• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Çmendet” presidenti i Flamurtarit të Vlorës: Të krijohet Liga e Epirit. Kukësi është larg, ja ku është Janina

by Java News
21/04/2022 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Basketbolli ka Ligën Unike ndërsa futbolli atë të Epirit. Idenë e pazakontë e hedh një nga njerëzit më kontroversë të sportit shqiptar, presidenti I Flamurtarit, Sinan Idrizi.

Numri 1 i klubit kuqezi thekson se ekipet, kryesisht të jugut duhet të krijojnë një ligë të përbashkët me ekipet greke. Sipas tij, kjo ligë sjell më shumë të ardhura dhe përfitime për çdo ekip, jep motivim dhe bën që stadiumet të jenë plotë e klubet mos të falimentojnë dhe të shkojnë drejt shkrirjes.

Idrizi argumenton se më afër shkon për të luajtur në Janinë sesa me Kukësin, kështu që kjo ligë është zgjidhja më e mirë.

Një ide që sigurisht bie ndesh me projektet e FSHF por ndoshta të pjesës më të madhe të ambjentit sportive në vend që prej vitesh ka ëndërruar krijimin e një lige të përbashkët me Kosovën, edhe kjo një ide që është braktisur disa herë.

“Ne duhet të krijojmë alternativa. Alternativa jonë është krijimi i Ligës së Epirit. Është një ligë e afërt gjeografikisht me veriun e Greqisë, larg nocioneve nacionaliste dhe terminologjisë populiste. Nuk ka asgjë të keqe që të luajmë me fqinjët tanë. E kam thënë që është më e lehtë të shkosh të luash në Janinë se sa në Kukës apo me Veleçikun. Kemi disa ekipe që mund të jenë të interesuara. Në Vlorë kemi tre ekipe, por kemi edhe Sarandën, Gjirokastrën, Delvinën dhe disa skuadra të tjera.

Afërsia është reale, pse mos ta kthejmë këtë në një avantazh për ekonominë. Nëse themi që Vlora luan me Janinën apo Igumenicën, të jeni të sigurt që stadiumi do të jetë plot sepse fqinjët janë njësoj të gjithë. Ne nuk duhet ta bëjmë këtë gjë ilegale por ky projekt duhet të fillojë. Futbolli në Shqipëri duhet të decentralizohet. Kjo ligë është një ide rajonale dhe në të ardhmen mund të bashkohen edhe Kosova apo Maqedonia e Veriut nëse do të dëshirojnë.”, shprehet per “Ora News”.

Momentalisht, nisiativat për bashkimin e futbollit të vendeve shqipfolëse kanë gjetur vend në mënyrë spontane në Kupën Pavarësia, ndërsa një kupë e shtrirë edhe më gjatë në kohë mes skuadrave të Kosovës e Shqipërisë u ideua disa vite më parë por ky projekt nuk ka gjetur asnjëherë mbështetje konkrete./m.j

Next Post
“Me fyt të prerë me thikë”/ Avokati shqiptar gjendet i vdekur në rrugë në Itali, detajet

"Me fyt të prerë me thikë"/ Avokati shqiptar gjendet i vdekur në rrugë në Itali, detajet

Comments 1

  1. Kometa 001 says:
    4 years ago

    Kukesi eshte bash ne qender te Shqiperise Etnike or trap!

    Reply

Leave a Reply to Kometa 001 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Beteja ligjore mes ortakëve bllokon hapjen e aeroportit, aeroporti i Vlorës mbetet peng në gjykatë

Beteja ligjore mes ortakëve bllokon hapjen e aeroportit, aeroporti i Vlorës mbetet peng në gjykatë

February 11, 2026
Plas grushti në Parlamentin e Turqisë, një deputet dëmtohet në hundë dhe dërgohet në spital (VIDEO)

Plas grushti në Parlamentin e Turqisë, një deputet dëmtohet në hundë dhe dërgohet në spital (VIDEO)

February 11, 2026
Vjosa Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re, ja mesazhi i Presidentes së Kosovës

Vjosa Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re, ja mesazhi i Presidentes së Kosovës

February 11, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Autokrati i mirë si burgu pa mure!

February 11, 2026
Era e fortë shkëput rimorkion nga kamioni, bllokohet qarkullimi në aksin Korçë-Kapshticë

Era e fortë shkëput rimorkion nga kamioni, bllokohet qarkullimi në aksin Korçë-Kapshticë

February 11, 2026
Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së mbyll deklaratat: Hashim Thaçi duhet të shkojë në shtëpi

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së mbyll deklaratat: Hashim Thaçi duhet të shkojë në shtëpi

February 11, 2026
Goditet grupi i strukturuar kriminal në Elbasan, 3 në pranga, plagoset lehtë një polic gjatë operacionit

Goditet grupi i strukturuar kriminal në Elbasan, 3 në pranga, plagoset lehtë një polic gjatë operacionit

February 11, 2026
Auto Draft

Protestat dështojnë sepse urrejtja e Sali Berishës nuk është ajo e shqiptarëve

February 11, 2026
“Koha të heqim çdo kërcënim”/ Mesazhe për dialog dhe ulje të tensioneve pas takimit Erdogan-Mitsotakis në Ankara

“Koha të heqim çdo kërcënim”/ Mesazhe për dialog dhe ulje të tensioneve pas takimit Erdogan-Mitsotakis në Ankara

February 11, 2026
“Epsteini” ynë

Njeriu që do të vrarët e tij

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In