• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cipras mesazh paralajmërues Shkupit: Pa marrëveshjen për emrin, s’ka NATO dhe BE

by Java News
14/10/2018 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nuk ka mundësi tjetër për të dy popujt përveç marrëveshjes së Prespës”, ka deklaruar kryeministri grek Aleksis Tsipras në fjalimin e tij në Këshillin e Lartë të Partisë qeveritare Syriza vetëm disa ditë para se parlamenti i fqinjit verior të Greqisë, Maqedonia, të votojë për ndryshimet kushtetuese që kërkon kjo marrëveshje. “Marrëveshja e Prespës është një mundësi unike dhe e pazëvendësueshme për të dy popujt dhe për stabilitetin në Ballkan. Nëse fqinjët tanë nuk e aprovojnë atë, duhet të dinë, dhe unë them me sinqeritet, se nuk ka alternativa të tjera”, tha Tsipras, shkruan tch.

Në të njëjtën kohë, Tsipras i ka çuar mesazh të tërthortë, duke bërë të qartë se nuk ekziston ndonjë plan alternativ edhe aleatit të tij qeveritar, ministrit të Mbrojtjes, Panos Kamenos. Ky i fundit në vizitën e tij në SHBA kishte parashtruar një plan të dytë në rast se dështon miratimi i marrëveshjes së Prespës, që parashikon një marrëveshjeje ushtarake midis Greqisë dhe gjithë fqinjëve të saj me qëllim krijimin e një barriere që do të ndalë depërtimin rus në Ballkan.

“Nëse nuk e ndryshojnë emrin e tyre kushtetues, dua të jem i qartë, edhe Greqia nuk do ta lejojë këtë. Nuk do të pranoj hyrjen e vendit fqinj në NATO, BE, ndonjë organizatë tjetër ndërkombëtare ose në ndonjë formë bashkëpunimi ushtarak me emrin kushtetues ‘Republika e Maqedonisë’”, u shpreh Tsipras.

Duke ju përgjigjur disa kritikave që përse e majta greke është kaq e lidhur me politikën e SHBA -së, Tsipras ka theksuar se Greqia ka kërkuar dhe ja ka arritur të këtë marrëdhënie të respektueshme reciproke me fuqitë e mëdha të rajonit dhe të botës, por nuk kërkon protektorë.

Në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme për parlamentin evropian dhe atyre lokale në majin e 2019, Tsipras ka paralajmëruar grekët se nëse votojnë për konservatorët e Mitsotakis, në Evropë do të fitojë [Viktor] Orban, ndërsa programi i Demokracisë së Re që flirton me të djathtën ekstreme për Greqinë është tepër neoliberal dhe se partia e tij Syriza do t’i rezistojë këtij kanibalizmi social që ai parashikon. Tch

Next Post
Ja strategjia e PS-së për të kaluar paketën “antishpifje”

Ja strategjia e PS-së për të kaluar paketën “antishpifje”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 15 Nëntor 2026

November 14, 2026
“Më erdhi një vezë irlandeze” / Rama rrëfen incidentin në Dublin: Policia i tha shqiptarit “Mos lëviz”, shqipja ngriu në vend…

“Më erdhi një vezë irlandeze” / Rama rrëfen incidentin në Dublin: Policia i tha shqiptarit “Mos lëviz”, shqipja ngriu në vend…

November 14, 2026
Reforma Zgjedhore, Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi kundër Ramës! Lista plotësisht të hapura dhe një zonë e vetme kombëtare

“Rama e zgjodhi Demon sepse është i aftë të kryejë çdo krim”/ Berisha: PS, më kriminale se të burgosurit e Peqinit

November 14, 2026
Rama në Asamble: Absurde ta mbash Veliajn në burg pa gjyq

Rama në Asamble: Absurde ta mbash Veliajn në burg pa gjyq

November 14, 2026
Rama flet për Ballukun: Problemet me drejtësinë janë të ndara, unë dhe PS nuk i bëhemi avokat!

Rama flet për Ballukun: Problemet me drejtësinë janë të ndara, unë dhe PS nuk i bëhemi avokat!

November 14, 2026
Rama mesazh socialistëve: Protestuesit nuk e kanë me mua, por me ju!

Rama mesazh socialistëve: Protestuesit nuk e kanë me mua, por me ju!

November 14, 2026
Mediat: Rama kërkon votimin për përjashtimin e Spiropalit nga Partia Socialiste

Mediat: Rama kërkon votimin për përjashtimin e Spiropalit nga Partia Socialiste

November 14, 2026
“Tani është koha të flasim ne!”, Rama kërkon mobilizim nga të gjithë socialistët: Shumica e PS-së u mor për anëtarësimin në BE, jo për t’u bërë si Putin e Erdogan

“Tani është koha të flasim ne!”, Rama kërkon mobilizim nga të gjithë socialistët: Shumica e PS-së u mor për anëtarësimin në BE, jo për t’u bërë si Putin e Erdogan

November 14, 2026
Rama në Asamble: Drejtësia godet edhe brenda PS-së, kjo tregon pavarësinë e organeve të saj!

Rama në Asamble: Drejtësia godet edhe brenda PS-së, kjo tregon pavarësinë e organeve të saj!

November 14, 2026
“Në korridoret e spitalit ecej me biçikletë!”, Rama kujton Shqipërinë e 2013-s: Tirana ka probleme, por sot është kryeqytet europian

“Në korridoret e spitalit ecej me biçikletë!”, Rama kujton Shqipërinë e 2013-s: Tirana ka probleme, por sot është kryeqytet europian

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In