• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Cilat janë tre viktimat e fundit në Shqipëri, që i ftohti u mori jetën (FOTO)

by A R
13/01/2017 08:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Moti i ftohtë bëhet shkaktar i tri vdekjeve në Sarandë, Gjirokastër e Vlorë.

Oficeri i Portit të Sarandës, Shezo Telo, u gjet i ngrirë në afërsi të shtëpisë, pasi për shkak të problemeve me zemrën ai kishte mbetur në rrugë.

Tentativa për t’u ngrohur me qymyr mori jetën e 55- vjeçarit Panajot Lasko në Gjirokastër, ndërsa një i moshuar në Vlorë gjeti vdekjen pasi u rrëzua në akull, raporton “Panorama”.

GJIROKASTER

Panajot Lasko, 55 vjeç, nga fshati Kakoz i Lunxhërisë, humbi jetën nga asfiksia. Në prag të vdekjes është edhe babai i tij, Arqile Lasko, 75 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Sipas Policisë, babë e bir janë asfiksuar nga çlirimi i gazit karbonik të qymyrit. Ata jetonin të vetëm në një banesë dykatëshe, ku kati i dytë kishte dalë nga funksioni për shkak të amortizimit dhe përdorej vetëm kati përdhes. Banorë të fshatit bënë të ditur se viktima kishte disa ditë i sëmurë me grip dhe për të kujdesej vetëm babai.

I moshuari jetonte me një pension fshati dhe mbante edhe të birin, i divorcuar dhe i papunë. Të afërm të viktimës thanë se ai ishte prekur nga gripi me temperaturë të lartë prej datës 1 janar dhe trajtohej vetëm me çaj dhe paracetamol, pasi nuk kishin mundësi financiare për të marrë ilaçe.

Ai ka kaluar në hipotermi ditët e fundit, si pasojë e ftohjes. Mungesa e druve për shkak të izolimit të fshatit nga bora, ka bërë që ata të përdornin qymyrguri. Ky lloj qymyri është kategorikisht i papërdorshëm në ambiente familjare apo dhe në vatra zjarri për shkak të prezencës së lëndëve helmuese që çlirojnë gazra të rrezikshëm për jetën.

Dyshohet se vdekja e 55- vjeçarit ka ardhur krejtësisht pa u kuptuar, bazuar edhe nga provat në vendin e ngjarjes. Ai është gjetur mbuluar me një rrobë të trashë e sipër saj me një pelerinë të madhe, çka vërteton se humbja e jetës ka ndodhur në gjumë.

Ndërkohë që babai i tij, Arqilea, është gjetur me shenja të pakta jete, me puls të dobët dhe me fytyrë të nxirë.

“Të dy, babë e bir, kanë qenë të nxirë nga fytyra me shenja karboni nëpër vetulla, flokë dhe pjesët e frymëmarrjes”, bënë të ditur burime nga spitali.

SARANDE

Një oficer në Sarandë u gjet i vdekur në afërsi të shtëpisë së tij, ndërsa shkak, veç problemeve me zemrën, dyshohet të jetë bërë edhe moti me ngricë. Policia bëri të ditur se Shezo Telo, 51 vjeç, është gjetur dje nga djali i tij pak metra larg banesës, ndërsa sipas të dhënave nga mjekët e Sarandës, viktima ka qenë krejtësisht i ngrirë.

Viktima e gjetur në Sarandë, Shezo Tole

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:00, në lagjen nr.4, në hyrje të banesës private me dy kate të të ndjerit. Mjekët konstatuan se 51-vjeçari kishte ndërruar jetë të paktën 4-5 orë më parë.

Nga të dhënat e ekspertëve të Mjekësisë Ligjore, 51-vjeçari është gjetur në një pozicion ulur, me duart para gjoksit, sikur kërkonte ndihmë. Trupi ishte tërësisht i ngrirë dhe i mavijosur në fytyrë.

Dyshohet se krahas shqetësimit që mund të ketë pasur në zemër, ka ndikuar edhe i ftohti duke i marrë jetën. Sipas të dhënave, viktima ka qenë duke u kthyer në banesë i vetëm pasi kishte marrë pjesë në ceremoninë mortore të vjehrrit të tij. Për këtë shkak dyshohet se në banesë nuk ka pasur asnjëri dhe në një moment ai është ndier keq. Por nuk ka mundur të shkojë më tej, ndërsa i biri e ka gjetur trupin vetëm të nesërmen.

Prej 23 vitesh, viktima punonte si inspektor kapitanerie në Port. Ai ishte baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze. Ndërkaq, i ftohti shënon viktimë edhe në Vlorë. Ditën e djeshme, rreth orës 10:00, në fshatin Panaja ka gjetur vdekjen shtetasi Tasim Llane.

Sipas informacioneve nga Policia, 81-vjeçari është rrëzuar në oborrin e shtëpisë si pasojë e ngricave. Ai ka marrë dëmtime të shumta në trup dhe kokë. Familjarët e kanë dërguar për në spitalin e Vlorës, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës. /b.d

Next Post
Dëshmia e burrit të gjyqtares: Lekët i kisha për biznesin, ja pse iu shmanga Drejtësisë

Dëshmia e burrit të gjyqtares: Lekët i kisha për biznesin, ja pse iu shmanga Drejtësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In