Skuadra franceze, PSG e ka marrë seriozisht transferimin e sulmuesit brazilian të Barcelonës, Neymar.
Por, ky transferimi nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi drejtuesve arab të PSG do t’i kushtonte një mal me para, duke e bërë kështu Neymarin transferimin më të shtrenjtë të të gjitha kohërave.
PSG do të paguante klauzolën e lojtarit prej 190 milionë eurove, ndërsa lojtari do të merrte rrogë prej 20 milionë euro në muaj neto. Totali i kontratës duke përfshirë pagën dhe transferimin do të shkojë 400 milion euro.
Kujtojmë se Neymar është në bisedime me Barcelonën për zgjatjen e kontratës, e cila i skadon në vitin 2016.









