Manchester City ka mposhtur Liverpoolin pas gjuajtjes së penaltive për të fituar Capital One Cup. Rezultati i ndeshjes së rregullt dhe pas vazhdimeve ishte 1 me 1. Fernandinho realizoi golin e parë në ndeshje për Cityn në minutën e 49-të, ndërsa Coutinho barazoi gjithçka në të 83-ën.
Në penalti, City fitoi me rezultat 3 me 1 dhe më meritori ishte portieri i Cityt, Willy Caballero që priti tri goditje të “Të Kuqve”.