• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cleveland.com i jep notën “A” filmit “Babai”

by Aalison Pearse Stevens
03/04/2016 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Filmi “Babai” me regji të Visar Morinës do të shfaqet në festivalin ndërkombëtar të filmit “Cleveland International Film Festival 2016”, transmeton Koha.net.

Për filmin shqiptar , i cili do të shfaqet më 5 dhe 6 prill, gazeta ‘Cleveland.com shkruan se “është një moment që ta thyen zemrën në film, kur një djalë i ri e shikon, nga kampi i refugjatëve, babanë e tij duke u larguar dhe shpreson që të kthehet për të.

Por, një gjë e tillë nuk ndodh. Kjo, mbi të gjitha tregon për një baba, i cili e braktisë fëmijën e tij në Kosovë, dhe e lë 10 vjeçarin me axhën e tij, i cili është i dhunshëm edhe ndaj fëmijëve të tij. Një baba që gjithnjë e largon të birin dhe e largon edhe në stacionin e autobusëve”.

Më tutje Cleveland.com shkruan se, “megjithatë, kjo nuk e ndal 10 vjeçarin Nori, rolin e të cilin e luan Val Maloku, që ta ndjek babanë e tij deri në Gjermani.

Ai vjedh paratë e dasmës së një kushëriri dhe fillon udhëtimin e tij për në Evropë, në kërkim të babait të tij.

Ndonëse ngjarja zhvillohet në vitet e ’90-ta, para krizës aktuale me refugjatë, shikuesit s’kanë se si të mos mendojnë për fëmijët që i shohim në lajme duke e rrezikuar jetën e tyre për të bërë një udhëtim të tillë sot”.

“Nori nuk mund t’i ikë luftës, por varfëria e zymtë që ai dhe babai i tij e lënë pas në pluhur, në fshatin e pashpresë, me qentë dhe banorët e lodhur është po aq tragjike”, shkruan më tutje e përditshmja amerikane, transmeton Koha.net.

“Braktisja nga ana e babait të tij është dëshmi se sa i dëshpëruar mund të jetë një burrë për lirinë dhe mundësinë. Ndërsa udhëtimi i rrezikshëm i Norit është dëshmi se sa një djalë mund ta dojë babanë e tij, madje edhe një që e largon”, shkruan Cleveland.com.

Cleavland.com i ka dhënë notën “A” filmit “Babai”.

Next Post

Kriza, 2 mijë milionerë ikin nga Greqia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In