• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Cinizmi dhe diversioni s’mund të jenë strategji afatgjata

by Skënder Minxhozi
11/11/2020 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Ideologjitë janë një rudiment i shekullit të 20-të. Këtë refren e dëgjon shpesh pas rrëzimit të Murit të Berlinit dhe rënies së perëndorisë komuniste në fundin e viteve ’80. Për vetë vetë ish-komuniste kjo devizë ka tingëlluar veçanërisht mikluese, aq sa klasa politike që ka marrë pushtetin pas dinosaurëve të socializmit, e ka pasur këtë kriter si një busull të vërtetë në ushtrimin e pushtetit.

Kemi pasur dhe kemi një parti “të djathtë” e cila shante 23 vjet komunizmin, duke pasur kryetar një anëtar të thekur të Partisë së Punës. Kemi pasur një Parti Socialiste (ish-komuniste) që ka zbatuar pikë për pikë politikat monetariste të FMN e Bankës Botërore, apo që ndërtoi gjatë qeverisjes së saj ngehina të memories si Shtëpinë e Gjetheve apo aplikoi variante të ligjeve të lustracionit. Dy partitë mëdha, e më pas edhe LSI, kanë trafikuar mes tyre në këto 30 vite figura politike të të gjitha peshave e bindjeve politike, të cilët përfshihen në skema e kalkulime të momentit, duke tejkaluar teserat, qëndrimet publike dhe rreshtimet ideologjike.

Këto orë Edi Rama ka rekrutuar në qeveri një ish-sekretar të sipërmarrjes në Partinë Demokratike. Jo të PD-së së Berishës, nga ata që sot po krijojnë parti të reja brenda të djathtës, por një sekretar të PD-së së Lulzim Bashës dhe ndër këshilltarët e tij më të afërt.

Me këtë lëvizje të papritur, Rama ka mundësinë të qeshë me vete në një cep të skenës, teksa sheh habinë, surprizën dhe kaosin që shkakton ky akt në dy anët e gardhit politik të Tiranës. Ashtu siç ka mundësinë të japë një sinjal të kriptuar në drejtim të popullarizimit edhe më të madh të thashethemit kombëtar të qeverisë PS-PD pas 25 prillit. Një pëshpërimë acaruese që ka çuar në kulm inatet e Ilir Metës, por ka sjellë edhe pështjellim brenda vetë PD e militantëve të opozitës, të cilët parandjejnë një kompromis të ngjashëm me atë të Çadrës së vitit 2017. Prej nga, siç dihet, PD doli si rruar qethur.

Edhe nëse shihet kështu, kjo lëvizje e Ramës mbetet e pashpjegueshme dhe e panevojshme në sytë e të dyja palëve. Të socialistëve, të cilët shohin të topitur lehtësinë me të cilën një zyrtar i lartë i opozitës ulet në poltronat e qeverisë. Por edhe të demokratëve, të cilët kuptojnë se nëse je me PD, por del e bën një sherr televiziv me kryetaren e LSI, bëhesh papritur i pranueshëm për qeverinë e kundërshtarit.

Ky ngatërrim valësh sjell amulli në vend të stabilitetit. Kjo është diçka e parashikueshme lehtësisht që tani, pasi për të pasur paqe politike e sociale afatgjatë, në vend të desantimit të demokratëve si zv.ministra në qeverinë socialiste, do të ishte më mirë një marrëveshje e hapur Rama-Basha, ku këta të fundit të ishin qoftë edhe ministra, por me tagrin dhe mandatin e partisë së tyre.

Besart Kadia është një opozitar i ri që preferoi të mos bëhet i vjetër në rrugën e nisur. Ndoshta ishte më i dobishëm dhe me influencë si opozitar ose si analist ekonomik në mediat e Tiranës, sesa si zv.ministri i një qeverie të cilës i kanë mbetur edhe katër muaj jetë, por kjo është zgjedhja e tij. Aq më tepër, kur mundësitë janë të mëdha që ky emërim i tij të ketë qenë jo fillesa e një karriere të re politike, por thjesht një diversiv nga ata që Edi Rama ka mësuar t’i luajë me mjeshtëri 20 vitet e fundit.

Cilado qoftë arsyeja, mbetet në gojë shija e hidhur e rrëzimit artificial të çdo barriere normale që duhet të egzistojë mes dy partive më të mëdha të vendit, si bartëse të dy koncepteve parimisht të ndryshme për organizimin dhe drejtimin e punëve në këtë vend. Cinizmi dhe diversioni nuk mund të jetë strategji të vetme dhe afatgjata. Jo çdo lëvizje bëhet për hir të efektit surprizë që krijon. Përndryshe do ja vlente më mirë një numër cirku, sesa një emërim zv.ministri.

Next Post
Gara për drejtuesin e BKH: Kandidatët i nënshtrohen sot testimit me shkrim

Përfundon vlerësimi i emrave: 55 kandidatë në garë për BKH-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Republika popullore e protestës

Republika popullore e protestës

September 9, 2026
Nga “magnet votash” në rrezik elektoral, Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

Nga “magnet votash” në rrezik elektoral, Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

September 9, 2026
Politikani më i paguar në botë rrit edhe më shumë pagën: Do ta jap për bamirësi

Politikani më i paguar në botë rrit edhe më shumë pagën: Do ta jap për bamirësi

September 9, 2026
“Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë të regjistruar në degët Fizikë, Kimi dhe Matematikë

16 mijë studentë të regjistruar në Universitete, më të preferuarat Mjekësia dhe IT

September 9, 2026
Hoxha nga Trieste: Komunikimi publik rreth zgjedhjes sonë evropiane, përparësi strategjike e politikës së jashtme

Hoxha nga Trieste: Komunikimi publik rreth zgjedhjes sonë evropiane, përparësi strategjike e politikës së jashtme

September 9, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 10 Shtator 2026

September 9, 2026
Ekzekutohet shqiptari në Itali, gjendet i lidhur brenda makinës së fundosur në Padova

Ekzekutohet shqiptari në Itali, gjendet i lidhur brenda makinës së fundosur në Padova

September 9, 2026
KQZ urdhëron numërimin e dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Ndryshimi i Kodit Zgjedhor has pengesën e parë, nismëtarët kërkojnë më shumë kohë për 20 mijë firmat

September 9, 2026
VIDEO/ Elon Musk përshëndetje naziste në inaugurimin e Trump?

Rrëfimet tronditëse të ish-partnereve të Elon Musk: Ai është i çmendur dhe shumë i fuqishëm! Mund të jetë më i rrezikshmi në botë…

September 9, 2026
Partia e ekstremit të djathtë AfD zbulon planet për politikat antiemigracion në Gjermani: Do t’i mbyllim kufijtë dhe do dalim nga Schengeni !

Liderja e AfD kërcënon: Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së, i duam paratë tona mbrapsht!

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com