• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cilësia e ajrit në Tiranë, ja ditët kur ndotja është më e lartë

by A R
23/01/2017 18:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej disa javësh, Bashkia e Tiranës po monitoron ndotjen e ajrit në ditë të zakonshme me trafik, por dhe në ditët e pushimit, kryesisht në fundjavë, në të cilat rezulton se ka një ulje të ndjeshme të nivelit të ndotjes, për shkak edhe të uljes së qarkullimit të automjeteve.

Kështu, krahasuar me një javë më parë, këtë javë ndotja e ajrit ka rënë me 10%; nga 63 µg/m³ në 59.38 µg/m³. Nga matjet e bëra nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, në vitin 2016 ndotja në Tiranë u ul nga 78 µg/m³ në 2015, në 63 µg/m³.

Sipas të dhënave të marra nga stacioni i lëvizshëm i pozicionuar pranë Bashkisë së Tiranës, rezulton se vetëm dy elementë kanë tejkalim të vlerave të monitoruara: më konkretisht, për treguesin e PM10 dhe për NO2, të dy ndotës që shkaktohen nga trafiku dhe shkarkimet e makinave, ndërsa gjithë parametrat e tjerë të monitoruar për këtë periudhë janë brenda normës së lejuar të BE.

Për PM10, vlera mesatare e monitoruar është 59.38 µg/m³ nga 40 µg/m³ që është norma vjetore e BE, pra kemi tejkalim të standardit vjetor të BE në masën 48.45 %.

Ndërsa, përsa i përket të dhënave ditore, vlera më e lartë e monitoruar është 125.59 µg/m³.

Ajo që bie në sy është se në ditët e javës ku numri i automjeteve që qarkullojnë në rrugët e kryeqytetit është më i lartë, edhe niveli i ndotjes rritet, ndërsa në fundjavë këto norma ulen ndjeshëm.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vazhdimisht u ka bërë apel qytetarëve që të kufizojnë përdorimin e automjeteve, ndërsa ka nisur projektin për ndërtimin e 10 km korsi të dedikuara për biçikletat, një mundësi kjo për të ulur më tej ndotjen në kryeqytet. /b.d

Next Post
PD në krizë organizimi, udhëzimi i Ristanit që shpërbën strukturat para zgjedhjeve

PD në krizë organizimi, udhëzimi i Ristanit që shpërbën strukturat para zgjedhjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

As Mbappe dhe as Yamal, Topin e Artë e fiton Harry Kane

As Mbappe dhe as Yamal, Topin e Artë e fiton Harry Kane

October 27, 2026
“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
“Përgjegjësia është individuale”! Kryeministria distancohet nga ndërhyrjet policore gjatë protestave

“Përgjegjësia është individuale”! Kryeministria distancohet nga ndërhyrjet policore gjatë protestave

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In