Kompania e njohur për prodhimin e rrotave të makinave, IND Distribution ka ofruar rrota të reja për makinën gjermane, modelin BMW M3.
Në fotot e publikuara bëhet fjalë për rrotat HRE RS102M me ngjyrë portokalli dhe rrotat HRE RS101M me ngjyrë Navy Blue. Ndërkohë përveç rrotave,pronari i M3shit mund të marrë edhe opsionin e aerodinamikës 3D Design të bërë nga fibra të karbonit, maskën e përparme të zezë, si dhe amortizatorët e përshtatshem KW, transmeton lajmi.net.