• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Clinton, që nga Tirana flet me Prishtinën; kërkon ndjesë, o bën thirrje!

by Frrok Çupi
03/07/2023 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Sot pasdite në kryeqytetin e Shqipërisë zbret presidenti amerikan që monumentin e ka në Prishtinë. Ai është quajtur ‘babai i shtetit të Kosovës’ në mbarë botën.

Në Kosovë tani janë djem nga 24 vjeçarë ata që lindën në luftë o rreth luftës dhe morën emrin ‘Billklinton’, ose edhe më shkurt ‘Klinton’.

Ndërsa në shtetin më të ri të botës, presidenti amerikan Bill Clinton mori besimin ‘si të zotit’, në pjesën tjetër të botës u pa me një sy dyshimi: Pse u bombardua Serbia e Millosheviçit vetëm për llogari të Kosovës?!

Kishte mes teoricienëve të kohës plot nga ata që e kapën ‘mat’ presidentin që tha se ‘në Kosovë ishte ushtruar gjenocid’.

Duket se sot është kthyer së prapthi medalioni ‘Clinton’. Ndërsa në Prishtinë ndodhet nën prozhektorët e dyshimit e të mos- besimit, në pjesën tjetër të botës kanë nisur ta tregojnë me gisht: ‘Hë, more, ti ishte ai që u përbetove për këtë shtet?’.

Kosova qeveritare i ka treguar shkelmat dhe grushtet Amerikës dhe botës euroatlantike nga të cilat lindi.

Shteti i Kosovës, nën qeverisjen e ekipit të Albin Kurtit, tani ndodhet nën mosbesimin e Perëndimit, madje edhe nën koncesione të forta të Europës. Nga shteti më i ri dhe më i përkëdhelur i krijuar prej Perëndimit, Kosova tani është shteti i vetëm i kontinentit Europian që ndodhet nën koncesione.

Nëse koncesionet do të ushtrohen siç janë deklaruar, dhe nëse do të shtrëngohen më shumë, atëherë mund të përmbyset monumenti i Clinton në hyrje të Prishtinës dhe në vend të tij, për ca kohë të mos ngrihet asgjë- si shenjë mallkimi.

Ka gjasa që të ndodhë që aktivistët e VV ta frymëzojnë popullin e Kosovës për të urryer Amerikën dhe Europën; kjo do të ndodhë ditën kur qytetarët të ndjehen keq për investime, për hapje, për njohje, për mbrojtje, për diplomaci ndërkombëtare. Atëherë qeveria Kurti mund të kërkojë një radhim tjetër, jo Perëndimin.

Atëherë Albinit do t’i ndrisë monumenti në vend të Clinton. Mirëpo jeta e qytetarëve të Kosovës nuk do të ndrisë, por do të jetë kthyer në ngjyrë të murrmë. Njësoj siç ka qenë jeta e qytetarëve të atyre vendeve ku udhëheqësit e tyre i izoluan, aq më tepër i armiqësuan me qytetërimin Perëndimor.

Të themi qartë e shqip: Perëndimi është tepër i alarmuar për sjelljen e Albin Kurtit në Kosovë, dhe ndërkohë ndodhet në pasiguri se çfarë mund të ndodhë me këtë shtet.  Në horizont është shfaqur pika më e keqe e historisë për këtë qeveri dhe marrëdhëniet e saj me Perëndimin. Shteti i Albinit as pyet për Perëndimin, as zbaton marrëveshjet që nënshkruan, veç ironizon Perëndimin duke i bërë me sy një faktori tjetër në botë, ka ngritur legjendën e një shteti ‘balozësh’ që mund ta gëlltisë Serbinë të cilën dikur e kishte ‘padron’, dhe pas kësaj të gëlltisë edhe sigurinë e rajonit të Ballkanit duke e kthyer në zonë konflikti.

Plani i qeverisë Kurti është ogurzi.

Në këtë vapë të madhe shqetësimi politik, sot mbërrin në Tiranë presidenti Bill Clinton. Ai vjen në Tiranë për të folur, që këtej,  me qeverinë e Prishtinës. Perëndimi ka garanci në Tiranë, ka edhe një qeveri aleate.

Çfarë do të thotë Bill Clinton, vallë?

Shpresoj që kurë të mos e thotë fjalën ‘Sorry!’ për krijesën ‘shteti Kosovë’. Kjo do të ishte tragjike; tragjike për Kosovën, për ne gjithë shqiptarët, por edhe për botën euroatlantike.

Por shpresoj që të bëjë thirrje ndaj qeverisë së Kurtit.

Jemi bash në kohën, në invers, kur dikush nga Perëndimi teksa donte t’i lëshonte mesazhe popullit shqiptar, vinte në një kryeqytet rrotull nesh, në Athinë a në Romë, dhe bënte mesazhin për hapjen e Shqipërisë së izoluar nga bota.

Clinton vjen në kryeqytetin e një vendi europian që e ka vuajtur më shumë se kush tjetër izolimin nga Perëndimi.

/Veritas/

Next Post

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 4 Korrik 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

April 4, 2026
Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In