kryesore ku ishte ende i fortë jugosllavizmi, përqindja e nostalgjisë për Ish-Republikën Federale Socialiste të Jugosllavisë ishte shumë më i lartë sesa mendohej! Kryesonin pa asnjë dyshim Serbia me Bosnjën, me përqindje respektive 81 dhe 77%, që ishin dëmtuar prej prishjes së federatës dhe që kishin përfituar syresh vetëm 4 dhe 6%. Vendi i tretë mbahej nga Mali i Zi me 65% humbje prej federatës dhe 15% përfitime. Më poshtë ishte Maqedonia me kuotat 61% dhe 12%. Tek Sllovenia gjendej fenomeni më interesant ndër republikat sepse shifrat ishin gati në barazvlerë, por në drejtim të dëmtimit. Pra, 45% mendonin ende se Sllovenia ishte dëmtuar dhe vetëm 41% mendonin se ishte më mirë pas prishjes së Federatës. Kthesa fillonte ashtu si merret me mënd me Kroacinë ku 23% mendonin se ishin dëmtuar dhe 55% e banorëve mendonin se kishin përfituar, për të lënë në fund Kosovën, ku vetëm 10% mendonin ende se ish-Krahina Autonome ishte dëmtuar prej prishjes së Jugosllavisë porse 75% mendonin se kishte përfituar.

Për të thënë të vërtetën, Gallupi shpesh ia del me exit pollet, por në strukturat sociale të Kosovës dhe Shqipërisë sot mungon krejtësisht vështrimi më i thellë rreth këtij fenomeni kulturoro- psikologjik që ka ndodhur me qytetarët e ish-Republikave të Federatës. Që do të thotë nëse do të përfshiheshin edhe disa përbërës të tjerë atëherë do të dilte se ka përqindje të tjera dhe se ekzistojnë ende shumë nostalgjik të fshehur. Në një intervistë të pak kohëve më parë, artisti i njohur kosovar i teatrit Enver Petrovci do e shprehte hapur këtë fenomen, për qasjen e shumë kosovarëve me nostalgjinë ndaj kulturës dhe sportit sllav të Federatës. Shqipëria e ka provuar në pak raste, sepse nuk i takon të ashtuquajturës Jugosferë, por përballja e publikut ndaj koncerteve-autor të Goran Bregović dhe Zdravko Colić ka qenë tejet imagjinatës. Shqipëria ka qenë e lidhur me kanalin e vetëm të propagandës mediatike pasi Ish-Jugosllavia arriti ta bëjë me një farë suksesi duke i dhënë në mes të gjithë interesit të saj edhe prekjen e Perëndimit. Jugo-nostalgjia jeton ende në përmasa të vogla por gjithsesi në breza që janë mbi 50 vjeç në Shqipëri.

I gjithë ky arsyetim i stërgjatë shpjegon në një farë mënyre edhe ato pengesa të pafundme që ka Shqipëria dhe Kosova mesveti për të ndërtuar një treg efikas dhe mbi të gjitha barrierat që i ngrenë njëra-tjetrës, krejt kundër nga marrëdhëniet me Serbinë të Kosovës dhe Shqipërisë, që po ngrihen nga koha në kohë. Në një gjykim më të thjeshtë, falë kulturës, mënyrës së jetesës dhe elementëve të tjerë të përbashkëta me Kosovën, Serbia si trashëgimtare e këtij stereotipi, jo vetëm po i ringjall, por edhe ato që ekzistojnë sot të fshehura  po i kthen në favorin e saj. Mu pikërisht këtu mund të gjenden pengesat e mëdha që Shqipëria, megjithë përparimet e padiskutueshme, i ka ende për të depërtuar thellësisht në Kosovë dhe anasjelltas.

Shqiptarizmi u provua në vetëm pak vite dhe ai nuk u kultivua më, kurse nostalgjia e federatës mbahet në forma të ndryshme, por veç të tjerave edhe me steorotipet që ndihmojnë interesat sllave. Në Kosovë jetohet ende me shumë elementë të mënyrës sllave së të jetuarit sesa me një mentalitet të ri, që do ta ndante krejt prekjen e nostalgjisë ndaj Jugosllavizmit. Është pikërisht ky ndryshim i mënyrës së jetesës, apo nostalgjia e fshehur që e bën Serbinë (përveç jo pak konjukturave të tjera) të ketë ende dorë në Kosovë dhe ta mbaj larg Tiranën me Prishtinën. Për fat të keq, riformatimin e Kosovës nuk mund ta bëjnë dot elitat e reja që kanë dalë, ca më shumë të vjetrat që kanë jetuar me Beogradin, i takon të rinjve dhe sidomos biznesit të ri ta kalojë. Kosova dhe Shqipëria mund të jenë partnere të mira të vendeve të ashtëquajtura të Jugo-sferës (siç e quajnë sllavët) pas procesit të Berlinit, por kurrsesi afër interesave të ngushta që ndajnë bizneset e vendeve të ish-federatës. Së pari sepse po dëmtojnë veten dhe së dyti po ndahen indirekt nga njëra-tjetra, njësoj si atëherë kur nuk mundeshin ta ndërtonin si duhet marrëdhënien. (Javanews)

 

 

Next Post
Kryetari i shkarkuar hyn me forcë në selinë e partisë BESA

Kryetari i shkarkuar hyn me forcë në selinë e partisë BESA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët: Duhet të jemi më…

June 25, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“S’ka më shtigje dialogu”, Manjani për protestuesit: Po sillen si Basha! Dështimi i Ramës po na duket lule…

June 25, 2026
Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

June 25, 2026
Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

June 25, 2026
Rama reagon pas rezolutës së PE: Flamingot e kishin fitoren në xhep, amendamenti s’lidhet me Zvërnecin

Rama, përgjigje kritikëve me vargjet e Fishtës: Shikojeni se kush do t’ju shpëtojë nga unë…

June 25, 2026
A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

June 25, 2026
Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

June 25, 2026
“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

June 25, 2026
Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

June 25, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha reagon pasi Rama ndryshoi profilin në Facebook: Komentet vijojnë “Jepe dorëheqjen!”…

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In