• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cilin “ndryshim” kërkon zoti kryetar?

by Artur Ajazi
08/03/2021 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Edhe në ëndërr ndoshta i del, dhe nis ta ripërsërisë parrullën e stisur “më votoni mua,unë sjell ndryshimin”. Veç kësaj fabule, ndoshta kryetari i opozitës do ta kishte të vështirë të zgjidhte mes shumë e shumë “ofertave” të bëra nga Doktori, i cili në atë parti njihet si “njeriu fushatë”. Por kryetari i opozitës, as dëgjon nga ai “vesh”, dhe ka nisur rrugën  drejt finishit, (me sytë nga pushteti) drejt një rruge të re dhe të vështirë që e pret. Pa e ditur edhe vetë, ai ka larguar dhe afruar në listat emërore të kandidatëve, njerëz pa gojë, sahanlëpirës, të implikuar në raste të shumta korruptive,ose ish-eksponentë të provuar dhe të akuzuar përgjatë 8 vjeçarit kur ai ishte në pushtet. Në lagjet e qyteteve, në takimet me ndonjë fermer apo biznesmen, në bisedat e “lira” me të rinjtë, kryetari i opozitës reciton veç një gjë “votomëni mua, dhe sjellim ndryshimin, votomëni mua dhe sjellim begatinë, largojmë pandeminë”. Një gjë nuk arrij të kuptoj, në gjithë meselenë që po mundohet ta shfaqë si “fushatë” kryetari i opozitës. Si ka mundësi të afrojë “ndryshim”, një ish-pushtetar nga më të rëndësishmit në atë parti pas Doktorit, si ka mundësi të afrojë “begati dhe zhvillim” një ish-ministër, një ish-kryetar bashkie, dhe aq më tepër një kryetar opozite që nuk ka arritur të ndryshojë në gjithë këto vite forcën e tij politike ? Si ka mundësi të ketë kurajo kaq të mbimjaftueshme, një njeri që hyri në politikë rastësisht, pa asnjë fije kontributi në partinë që e bëri me goxha poste, që veç ka rritur pasurinë e tij (pas 1 milion dollarëve që kishte gjendje ditën e parë) dhe që sot betohet në “himn dhe flamur” se do të sjellë “ndryshimin” ? Hyneret e këtij kryetari, nuk kanë as besueshmëri dhe as delikatesë. Ndryshe nga çfarë  ngjet me Edi Ramën, i cili të bën ta besosh tek të tregon veprat dhe jo premtimet, me kryetarin e opozitës ndodh ajo që quhet “kompesim i  shqisave”. Pra atij i mungon forca bindëse, por mundohet të zbukurojë formën dhe jo përmbajtjen e premtimit,i mungon argumenti dhe ripërsërit të njëjtat gjëra, ka probleme me shifrat dhe mundohet të fshihet pas “testimeve të ulta të qeverisë”. Sipas tij “ndryshimi, bagatia dhe zhvillimi, vijnë vetëm  duke votuar atë për kryeministër”, duke harruar se rruga deri  atje lart, është e mundimshme. Duke mos dashur ti dekurajojmë ambicjen e tij për tu rikthyer në pushtet, apo edhe për ta provuar njëherë postin e “kryeministrit”, dua ti kujtoj kryetarit të opozitës, se deri sot asgjë nuk ka arritur të ndryshojë përgjatë viteve që ndodhet në politikë. Nuk ndryshoi gjë kur ishte ministër në qeverinë e Doktorit, nuk ndryshoi gjë kur ishte kryetar bashkie, nuk ndryshoi gjë as kur erdhi kryetar partie, veç përkeqësimit të situatës. Të ndryshosh, do të thotë të punosh, të besosh, dhe guxosh. Në rast se këto veti nuk i ke, apo je munduar ti provosh dhe ke dështuar, atëhere ndryshimi nuk është trendi yt. Gjithçka  tjetër mund të bësh ti , bie fjala, lista me emra kandidatësh çdo 4 vjet që të votojnë ty edhe në gjumë, apo dhe lobing në SHBA për interesin tënd, por jo të arrish deri në “ndryshim përmes fitores”. Në politikë, “ndryshimi” është sport i rëndë kryetar, do këllqe, ndaj më mirë mos e provo…….

Next Post
“5 vjet më parë, ky projekt ishte një ëndërr”/ Ambasadori Qemal Minxhozi mori pjesë në ceremoninë e përurimit të “Kooperativa Bujqësore Krusha”

"5 vjet më parë, ky projekt ishte një ëndërr"/ Ambasadori Qemal Minxhozi mori pjesë në ceremoninë e përurimit të "Kooperativa Bujqësore Krusha"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

“Nëse nuk janë të zotë, të hapin krahun”, Karanxha: Na duhen gjyqtarë të pavarur në Kushtetuese

November 11, 2026
Karma

Karma

November 11, 2026
Fati troket në derë! 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë kthesa të mëdha deri në fund të muajit

Fati troket në derë! 4 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë kthesa të mëdha deri në fund të muajit

November 11, 2026
Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, Koçiu jep detajet: 1272 qytetarë kanë dërguar mesazhe!

Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, Koçiu jep detajet: 1272 qytetarë kanë dërguar mesazhe!

November 11, 2026
Erjon Vishkulli njofton përfundimin me sukses të operacionit: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje

Erjon Vishkulli njofton përfundimin me sukses të operacionit: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje

November 11, 2026
Protestat/ Deputeti i PS: Protestuesit të ulen në tryezë me Ramën, ne si ish-studentë të 90-ës dialoguam me diktatorin Ramiz Alia!

Protestat/ Deputeti i PS: Protestuesit të ulen në tryezë me Ramën, ne si ish-studentë të 90-ës dialoguam me diktatorin Ramiz Alia!

November 11, 2026
“Duhet të ishte bërë shumë kohë më parë”, Trump premton fitore totale ndaj Iranit

“Duhet të ishte bërë shumë kohë më parë”, Trump premton fitore totale ndaj Iranit

November 11, 2026
Kthehen në atdhe tre nga shqiptarët që mbetën në Izrael kur nisën sulmet

Shqipëria në krah të Francës pas sulmeve kibernetike, MEPJ: E dimë mirë këtë kërcënim

November 11, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

Meçe ngre alarmin: Lufta hibride nis me protesta të financuara dhe mund të përfundojë me grusht shteti

November 11, 2026
Doganat mbledhin 21,1 miliardë lekë në tetor, zhvlerësimi i euros dhe dollarit u kushtoi 600 milionë lekë

Doganat mbledhin 21,1 miliardë lekë në tetor, zhvlerësimi i euros dhe dollarit u kushtoi 600 milionë lekë

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In