• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD në krizë organizimi, udhëzimi i Ristanit që shpërbën strukturat para zgjedhjeve

by A R
23/01/2017 18:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike  shpartallon strukturat e bazës vetëm disa muaj përpara fillimit zyrtar të fushatës elektorale.

CityNews ka mundur të sigurojë udhëzimin Nr. 20 që mban firmën e Arben Ristanit, udhëzim i përgatitur nga “Grupi i punës për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”.

Udhëzimi Nr. 20 që është firmosur nga sekretari i përgjithshëm në datën 17 janar dhe menjëherë ju është çuar degëve për zbatim. Sipas tij, “Grupseksionet të cilët kanë në përbërje të tyre një numër më të madh se 16 seksione, të ndahen sipas rastin në dy apo më shumë grup-seksione”, pra shumica e strukturave të zgjedhura kryesisht në qytete dhe njësitë kryesore administrative do ndahen. Në krye të grup-seksioneve të rinj do komandohen drejtues të rinj të përzgjedhur nga kryetari dhe kryesia e degës.
Këta drejtues të rinj grupseksionesh do jenë të barazvlefshëm me kryetarët e zgjedhur të grup-seksioneve.

Më tej udhëzimi thekson se: “Si rregull, Grupseksionet e ndara nuk duhet të kenë më shumë se 10 seksione në përbërje të tyre, me përjashtim të rasteve kur një ndarje e mëtejshme është e pavolitshme për arsye organizimi, gjeografike apo të traditës së kufijve administrativë”

Por ky udhëzim nuk mjaftohet me vetëm me grupseksionet me 16 QV, por shkon edhe më tej duke coptuar edhe më shumë bazën e PD. “Grupseksionet të cilët kanë më pak se 16 seksione në përbërje të tyre mund të ndahen më tej. Për këtë Kryesia e Degës së PD, merr vendimin përkatës”, shkruhet në udhëzim i cili përfundon duke theksuar se ky proces duhet të përfundojë brënda datës 31 Janar 2017.

Udhëzimi duket të jetë një tjetër akt shpartallues për opozitën në prag të zgjedhjeve. Shumë degë ende s’kanë kryetar, disa të tjera janë të përçara dhe jo funksionale, tashmë vjen edhe udhëzimi Nr. 20., i cili përçan më tej bazën e PD-së, duke futur në konflikt të hapur të zgjedhur me votë dhe përsona të komanduar sipas preferencave të kryetarëve apo kryesisë së degës.

I gjithë ky proces kërkohet të mbyllet për dy javë, por si gjithmonë do kërkojë më shumë kohë dhe në prag të fushatës do kemi më shumë përplasje dhe struktura të coptuara të Partisë Demokratike.

Ky udhëzim i firmosur nga Arben Ristani është edhe antistatutor, megjithëse statuti i PD-së për Bashën është thjesht një letër pa asnjë vlerë. Problemi shkon edhe më thellë, ky udhëzim dha efektet e tij të para në Durrës dy ditë më parë, ku 80% e drejtuesve të seksioneve braktisën Oerd Bylykbashin pas debateve të forta për mënyrën e organizimit dhe komandimit të kryetarëve të rinj të grup seksioneve./a.m.

Next Post
Dekriminalizimi/ Prokuroria çon në gjykatë Genc Muçajn, ish-ambasadorin në Turqi

Kuvendi dëgjon të mërkurën kandidatët për Avokatin e Popullit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohet se ua shiste protestuesve të maskuar, zbulohet magazina me lëndë piroteknike te “Tregu Çam”! Në pranga 51-vjeçari, Policia ndan detajet (VIDEO)

Dyshohet se ua shiste protestuesve të maskuar, zbulohet magazina me lëndë piroteknike te “Tregu Çam”! Në pranga 51-vjeçari, Policia ndan detajet (VIDEO)

October 27, 2026
Parandalimi i një lufte të re në Lindjen e Mesme, vendet e Paktit të Mekës zhvillojnë bisedime me Iranin

Parandalimi i një lufte të re në Lindjen e Mesme, vendet e Paktit të Mekës zhvillojnë bisedime me Iranin

October 27, 2026
U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

October 27, 2026
Çipat e inteligjencës artificiale trefishojnë rritjen ekonomike të Koresë së Jugut në tremujorin e tretë

Çipat e inteligjencës artificiale trefishojnë rritjen ekonomike të Koresë së Jugut në tremujorin e tretë

October 27, 2026
Hetimi i tregut të fruta-perimeve/ Gjashtë kompani ndanë 150 milionë euro, “fiksuan çmimet”

Zbulohet “Paketa fiskale 2027”: Ulet në 6% TVSH-ja për ushqimet, rritet për mallrat e tjera dhe turizmin!

October 27, 2026
Zjarri në fabrikën e armëve, Rumania zbulon rrjetin e sabotazhit të koordinuar nga Rusia

Zjarri në fabrikën e armëve, Rumania zbulon rrjetin e sabotazhit të koordinuar nga Rusia

October 27, 2026
Përgjigje disa pyetjeve të lexuesve për “Parajsën Artificiale”!

Historitë e Çmendura të Tiranës, romani im i ri!

October 27, 2026
Shkrirja e akullnajave në Dolomite, ushtria italiane gjen municione të Luftës së Parë Botërore

Shkrirja e akullnajave në Dolomite, ushtria italiane gjen municione të Luftës së Parë Botërore

October 27, 2026
“U rritën turizmi, shërbimet, pagat dhe kursimet”, BB raport me nota pozitive për ekonominë shqiptare

“Turizmi, shtylla kryesore!”- Raporti i Bankës Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.4%, borxhi publik bie nën 50% të PBB-së!

October 27, 2026
Incidenti në bazën ajrore RAF Fairford, prokurorët britanikë: Dy burra akuzohen për ndihmë ndaj Iranit

Incidenti në bazën ajrore RAF Fairford, prokurorët britanikë: Dy burra akuzohen për ndihmë ndaj Iranit

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In