• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cinizëm dhe zhurmues sa të duash, shpresë pak

by Linda Karadaku
05/07/2018 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Linda Karadaku

Politika shqiptare i ngjan aventurës në një nga pyjet e dendura të Bohemisë, pa busull dhe pa ndonjë ide të qartë sesi duhet arritur në ndonjë rrugë apo rrugicë që të nxjerr në anën tjetër, në fund të tunelit të gjelbër. Nuk është thjeshtë mungesë alternativash, është një cinizëm i qartë në dritë të diellit që i ngjan një rrethi vicioz interesash, ku natyrisht nuk përfshihen interesat e qytetarëve, jeta e tyre e përditshme, problemet dhe ngërcet e funksionimit te shtetit dhe mbi të gjitha, nuk përfshihet ambicja dhe vullneti i tyre i qartë për të ardhmen. Për një të ardhme të mirë, të merituar, të ëndërruar dhe shumë më ndryshe nga kjo që kemi.

Këto politika dhe sjellje cinike politike nga palët e përfshira secila në mënyrën e vet, kanë krijuar dhe thjeshtë po mbajnë një statuskuo që nuk i bën mirë natyrisht qytetarëve të këtij vendi, por as vetë politikës. Lider ose jo ose nuk je, (sado ironike dhe idiote të duket kjo shprehje), nuk mund të marrësh një njeri nga rruga, kushdo qoftë dhe çfarëdo CV-je të ketë dhe brenda natës, ta bësh dhe ta quash lider. Ka disa parakushte të lindura dhe të gdhendura në vite dhe dekada që e bëjnë dikë të jetë lider. Nuk e bën dot me zor dhe as nga halli. Demokracia është sport i vështirë dhe shumë-palësh dhe duke qenë e tillë kërkon që të paktën palët e pozicionuara në dy ose më shumë blloqe të mëdha të kenë ofertë, alternativë dhe shpresë për qytetarët, të paktën një! Sikur të ketë më shumë, edhe më mirë, mundësitë për të zgjedhur janë më të mëdha. Dhe lideri/lideret duhet te kene vision per kete.

Por ne jemi në gjendje statuskuoje. Alternativa, të ashtuquajtura të tilla, janë në rastin më të mirë të zbehta, në rastin më të keq cinike. Të dyja janë vrastare për njerëzit. Ky vend i vogël, por hallemadh, ka nevojë për alternative/alternativa të qarta dhe të ndritshme dhe liderë që të jenë të aftë dhe të kenë këllqe për t’u shkuar punëve deri në fund. Ndryshe, keq e kemi punën. Vendimi i fundit i BE-së, që nuk vlerësoi sic duhej përpjekjet e qarta të Shqipërisë dhe Maqedonisë, secila në fushat respective, është një këmbanë alarmi për atë që do të kuptojë cfarë po ndodh në skenën evropiane dhe shumë më tepër se kaq. Duhet kuptuar, përtej politikës ditore, cinike apo zhurmuese, se Evropa dhe bota duket gjithmonë e më e pasigurtë dhe ne dhe ata, kemi nevojë të jemi pjesë e dickaje më të madhe sesa jemi vetë dhe BE-ja është një alternativë për këtë, e vetmja që kemi dhe që duam. Ndryshe, prapë, keq e kemi punën.

