• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Çlirimtarët erdhën nga Stambolli

by Lorenc Vangjeli
08/04/2021 16:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

“Ne ndërtojmë aeroporte, ata mbyllin edhe aeroportin e vetëm që kemi tani. Në sjellim vaksina të shpëtojmë jetë njerëzore, ata infektojnë shqiptarët dhe na i lenë vaksinat rrugëve, ne jemi në partneritet me NATO-n që vjen të garantojë siguri në Shqipëri e rajon, ata ndalojnë ardhjen e trupave të saj në Rinas. Ne rusit i marrim vaksinat, ata i japin shkas për të fërkuar duart. Ne nuk jemi vetëm më të mirë se ata, ne jemi më të mirët. Ne nuk hyjmë në zgjedhje si alternativë, por jemi zgjidhja e vetme për të gjithë shqiptarët!” Këto teza do të dëgjohen shumë shpesh nga kryeministri dhe njerëzit e tij në fushatë, që tani janë duke u ngazëllyer nga fati që ju erdhi papritur jo nga terreni ku po bëjnë fushatë, por nga qielli ku kërkuan t’i përzenë.

Kurrë, askush dhe asnjëherë tjetër më pas nuk do të mundë të firmosë një dhuratë elektorale më të jashtëzakonshme se kjo që morri Edi Rama vetëm dy javë e pak përpara zgjedhjeve. Kriza e kullës së trafikut ajror dhe më pas, të gjithë ata që e justifikuan kaosin e krijuar me urrejtjen ndaj qeverisë, ka ujitur vetëm shpresat e Edi Ramës për një mandat të tretë. U bë me qëllim apo jo, ishte shkak apo shkas, kishte frymëzime elektorale apo ishte një koincidencë e rastit, ishte produkt i urrejtjes ndaj qeverisë apo kishte virgjëri të plotë, kjo ka pak rëndësi qoftë në politikë si akt, qoftë në aritmetikë si llogari. Në të gjitha rastet hesapi shkon kundër atyre që kërkuan që mbi pistë të fluturonin vetëm zogjtë. Të gjithë ata që menduan se ky mjet ekstrem do të justifikohej nga qëllimi për të dëmtuar apo rrëzuar qeverinë, gabuan në mënyrën më naive të mundshme. Ata llogaritën si fillestarë të zgjidhnin anën më të gabuar të sherrit, edhe pse këtë herë, qederi nuk është vetëm i një pale, kurse qarri me siguri e ka gjetur adresën e tij të vetme në xhepat elektoralë të Ramës.

Fatura e frikshme njerëzore që pasoi ndërprerjen e fluturimeve, do t’i kërkohet opozitës që ta paguajë. Orët e pafundme në aeroporte, dramat dhe traumat e mijëra njerëzve që mbetën në aeroporte të huaja dhe të atyre që i prisnin të vinin, një zinxhir i pafundëm problemesh dhe shpenzime të shtuara, vaksinat e munguara dhe hallet e krijuara rishtas, rrjedhojë e përpjekjes së 65 njerëzve që tentuan të zgjidhin hallin e tyre, janë tashmë një votë me kah të qartë. Askush nuk do të dojë të bëhet palë me 65 kontrollorët e Rinasit, edhe pse kërkesat e tyre janë logjike, edhe pse ata në mënyrën më të gabuar të mundshme, zgjodhën të vihen përballë një shumice dërmuese shqiptarësh që tani nuk i sheh siç janë, si heronj, por i llogarit si fajtorë e makutë. Ky është rasti klasik kur forma dëmton pa kthim edhe përmbajtjen. Turqit që do t’i zëvendësojnë ata në detyrë, e që nesër mund të jenë edhe amerikanë, britanikë, gjermanë apo bangladeshas, me kusht që të kenë specializimin e duhur, do t’i bëjnë ata shumë shpejt viktimë të një loje që u luajt me këmbët e tyre, por që nuk mund ta mbanin as shpatullat e atyre që i brohoritën.

Në llogaritë e nesërme që do të luhasë fort peshoren elektorale do të shtohet më shumë se gjithçka tjetër, edhe ndërhyrja e një faktori që normalisht bën histori në Tiranë. Stabiliteti i vendit është kërkesë e panegociueshme e amerikanëve për Tiranën. Ata mund të mos dallojnë dhe as nuk kanë ndonjë interes të veçantë të identifikojnë nuancat kapriçioze dhe ndryshimet plot llastime mes aktorëve lokalë, por në këtë pikë, tek stabiliteti, ata kanë ndjeshmëri sizmiografi amerikan. Në asnjë rast dhe me çdo mjet ata nuk mund të lejojnë lojëra provinciale dhe llogari meskine të kujtdo ngjyre e kahu politik që trazojnë stabilitetin. Pengesa e papritur logjistike që ju vu një stërvitjeje të planifikuar në emër të NATO-s u shndërrua në aleatin më të fortë të Ramës, të cilit kjo e ligë, i erdhi vetëm për ta ndihmuar. Të gjithë faktorët kundër, të maskuar si armiq të Edi Ramës u dëshmuan në këto orë dramatike të aftë që t’ja japin fitoren e zgjedhjeve në tepsi argjendi. Ashtu siç servireshin dikur bregut të Bosforit otoman, darovitjet për Sulltanin. Dhe në fakt, për ironi të fatit, çlirimtarët e krizës së kullës, kësaj here erdhën nga Stambolli. Dhe hynë në Tiranë nga Podgorica, por me vizë amerikane në xhep. /JavaNews/

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi për nesër, e Premte 9 Prill 2021

Comments 3

  1. Rako Dako says:
    5 years ago

    Kujdes nga Ilir Meta, o Lorkëëë..
    Mos e bëj si dridhe Like.

    Reply
  2. Kometa 001 says:
    5 years ago

    Hera e pare we e lexova deri ne fund! Nuk i thote keq!

    Reply
  3. XXX says:
    5 years ago

    Po që ke qëlluar në shenjë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com