Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka thënë se Paris Saint-Germain mund ta transferojë Cristiano Ronaldon në rast se paguan 1 miliard euro.
Kampioni i Ligue 1 ka shprehur interesim për yllin portugez. Por, Perez u ka bërë me dije çmimin e futbollistit.
“Nëse PSG e kërkon Ronaldon, është e lehtë, ata duhet të paguajnë dëmshpërblimin: 1 miliard euro”, deklaroi Perez për “Cadena COPE”.
“Askush nuk është profet në futboll por ne nuk duam ta shesim më 2016. Ai ka edhe tri vjet në kontratën e tij”, u shpreh kreu i “Los Blancos”.