• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çmenduri e dytë në Beograd, Millosheviçi, Berisha dhe SPAK-u

by Spartak Ngjela
22/09/2021 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Është e vështirë dhe mëkat historik, kur një popull drejtohet nga një lider i paaftë por edhe i çmendur.

l.

Shqiptarët, për fat të keq e kaluan këtë me Enver Hoxhën.

Por ja ku e kemi një shembull konkret: presidenti Aleksandër Vuçiç në Beograd, i cili është një model skizofrenik.

Gjithsesi modeli më skizofrenik i Serbisë, sigurisht që është Sllobodan Milosheviç. Por edhe ky i sotmi është i njëjti tip me të, të paktën kështu po duket me sjelljen e tij statike jashtë aktualitetit historik. Flet me gënjeshtra, dhe duket se i beson ato edhe vetë. Por, në fakt,  gënjeshtrat Vuçiç-i i lëshon që të gënjejë çmendurinë shekullore të  serbëve në lidhje me nacionalizmin e tyre, i cili, vetë, si nacionalizëm, është një gënjeshtër historike.

Por, është një privilegj për shqiptarët që armiku i tyre kryesor është i dërrmuar mendërisht dhe vuan për Miloshrviçin.

Pse, a nuk na e dha mundësinë çmenduria e Sllobodan Milosheviçit që të fitonim pavarësinë e Kosovës?

Prandaj, kjo çmenduri e dytë në Beograd, sigurisht që do të na japë mundësinë e bashkimit kombëtar dhe marrjen e territoreve të tjera shqiptare që janë nën Serbinë..

Mbaheni mend këtë.

Pa le të livadhisë si i ndërkryer Aleksandër Vuçiç që po pret “petulla nga qielli “, Shqipëria e bashkuar është qëllimi politik i kohës.

Po politika amerikane?

Sigurisht që edhe politika amerikane ka mbi 20 vjet që po luan në drejtimin e politikës së kësaj kohe historike në Ballkanin Perëndimor. Dhe kjo kohë historike, që po ecën,  është krejtësisht në favor të shqiptarëve.

Janë 20 milionë shqiptarë që po presin rikrijimin e tyre kombëtar pas një tragjedie të imponuar nga  shtetet e Ballkanit Perëndimor. Prandaj tani gjithçka vjen e po ecën drejt një bashkimi kombëtar dhe një fermentimi real të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

 

ll.

Asgjë tjetër veç bashkimit kombëtar nuk mund të quhet politikë e mirëfilltë shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë.

Po pse nuk po ndodh kjo?

Sepse e kanë penguar lidershipet e politikës në Tiranë dhe në Prishtinë, por tani nuk e zvarrisin dot më.

Shenjat janë që politika amerikane, pas deklarimit non grata të Sali Berishës, është hedhur në sulm kundër korrupsionit të lartë shtetëror në Tiranë. Dhe kjo është një ndërmarrje e menduar mirë, për eliminimin e klasës së korruptuar në Shqipëri.

Dhe duhet theksuar në mënyrë të veçantë: po nuk u godit korrupsioni i lartë politik, Shqipëria nuk mund të ketë të ardhme, sepse të korruptuarit do të kërkojnë ose vijimin e shitjes së interesit kombëtar, ose shkatërrimin e Shqipërisë. Mirëqenia e shqiptarëve është vjedhur nga të korruptuarit në 30 vite rresht, që nga viti 1991. Por nuk kanë më jetë. Dhe shqiptarët po presin SPAK-un, i cili duhet të veprojë, se po drejtohet nga Shtetet e Bashkuara.

Me kë do të fillojë SPAK-u? Shenjat janë se duhet të fillojë me Sali Berishën, dhe me të gjithë vargun e gjatë të ministrave dhe  kryeministrave të të dy krahëve të politikes.

lll.

Po tani që ka tension në kufirin Kosovë-Serbi?

Kjo është një hapësire e re, për të cilën nuk mund të flasim me siguri se nga ka ardhur.

Por ndërkohë kryeministri Rama është në   Uashington me gjithë ministren e Mbrojtjes Xhaçka, për një vizitë me sens ushtarak.

Kjo nuk mund të jetë një gjë pa lidhje.

Pse?

Sepse tregon që Rama mund të detyrohet të hyjë në rrugën e forcës shqiptare në Ballkanin Perëndimor, dhe kjo kërkon ushtri moderne. Kurse, nga politika amerikane po kuptohet që Uashingtoni po kërkon ngritjen reale të dy ushtrive shqiptare në Ballkanin Perëndimor: në Shqipëri dhe në Kosovë.

Ka kohë që Pentagoni kërkon të ngrejë disa baza ushtarake në Shqipëri, dhe shenjat janë se po i duhet edhe një aeroport afër Kosovës.

Po pra, dhe Rama është tani në Pentagon. Por, për këtë ka folur disa muaj më parë, edhe ministrja e Mbrojtjes në Tiranë, pas vizitës së saj të parë në Uashington.

Po ne, çfarë duhet të themi?

Asgjë më shumë se kaq, derisa të dalin marrëveshjet për ato që i hodhëm si mundësi më lart.

Po Vuçiç si do të sillet?

Njëlloj. Sigurisht që nga marrëveshja që mund të pritet në Pentagon, do të jetë i trembur dhe do të flasë marrëzira për mosnjohjen e Kosovës, por kjo nuk ka rëndësi për historinë që po vjen.

Po tensioni aktual në kufirin Kosovë-Serbi?

Le të presim përfundimin e vizitës së kryeministrit të Shqipërisë në Uashington. Por koha historike duhet të jetë ajo për të cilën folëm më lart: krijimi i dy ushtrive të forta shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë, dhe bashkimi kombëtar i të dy shteteve shqiptare  në Ballkanin Perëndimor.

Next Post
Alimehmeti: Çdo ditë që kalon, jemi afër imunitetit të tufës. Brataj: Vaksina nuk të garanton se s’do infektohesh me COVID

Vaksinimi i fëmijëve, Alimehmeti: Të imunizohen ata me sëmundje bashkëshoqëruese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

March 28, 2026
Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

March 28, 2026
Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

March 28, 2026
Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

March 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

March 28, 2026
Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

March 28, 2026
“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

March 28, 2026
Berisha për Ramën: Akti që mbylli dyert e integrimit, e lakmojnë dhe ajatollahët e Teheranit

Berisha njofton datën e protestës së ardhshme: Edi ke vetëm një rrugë

March 28, 2026
Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

Detaje të reja, zbulohen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat, çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme

March 28, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Vijon takimi i Ramës me grupin parlamentar dhe anëtarët e qeverisë, e pranishme edhe Spiropali

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In