• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Çlirimi” i akseve kombëtare, mbi një mijë subjekte të identifikuara në rrugët e vendit

by E S
25/04/2026 18:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej datës 13 prill, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Shtetit kanë ndërmarrë një aksion për lirimin e brezit të sigurisë dhe krijimin e hapësirës së gjelbër në akset kryesore të vendit.

Gjatë kësaj faze të parë të aksionit, subjektet po njoftohen për zënien e hapësirës dhe po ju jepet kohë të reagojnë vetë, pa ndërhyrjen e autoriteteve.

Nëse pas 5 ditësh hapësira ende nuk është liruar, në terren do të ndërhyjnë forcat e policisë dhe të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit për të shembur apo hequr çdo objekt është është brenda kufirit rrugor.

Deri tani, janë njoftuar 1.046 subjekte në akset kryesore. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, reagimi i qytetarëve ka qenë pozitiv dhe një pjesë e tyre kanë reaguar në kohë, duke i hequr vetë objektet.

“Njerëzit në shumicën e rasteve janë të bindur që kanë bërë një veprim abuziv në ndërtime, në pjesët përbërëse të rrugës. Por gjithçka ka ndodhur në neglizhencë për shfrytëzimin e këtyre hapësirave. Kjo avllia nuk ka qenë aty, është lejuar që të ndërtohet, nëse personi e ka këtë avlli pa dokumente, rikthehet në gjendjen e mëparshme”, tha Arben Luzi, ekspert i qarkullimit rrugor.

Rikthimi i brezit të sigurisë në rrugë do të thotë edhe më shumë siguri për qarkullimin.

“Brezi i sigurisë është pjesë e projektit të rrugës, është që në fillim kur ndërtohet rruga. Nga vetë emri është brez sigurie, që siguron kalimin e mjeteve në rrugë. Rruga është një pjesë e përshtatur për kalimin e njerëzve, mjeteve dhe kafshëve dhe brezi i sigurisë garanton më shumë siguri”, u shpreh Luzi.

Numri më i lartë i subjekteve të njoftuara gjatë këtij aksioni është në Drejtorinë Rajonale të Tiranës, me 616 raste të tilla, pasuar Drejtoria Rajonale e Korçës me 213 raste, e Gjirokastrës me 123 raste dhe Drejtoria Rajonale e Shkodrës me 94 raste.

Next Post
“Hiqni bllokadën ose kundërpërgjigjemi”, Irani paraqet kushtet për paqen

“Hiqni bllokadën ose kundërpërgjigjemi”, Irani paraqet kushtet për paqen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

“Flamingot” dhe investimi në Zvërnec, Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

November 11, 2026
Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset shqiptare, synohet përafrimi me standardet e BE-së dhe mbështetja për certifikimin

November 11, 2026
Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

Zhvillimet politike në Serbi, Rama: Lista Studentore është një eksperiment i ri, por s’ka ndryshim për Kosovën

November 11, 2026
Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur

Rama nga Irlanda: Shqipëria mund të mbyllë negociatat me BE-në deri në fund të vitit 2027, jemi në rrugën e duhur

November 11, 2026
Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

“Nëse nuk janë të zotë, të hapin krahun”, Karanxha: Na duhen gjyqtarë të pavarur në Kushtetuese

November 11, 2026
Karma

Karma

November 11, 2026
Fati troket në derë! 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë kthesa të mëdha deri në fund të muajit

Fati troket në derë! 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë kthesa të mëdha deri në fund të muajit

November 11, 2026
Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, Koçiu jep detajet: 1272 qytetarë kanë dërguar mesazhe!

Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, Koçiu jep detajet: 1272 qytetarë kanë dërguar mesazhe!

November 11, 2026
Erjon Vishkulli njofton përfundimin me sukses të operacionit: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje

Erjon Vishkulli njofton përfundimin me sukses të operacionit: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In