• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cilësohet si “Fundi i Botës”/ Alarmi nga Antarktida: Njerëzimit po i kanoset një rrezik nga akullnaja…!

by Java News
18/02/2023 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkencëtarët panë nga se çfarë po gërryen pak nga pak akulljanën Thwaites në Antarktidë.

Akullnaja ka marrë nofkën “Fundi i botës” për shkak të potencialit masiv dhe rritjes së nivelit të detit në rast të shkrirjes së saj dhe ky është një lajm i mirë dhe i keq.

Duke përdorur një robot në formë lapsi prej tre metrash, shkencëtarët panë një pikë kritike të shndritshme në ndarjen kaotike të Thwaites.

“Akullnaja Thwaites është në thelb një masë akulli që lëviz shumë ngadalë e që po del nga kontinenti i Antarktikut dhe po lëviz në oqean. Mund ta imagjinoni atë si një lumë që rrjedh ngadalë. Është një nga akullnajat që po ndryshon më shpejt në Antarktidë. Ka potencialin më të lartë për të ndryshuar me shpejtësi në shekullin e ardhshëm. Dhe ka shumë shqetësim mbi ndikimin që mund të ketë në rritjen e nivelit të detit”, thotë Peter Davis , oqeanograf, British Antarctic Survey.

Shkencëtarët nuk kishin arritur ta vëzhgonin me parë pikën kritike të Thwaites.

Por duke ulur poshtë një çarjeje të hollë me gjatësi prej 587 metrash robotin Icefin, ata panë se sa ndikim kanë çarjet e thella në thyerjen e akullit, duke shkaktuar mbi akullnajë dëmin më të madh, madje më shumë sesa shkrirja.

Gjetjet u publikuan në dy studime në revistën Nature. Gjetjet vijnë si rezultat i një pune kërkimore shumëvjeçare ndërkombëtare me mbështetje financiare prej 50 milionë dollarësh për të kuptuar më mirë akullnajën më të gjerë në botë.

“Kjo shkrirje ekstreme po ndodh brenda çarjeve dhe nëpër shtresat e akullit, në zonat që ne i quajmë tarraca. Pra, çështa nuk është se si po vijon shkrirja, por si funksionon dhe ku ndodh,”- thotë Britney Schmidt , shkencëtare, Universiteti Cornell.

Lajmi i mirë është se pjesa më e madhe e zonës nënujore që ata eksploruan po shkrihet shumë më ngadalë nga sa pritej.

“Kur shkuam në Thwaites dhe vëzhguam nën akullnajë, gjetëm ujë jashtëzakonisht të ngrohtë. Ishte rreth një shkallë e gjysmë mbi ngrirjen dhe kjo duhet të nxiste një shkallë relativisht të lartë të shkrirjes. Por ajo që vumë re gjithashtu ishte se kjo shtresë uji të ëmbël, pikërisht në bazën e akullit, krijon një pjerrësi të dendur dhe pikërisht kjo pjerrësi ndalon nxehtësinë të kalojë nga oqeani në akull. Modelet tona kompjuterike, ato nuk janë në gjendje të përfaqësojnë këtë shtresë të ujit të ëmbël. Pra, ato prodhojnë ose parashikojnë një shkallë shumë më të lartë të shkrirjes nga sa në fakt kemi vërejtur në fakt, sepse nuk përmbajnë fizikën e nevojshme për t’i përshtatur plotësisht ato”, thotë Peter Davis , oqeanograf, British Antarctic Survey.

Lajmi i keq është se kjo realisht nuk e ndryshon sasinë e akullit që shkëputet nga akullnaja dhe do të ngreje nivelin e detit, thotë Davis, autori kryesor i një prej studimeve. Davis thotë se për akullnajën Thwaites shkëputja është problem më i madh sesa shkrirja. Sa më shumë që akullnaja thyhet apo shkëputet, aq më shumë akulli noton në ujë.

Kur akulli është pjesë e akullnajës, ai nuk ngre nivelin e detit, por kur shkëputet, ai shton nivelin e përgjithshëm të ujit, njësoj sikurse ndodh kur hedhim në gotë një kub akulli, i cili e ngre menjëherë nivelin e ujit./VOA

Next Post
A është Shkëlzen Berisha pjesë e një rrjeti pedofilie?

A është Shkëlzen Berisha pjesë e një rrjeti pedofilie?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Zgjedhjet e mesmandatit, pakënaqësia për ekonominë dhe luftën me Iranin sfidon republikanët

November 3, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

SHBA godet ishullin Qeshm në Iran, Uashingtoni: Sulmet kishin karakter mbrojtës

November 3, 2026
OKB: Gratë mbajnë më pak se një të tretën e roleve drejtuese

OKB: Gratë mbajnë më pak se një të tretën e roleve drejtuese

November 3, 2026
Aksidenti me pirun ngritës u bën ‘gjëmën’! Zbulon 10 tonë kokainë në Spanjë. Hetohet grupi shqiptar

Aksidenti me pirun ngritës u bën ‘gjëmën’! Zbulon 10 tonë kokainë në Spanjë. Hetohet grupi shqiptar

November 3, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

November 3, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Drejtësia ka prodhuar politikë më shumë sesa Erion Veliaj dhe Edi Rama

November 3, 2026
Alarm për bomba në katër avionë në Evropë, ulje emergjente në disa vende

Alarm për bomba në katër avionë në Evropë, ulje emergjente në disa vende

November 3, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Trump: Nëse amerikanët lodhen prej meje, shpërngulem në Izrael dhe bëhem kryeministër (VIDEO)

November 3, 2026
Mungoi një telefonatë “lamtumire” me Presidentin, Elon Musk largohet nga administrata Trump

Zgjedhjet në SHBA, Elon Musk paralajmëron skenarin: Ja çfarë mund të bëjnë demokratët nëse marrin pushtetin!

November 3, 2026
Incident në Bazën Ajrore të Kuçovës, ushtari vetëplagoset me armë gjatë shërbimit të rojës! Dërgohet në spital në gjendje të rëndë, mister shkaqet

Incident në Bazën Ajrore të Kuçovës, ushtari vetëplagoset me armë gjatë shërbimit të rojës! Dërgohet në spital në gjendje të rëndë, mister shkaqet

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In