• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cili ishte “pacienti zero” i Covid-19?

by Java News
29/02/2020 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa rastet e koronavirusit vazhdojnë të rriten në mbarë botën, ende vazhdon beteja për identifikimin e pacientit zero. Por, a mund të veçosh një person si shkaktarin e mundshëm të një shpërthimi që ka dëmtuar mijëra njerëz?

Autoritetet kineze dhe ekspertët e shëndetit, kanë një mosmarrëveshje në lidhje me origjinën e shpërthimit të vazhdueshëm të koronavirusit. Përparimet në analizën gjenetike tani bëjnë të mundur gjurmimin e linjës së virusit përmes atyre që ai ka infektuar. Kombinuar me studime epidemiologjike, shkencëtarët mund të përcaktojnë individë që mund të kenë qenë njerëzit e parë që filluan përhapjen e sëmundjes.

Identifikimi se kush janë këta njerëz mund të ndihmojë në adresimin e pyetjeve thelbësore, se si, kur dhe pse filloi. Këto më pas mund të ndihmojnë për të parandaluar më shumë njerëz që të infektohen tani ose në shpërthimet e ardhshme.

A e dimë kush është “pacienti zero” në shpërthimin e koronavirusit të ri që filloi në Kinë?

Përgjigja shumë shkurt është jo! Autoritetet kineze fillimisht njoftuan se rasti i parë ishte me 31 dhjetor dhe shumë nga rastet e para, të infeksionit të ngjashëm me pneumoninë ishin nga tregu i kafshëve në Wuhan. Por një studim nga disa studiues kinez i cili u botua në revistën mjekësore “Lancet”, tregon se personi i parë që u diagnostikua me koronavirusin e ri, ishte në 1 dhjetor të 2019 dhe personi nuk kishte asnjë kontakt me kafshët e tregut famëkeq. Hipoteza se shpërthimi filloi nga tregu i kafshëve të gjalla ende konsiderohet si një mundësi nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Pra, a mundet që me të vërtetë një person të shkaktojë një shpërthim masiv?

Përhapja e Ebolës nga viti 2014 deri në vitin 2016 në Afrikën Perëndimore vrau mbi 11.000 njerëz dhe infektoi mbi 28.000 të tjerë sipas Organizatës Botërore të Shëndetit. Përhapja zgjati më shumë se dy vjet dhe u përhap në 10 vende, kryesisht në Afrikë, por pati edhe raste të raportuara në SHBA, Spanjë, Mbretëri të Bashkuar dhe Itali. Shkencëtarët arritën në përfundimin se shpërthimi filloi nga një djalë dyvjeçar, i cili ishte infektuar teksa luante në pemë duke u strehuar në një koloni lakuriqësh.

“Pacienti zero” më i njohur i të gjitha kohërave është Mary Mallon e cila fitoi pseudonimin “Tifoja Mary”, pasi shkaktoi shpërthimin e etheve të tifos në Nju Jork në vitin 1906. Ajo emigroi në SHBA pasi filloi punë në një familje të pasur si kuzhiniere. Në kohën që shumë miq të familjes ku ajo punonte, u diagnostikuan me tifo mjekët arritën të gjurmonin shpërthimin.

Mjekët e quajtën atë një bartëse të shëndetshme, dikush që është infektuar nga një sëmundje por shfaq shumë pak simptoma të sëmundjes. Tani ka prova në rritje që disa njerëz janë më efikasë se të tjerët në përhapjen e viruseve dhe Mallom është një ndër rastet e njohura të një personi që ka këtë aftësi të njohur. Në atë kohë sëmundja preku mijëra njerëz dhe norma e vdekshmërisë ishte 10 për qind, kështu që vështirë të gjendet “pacienti zero”.

Por ky term krijon polemika. Shumë ekspertë të shëndetit janë kundër identifikimit të çështjes së parë të dokumentuar të një shpërthimi, nga frika e dezinformimit në lidhje me sëmundjen ose edhe me vetë profilin e personit.

Një shembull i famshëm është një njeri i cili gabimisht u identifikua si “pacienti zero” i virusit AIDS. Gaetan Dugas, një mjek homoseksual i cili udhëtoi nga Kanadaja në SHBA, është një nga pacientët me të gjykuar në histori i cili u fajësua për përhapjen e HIV/AIDS në SHBA gjatë vitit 1980. Por tre dekada më vonë shkencëtarët zbuluan se ai nuk ishte rasti i parë dhe çuditërisht termi “pacienti zero” u krijua aksidentalisht.

Ndërsa hetonin përhapjen e sëmundjes në Los Angeles dhe San Francisco në fillim të viteve ’80, studiuesit nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA përdorën shkronjën “O” për të referuar një rast të prekur, i cili ishte me origjinë nga Kanadja. Studiues të tjerë gabimisht e interpretuan shkronjën si numrin “0” dhe kështu lindi koncepti i “pacientit zero”.

BBC

Next Post
Kongresi i PS/Balla: “S’mund ta parashikonim se Meta do katandisej kështu”

Kongresi i PS/Balla: “S’mund ta parashikonim se Meta do katandisej kështu"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In