Kur gjërat shkojnë keq, nuk shkojnë vetëm për qytetarët e këtij vendi, por edhe për politikanët e tij. Në fund të fundit, ata ndërtojnë karrike pushteti ku nuk ulet dot më askush dhe askush nuk qeveris dot më normalisht. Aq më tepër kur mungojnë alternativat ose kur alternativat janë ose të vakëta ose cinike. Sic thoshte Presidenti amerikan Barack Obama, në fund të fundit, kjo është ajo përse janë zgjedhjet. “A marrim pjesë në një politikë të cinizmit apo në një politikë të shpresës?”.  Kështu sic i kemi punët, për fat të keq, cinizëm ka sa të duash, shpresë ka pak. Dhe për mungesën e shpresës, fajin e kemi ngapak të gjithë. Kupolën atje lart, pavarësisht nëse bëhet fjalë për pushtet apo opozitë, pavarësisht nëse bëhet fjalë për një ngjyrë apo shumë ngjyra, pavarësisht nga dje, pavarësisht nga sot, e kemi zgjedhur vetë. Dhe beteja e tyre më e madhe, dhe ndoshta më e rëndësishme, është të na tregojnë se nuk janë njësoj, të na tregojnë se secila prej tyre ka alternativë të qartë dhe ne kemi mundësi zgjedhjeje, të na tregojnë se e kanë frikë ligjin, drejtësinë, të vërtetën, ashtu sic e kemi frikë ne kur na troket ligji në derë, të na tregojnë se janë të shkolluar dhe arsimuar, se dinë dhe vazhdojnë të mësojnë ashtu sic bëjmë ne cdo ditë të jetës, se janë atje, në qeveri apo parlament, për ne, për këtë vend dhe për këta njerëz! Të na tregojnë se më në fund në këtë vend po ndërtohet një sistem perëndimor vlerash ku duhet të përshtatemi të gjithë, ata dhe ne, dhe se ky sistem ka në bazë vërtetë meritokracinë dhe jo nepotizmin, njerëzit e sinqertë dhe profesionistë dhe jo lakejtë dhe shfrytëzuesit. Ka ardhur koha që më në fund në këtë vend, politika të kthehet vërtetë në profesion, jo në mundësi për të harbuar, zhurmuar, përfituar apo edhe më keq, për të qenë cinikë me vuajtjet dhe hallet e njerëzve. Ne jemi mësuar të themi dhe të shajmë Shqipërinë se na e paska fajin për cdo gjë, përfshi edhe politikën dhe politikanët tanë. Në fakt, jemi ne ata që ia nxijmë jetën Shqipërisë! Bashkë me politikanët tanë! Ndryshe nuk ka si shpjegohet që shqiptarët si individë bëhen dikushi nëpër kryeqytetet evropiane, na zbardhin faqen dhe na bëjnë krenarë për kombin të cilit i përkasim, ndërsa këtu brenda, nuk gjejmë dot as rrugën në oborr, sic thoshin të parët tanë.

 

 

Next Post
“Ua tërmet”, shikoni reagimin e gazetares gjatë transmetimit LIVE

Tërmeti, Policia e Shtetit bën bilancin e dëmeve në Tiranë, Durrës dhe Elbasan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Merz: Rusia duhet të tregojë se është serioze për armëpushimin gjatë bisedimeve në Abu Dhabi

Merz: Rusia duhet të tregojë se është serioze për armëpushimin gjatë bisedimeve në Abu Dhabi

November 3, 2026
UEFA përzgjedh përsëri gjyqtar shqiptar, Enea Jorgji do vendosë drejtësi në Europa League!

UEFA përzgjedh përsëri gjyqtar shqiptar, Enea Jorgji do vendosë drejtësi në Europa League!

November 3, 2026
Asambleja parlamentara e NATO-s: Përmirësimi i sigurisë në Kosovë të shoqërohet me përparim politik

Asambleja parlamentara e NATO-s: Përmirësimi i sigurisë në Kosovë të shoqërohet me përparim politik

November 3, 2026
Kërkim-shpëtimi aeronautik, Shqipëria mikpret takimin e RASARAC dhe përgatitet për stërvitjen SAREX-2026!

Kërkim-shpëtimi aeronautik, Shqipëria mikpret takimin e RASARAC dhe përgatitet për stërvitjen SAREX-2026!

November 3, 2026
Tensionet në rritje, NATO e alarmuar nga sulmet ruse në Detin e Zi! Dislokon avionë patrullimi dhe dronë në krahun lindor të Evropës

Tensionet në rritje, NATO e alarmuar nga sulmet ruse në Detin e Zi! Dislokon avionë patrullimi dhe dronë në krahun lindor të Evropës

November 3, 2026
Rritja e kostove është një shqetësim kryesor në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA

Rritja e kostove është një shqetësim kryesor në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA

November 3, 2026
Bosnja u bashkohet sanksioneve të BE-së kundër industrisë ushtarake ruse

Bosnja u bashkohet sanksioneve të BE-së kundër industrisë ushtarake ruse

November 3, 2026
Trump nxjerr median me “karton të kuq”

Kreu i FIFA-s sërish në telashe, Infantino dyshohet se ndërhyri te administrata Trump për të mbajtur në SHBA punonjësen pa leje qëndrimi!

November 3, 2026
Përfundon me sukses ndërhyrja kirurgjikale e Papa Leos, Vatikani: Gjendja shëndetësore është e mirë

Vatikani: Papa Leo është i shëndetshëm dhe nuk ka nevojë për masa shtesë për udhëtimin në Amerikën e Jugut

November 3, 2026
Koreja e Jugut dhe Turqia nënshkruajnë një marrëveshje financimi, ndërsa Seuli kërkon rol në centralin bërthamor të planifikuar

Koreja e Jugut dhe Turqia nënshkruajnë një marrëveshje financimi, ndërsa Seuli kërkon rol në centralin bërthamor të planifikuar

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In